Kreshpan (Fier)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kreshpani | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 3.000 |
Kreshpani është një fshat në komunën Cakran në rrethin e Fierit të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kreshpani eshe nje Fshat qe ndodhet 13 Km ne Jug-lindje te Qytetit te Fierit. Eshte fshati i pare ne hyrje te Qytezes se Cakranit si dhe fshati me i madh per nga numri i popullsise i kesaj Qyteze. Kreshpani eshte nje zone e ulet kodrinore qe karakterizohet nga reshje mesatare. Temperaturat me te ulta variojne -2˚c deri ne -3˚c Temperaturat me te larta variojne nga 36˚c deri ne 40˚c.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për lashtësinë e jetës në Kreshpan flasin shumë fakte e dokumente. Argument bindës është dhe fakti i gjetjes së monedhave, më 1980, të një ndër mbretërit ilir, më të famshëm, mbretit Monun. Ky fakt bën fjalë për të jetuarit në këtë fshat në shekujt e tretë e të dytë, para Krishtit, mesa duket, pjesë e fqinjë të fisit të Gurëve të Zestë Cakranit. Gjithashtu, në Regjistrin e Parë Turk (Arvanid Sancag), të vitit 1431, thuhet se në Kreshpan në atë kohë jetonin 31 familje e gjysmë (gjysmë konsiderohej një grua e ve). Nga këto, 15 familje e gjysmë, kanë qenë në vartësi të Hezirit, kurse 16 familje në vartësi të Shahinit. Për këtë vartësi, mund të saktësohemi nga specialistët e historisë e sociologë, nëse ka pas të bënte me anën ekonomike apo administrativo-organizative. Gjithashtu në rrjedhjen e konvertimeve fetare, me dokumente të sakta, vërtetohet se në vitin 1825, banorët e Kreshpanit ishin kthyer plotësisht, 100 %, nga të krishterë në mysliman. Sipas mendimit tim, arsyeja kryesore duhet të ketë qenë : një mundësi më tepër për mbijetesë. Ndonëse mund të kërkojmë akoma më shumë në arkiva, por mesa kam nxjerr deri tani, kreshpanjakët duhet të kenë qenë baza kryesore e 7000 ushtarëve që u konsideruan “Ushtri e Rregullt”, nën komandën e Alush Frakullës, në vitet 1830-1837, që ngritën krye kundër Perandorisë Osmane. Nuk ka farë dyshim se karakollët (Rojet), që shërbenin në Bregun e Qarrit, majën e Pesujkut, Bregun e Muxhitës etj., për të siguruar mbrojtjen e garnizonit të vendvendosjes së Alush Frakullës në Latifaj, (Hanishte), e cila lidhej nëpërmjet një tuneli të gjatë rreth 250-300 metra, me pikën kryesore të ruajtjes në majën e Pesujkut, kanë qenë të parët tanë, kreshpanjakët. Kështu, pra, ka shumë dokumente e fakte që brezat e të parëve të fshatit tonë, kanë qenë të përfshirë, në të gjitha lëvizjet Mallakastriote, apo edhe ato kombëtare, në Janinë, në vitet 1912-1915, më 1920 në Vlorë, më 1922-1924 me Fan Nolin, më 1935, me lëvizjen antizogiste, ku shumë prej tyre u dënuan me 101, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, 1939-1944, apo edhe kundër bandave, të organizuara nga shtetet fqinje, që tentonin përmbysjen me dhunë, të pushtetit që sapo u vendos mbas çlirimit. Familjet tona në Kreshpan, shumica përfituan tokë nga Reforma Agrare. Ato iu përveshën menjëherë punës, me mish e me shpirt, për të rritur mirëqenien ekonomike, ndonëse në kushte shumë të vështira e kohë zie... Nisën të arrijnë rendimente të larta, në vitet e para të viteve pesëdhjetë. Edhe me fillimin e kolektivizimit, ato, kush më herët e kush më vonë, dikush me dëshirë e dikush nga zori, u bashkuan me mjete e forca në Kooperativën Bujqësore të fshatit. Edhe në këtë kohë përpiqeshin e punonin për rritjen gjithnjë e më shumë të rendimenteve në drithërat e bukës, blegtori e pemëtari, me shpresë e dëshirë për një jetë më të begatë... Shansi më i mirë, i kësaj periudhe ishte fakti që shumica e sipërfaqeve të kodrave, faqeve të tyre e mezhdurinave të Kreshpanit, të mbuluara nga shkurret, u shpyllëzuan e u kultivuan me ullinjtë e drufrutorë të tjerë a vreshta. Një pjesë, u pastruan e ripyllëzuan me pisha e dushk. Ngastra të tjera pak më të zgjedhura u përdorën si toka arë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësia administrative Cakran |
---|
Cakran · Buzmadh · Cakrani i Ri · Floq · Gorishovë · Gjonçë · Gjorgos · Hambar · Kreshpan · Varibopë · Vjosë · Vreshtas |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Për përmirësim
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Fierit
- Vendbanime në Shqipëri