Njësia administrative Cakran
40°22′N 19°22′E / 40.36°N 19.37°E
Njësia administrative Cakran | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 11,772 b/rezident (Censusi i 2.011) |
{{{postal_code_type}}} | posta ndodhet ne qendër te Cakranit |
Njësia Administrative Cakran është një zonë në Qarkun e Fierit në Shqipëri.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cakrani ka një pozite te mire gjeografike. Ka një klime shume te mire. Cakrani është një nga vendbanimet e hershme ilire. Cakrani, komuna e qytetit të Fierit, fsheh në tokat e veta thesare të Ilirisë së lashtë. Ky është zbulimi më i ri që ka bërë një ekspeditë e kryer në këtë komunë nga arkeologët shqiptarë. Sipas vëzhgimeve të bëra në këtë zonë, arkeologët kanë hedhur hipotezën se në fshatin Gurzezë të kësaj komune, mbretërit e Ilirisë jugore mund të kenë pasur rezidencat e tyre, ku sigurisht kishin edhe thesaret e mbretërisë. Gurzeza, një qendër e lashtë dhe e zhvilluar ilire gjendet në Fier në një hapësirë prej 23 hektarësh.
Pak ditë më parë, ajo ka pritur arkeologë nga Tirana, për të treguar të fshehtat që ka në gjirin e saj, të fshehta që vijnë në ditët tona që nga thellësia e shekujve para Krishtit. E financuar nga Komuna e Cakranit, kjo, në fakt një risi në financim, ekspedita nxori në pah mjaft fakte të veçanta e të panjohura më parë për zonën. Sipas profesor Skënder Muçajt, arkeolog që mori pjesë në ekspeditë, një ndër këto fakte të reja janë edhe gjurmët e periudhës mesjetare që vijnë përmes një kalaje të shekujve 13-14-të. Një tjetër zbulim i arritur gjatë kësaj ekspedite ishte zbulimi i vitit, kur qyteti është shkatërruar, që sipas specialistëve është ai 167 para Krishtit. Ndër të tjera, në këtë zonë janë vërejtur edhe dy shtëpi, të cilat brenda tyre kanë mozaikë mjaft të rrallë që i përkasin shekullit të tretë. Të njëjtës periudhës i përket edhe mozaiku i njohur i Bukuroshes së Durrësit. Por një problem që u përpoq të zgjidhte kjo ekspeditë, ka të bëjë me ndërhyrjet klandestine të objekteve arkeologjike. Ka zëra që e çojnë këtë problem deri në ekzistencën e një rrjeti trafikimi të mirorganizuar, që i çon objektet nëpër muze por edhe jashtë vendit.
Shkolla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për sa i përket arsimit ka dy shkolla. Shkolla 9-Vjeçare "Qemal Mehmetaj" dhe Gjimnazi "Mustafa Hoxha" qe ne te dyja shkollat japim mesues shume te përkushtuar ne punën e tyre. Ky artikull u redaktua nga Briken Paja.
Gurëzeza dhe Mashkjeza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e kërkimit arkeologjik në Cakran zonë fillon me vizitën e arkeologut Camillo Praschniker Gurezeza Hill disa vitet 1916-1918. Zbulimet e stacionit Mesme Neolit Neolitic e zonës Cakran janë të shumta dhe përfaqësojnë një fazë të re në zhvillimin kulturor të kësaj periudhe në vendin tonë dhe të gjithë rajonit të Adriatikut lindor. Rezultatet e tjera vijnë nga fshati Varibop, nëkëtë rajon janë gjetur sende që i përkasin shekullit XII.
Qyteza e Cakranit – Strehimi në mënyrë tipike të fortifikuara, periudhat kryesore të ndodhura gjatë gërmimeve të përfshijë këto Helenistique arkaike e mesjetare.
Në gjysmën e parë të shek II njerëzit që jetojnë në këtë qytet janë larguar për t'u rikthyer sërish në gjysmën e dytë të shekullit XIII me një kala mesjetare. Banesat Ilire të vendosura në anën perëndimore të Gurezeza malore, ku ajo ka marrë emrin, qytet Gurezeze, përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 23 hektarë dhe mur rrethues arritur një gjatësi prej 100m 2. Ky qytet ka arritur një nivel të konsiderueshëm të qytetërimit të shek të IV, si një qendër të prodhimit dhe të tregtisë në rajon. Varrezat ndodhet jashtë mureve në veri-perëndim. Në veri të qytetit, jashtë mureve, janë gjurmët e rreth 20 seminare për prodhimin e pllakave. Ky biznes është i njohur nga pes shekujt VI-V Gurezeze dhe më shumë se 18 pulla janë gjetur në pllaka, të gërmuara në këtë vend.
Zbulime të tjera të rëndësishme përfshijnë monedha Gurezeze si thesarin e 3000 monedhave në bronz, shumica e të cilave janë gjetur në Kreshpan afërsishtë 207 monedha argjendi që i përkasin mbretit Monun. Një numër prej 300 monedha të llojeve të ndryshme dhe madhësive. Në antikitetin e vonë, madhësia e qytetit të Gurezeze ka rreth 2 hektarë, sepse popullata është zhvendosur në rajone të ulëta , në Muxhitë Cakran, Vjose, Gorishov, Rromës, e Kreshpan. Pesë bazilikave të kësaj periudhe janë gjetur përkatësisht në Gorishovë, Gurëzezë, Vjose, Cakran dhe në fshatin Selishte.
Një tjetër shtëpi që i përkasin të njëjtës periudhë është gjetur edhe në Rromës. Gurëzeza qytet antik te Gurezezës, dëshmi e qytetërimit ilir, që ndodhet në komunën Cakrani, 17 km larg Fierit. Arkeologet kanë vlerësuar se Gurezeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë Barbyli, është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik në Pojan të Fierit apo Bylysi, në zonën e Hekalit në rrethin e Mallakastrës. Zbulimet që kanë dalë deri tani në dritë, tregojnë se qytetërimi në Gurëzezë fillon që nga periudha e neolitit deri në mesjetë. Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e fshatit Cakran. Muri rrethues është i gjatë 2100 m dhe sipërfaqja e përgjithshme brenda murit rrethues është 23 ha, pothuajse e barabartë me Bylysin. Nga zbulimet e deritanishme, rezulton se gjurmët e neolitit të mesëm gjenden pranë shkollës.
E përfaqësuar është dhe Periudha e Bronzit. Gjatë gërmimeve sipërfaqësore janë siguruar objekte dhe gjetje në Varibop, që i takojnë shekulli XII para Krishtit. Gjithashtu në këtë zonë janë gjetur objekte që i takojnë VIII-VI para Krishtit. Kulmi i zhvillimit të qytezës antike ka qenë shekulli IV para Krishtit. Gjurmët e jetës dhe të zhvillimit në antikitetin e vonë, janë zbuluar në disa fshatra si Cakran, Kreshpan, Vjosë, Gorishovë. Gurëzeza ka shërbyer si një qendër shumë e rëndësishme ekonomike, politike e shoqërore. Këtë e dëshmon gjetja aty e një thesari prej 3500 copë monedhash bronzi dhe argjendi. Në bazë të këtyre gjetjeve mendohet se Gurëzeza ka shërbyer si qendra e Mbretit ilir Monuni.te gjitha redaktimet u bene nga briken paja.
Njësia administrative Cakran |
---|
Cakran · Buzmadh · Cakrani i Ri · Floq · Gorishovë · Gjonçë · Gjorgos · Hambar · Kreshpan · Varibopë · Vjosë · Vreshtas |
redaktoni kutinë |
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ "Shoqata e Komunave". Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)