Jump to content

Krimbi i mëndafshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Krimet i mendafsh)

Krimbi i mëndafshit apo Bombyx mori (Linnaeus, 1758) është një specie fluture e familjes Bombycidae, dhe vjen nga Azia orientale.[1]

Krimbi i mëndafshit është larva ose vemja e një fluture të mëndafshit. Është një insekt i rëndësishëm për ekonominë, duke qenë një prodhues kryesor i mëndafshit. Ushqimi i preferuar i një krimb te mëndafshite janë gjethet e bardha të manit, megjithëse mund të hanë specie të tjera të manit dhe madje edhe portokallin Osage.

Serikultura ose praktika e shumimit të krimbave të mëndafshit për prodhimin e mëndafshit të papërpunuar, ka qenë në zhvillim për të paktën 5000 vjet në Kinë, pastaj përhapet në Indi, Kore, Japoni dhe në Perëndim. Mëndafshi shtëpiak (i kultivuar në shtëpi ) pati një përdorim nga India Veriore në Kinën Veriore, Kore, Japonia dhe rajonet shumë lindore të Rusisë. Ka pak shance që fluturat e mëndafshit të kenë eksistuar para epokës së neolitit. Në atë periudhë, mjetet për të prodhuar mëndafshin nuk ishin zhvilluar.

Krimbat e mëndafshit të manit mund të kategorizohen në tre grupe. Grupet kryesore të krimbave të mëndafshit hyjnë nën kategoritë univoltine ("uni -" = një, "voltina" = frekuenca e lindjes) dhe kategoritë e bivoltinës. Lloji univoltinë në përgjithësi është i lidhur me zonën gjeografike brenda Evropës. Vezët e këtij lloji hibernohen gjatë dimrit për shkak të klimës së ftohtë, dhe fekondohen vetëm deri në pranverë, duke gjeneruar mëndafsh vetëm një herë në vit. Lloji i dytë quhet bivoltinë dhe normalisht gjendet në Kinë, Japoni dhe Kore. Procesi i shumimit të këtij lloji zhvillohet dy herë në vit, një veprim i cili bëhet përmes klimave pak më të ngrohta. Lloji polivoltinë i krimbit të mëndafshit të manit mund të gjendet vetëm në tropik. Vezët vendosen nga flutura femër dhe çelin brenda 9 deri në 12 ditë, kështu mund të ketë deri në tetë cikle të veçanta jetësore gjatë gjithë vitit.

Tradita e kultivimit të krimbit të mëndafshit në Elbasan (Shqipëri)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elbasani kishte tradita shekullore në kultivimin e krimbit të mëndafshit, në përpunimin e mëndafshit, në endjen e pëlhurave të mëndafshta e tregtimin e tyre nga Mesjeta deri në fillimet e she. XX.

Çdo familje e qytetit kishte avlëmendin (tezgjah) e saj, ku nënat e vashat endin mëndafshin për nevojat familjare dhe për tregtim, duke qenë burim i rëndësishëm ekonomik për të ardhurat e familjes.

Proçesi i punës niste me zierjen me ujë të valuar të fshikëzave, prej të cilave nxirreshin fijet (palëcat). Këto palca që vendoseshin në shtjellje e kalonin në çikrik, përbënin lëndën e parë që shkonte në tezgjah nëpërmjet meqikut ku endeshin pëlhura të llojeve të ndryshme. Sasi të mëdha mëndafshi harxhoheshin për prodhimin e mbulesave të shtretërve e tavolinave, prodhime të cilat sipas zakonit duhej të bënin pjesë në pajën e nuses qytetare. Gjithashtu me mëndafsh ishin edhe veshjet e brendshme e të jashtme, kostumi popullor i qytetit për gratë, perdet etj.

Tjerrja e mëndafshit bëhej gjatë muajve të dimrit dhe endja në stinën e ngrohtë te vitit. Me këtë zeje jetonin 500 - 600 shtëpi.[2]

Në vitet 60 të shek. XX Elbasani prodhonte rreth 50% të mëndafshit (fshikëzave) të vendit, të cilat përpunoheshin në fabrikën e përpunimit në Shkodër për eksport. Në të dy dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XX, pas dëmtimit e zhdukjes së drurëve të manit, rritja e krimbit të mëndafshit është braktisur.[3]

  1. ^ Lemaire, C. & Minet, J. (1999). Walter de Gruyter (red.). Kristensen, N. P. (Ed.) - Handbuch der Zoologie / Handbook of Zoology, Band 4: Arthropoda - 2. Hälfte: Insecta - Lepidoptera, moths and butterflies (në anglisht). Vëll. Teilband/Part 35: Volume 1: Evolution, systematics, and biogeography. fq. 321–354. ISBN 978-3-11-015704-8. OCLC 174380917.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  2. ^ Kreshnik Belegu, Ortenca dakli. Muzeu Etnografik, Elbasan. fq. 25.
  3. ^ Bashkia e qytetit (2003). Elbasani-Enciklopedi. Sejko. fq. 309.