Kreshnik Fazliu-Mc Kresha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kreshnik Fazliu-Mc Kresha
LabeliP.I.N.T

Kreshnik Fazliu (Mitrovicë, 5 shtator 1984) është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur në trojet Shqiptare.

MC Kresha është Shqiptarë nga Kosova me prejardhje nga qyteti i veriut të Kosovës, Mitrovica. Në fillim të karrieres së tij aj morri pjesë në festivale si Top Fest në vitin 2008 me bashkëpunim me Snupa me këngën "N´ks" si dhe në VFM me disa bashkëpunime të ndryshme.

Aj numëron gjithsej 6 albume: Albumi i parë i publikuar është "Patikat e mia" në vitin 2010 me 15 kënge, "Për inati t´njoni tjetrit" (2011), "Air Force 1" (2012), "Emceeclopedy"  (2014), Rapsodët N'rap T'sotit (2016), dhe së fundi "United State of Albania" (2019).

Këngët e tij “Lej Flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuarat në radio dhe televizionet tona. Mc Kresha thotë se është i kënaqur me suksesin e dy këngëve. Kënga “Lej Flleshat” është punuar në studion e Enis Preshevës ndërsa “Lyrical WarFare” në studion e Genc Prelvukajt.