Emri i skenës
Emri i skenës, ndryshe emri skenik ose emri artistik[1] është një nofkë që e përdorin performuesit, autorët, dhe njerëzit në fushën e argëtimit — si aktorët, këngëtarët, humoristët dhe muzikantët — në vend të emrit të tyre të vërtetë. Emrat e këtillë profesionalë mbërthehen nga këta persona për arsye të ndryshme, dhe mund t'i përngjajnë ose të jenë identikë me emrin e lindjes së tyre. Në raste të ndryshme të rralla, disa performues mund të vendosin ta adoptojnë emrin skenik si emrin e tyre ligjor.
Emrat e vajzërisë dhe nickname-at mund të përdoren ndonjëherë për këto qëllime.
Arsyetimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa njerëz e marrin një emër të skenës meqë emri i tyre është shumë i vështirë të shqiptohet apo gërmëzohet; i bie konsideratave të shëndetit dhe sigurisë; konsiderohet jotërheqës, i mërzitshëm apo pa dashje qesharak; projekton një imazh të padashur; po përdoret nga një person tjetër i shquar, duke përfshirë emrat që nuk janë të njëjtë por ngjasojnë tepër saqë ngatërrohen. Për shembull është këngëtarja e pop-it Katy Perry, emri i vërtetë i së cilës është Katheryn "Katy" Hudson, që do ta kishte ngatërruar me aktoren Kate Hudson. Ndonjëherë e adopton performuesi/ja një emër skenik të pazakontë apo të çuditshëm për të tërhequr vëmendje. Performuesit e tjerë shfrytëzojnë emrat e skenës për ta mbajtur anonimitetin, siç është puna e yjeve pornografike, sidomos në rast të ndërrimit të karrierës. Koncepti ekuivalent mes shkrimtarëve quhet nom de plume (emri i penës).
Shembuj të mirënjohur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri skenik | Emri i lindjes | Jeta | Shquarësia | Shënime |
---|---|---|---|---|
Marilyn Monroe | Norma Jeane Mortenson | 1926-1962 | Aktore amerikane | Monroe e ndërroi emrin e saj skenik në atë ligjor në vitin 1956.[2] |
Gena | Briken Lito | 1971- | Këngëtar shqiptar | |
Fifi | Filloreta Kaçi | 1994- | Këngëtare kosovare | |
Gili | Fevzije Berani | 1966– | Këngëtare kosovare | |
2pac | Tupac Shakur | 1971-1996 | Reper amerikan | |
Stresi | Arkimed Lushaj | 1987- | Reper shqiptar | |
Bebe Rexha | Bleta Rexha | 1989- | Këngëtare amerikane | |
Jennie | Jennie Kim | 1996- | Këngëtare koreane | |
Rita Ora | Rita Sahatçiu | 1990- | Këngëtare |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Emrat e vërtetë të artistëve që ndërtuan karrierën e tyre mbi nofka". Lajmi.net - Lajme të Kosovës nga politika, zgjedhjet, ekonomia, sporti, showbiz, lifestyle, arti dhe teknologjia. (në anglishte amerikane). 2018-06-01. Marrë më 2024-02-26.
- ^ Waxman, Olivia B. (2018-08-16). "How Did Marilyn Monroe Get Her Name? This Photo Reveals the Story". TIME (në anglisht). Marrë më 2024-12-16.