Krionika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Teknikët përgatitin një pacient për krioprezervim.

Krionika është ruajtja e trupave të njerëzve dhe kafshëve në temperatura të ulëta që nuk mund të ruhen të gjallë nga mjekësia moderne deri në momentin kur rigjenerimi i plotë do jetë i mundur në të ardhmen. Momentalisht, krioprezervimi i njerëzve nuk është i kthyeshëm, që do të thotë se nuk është e mundur që të kthehen të gjallë njerëzit nga krioprezervimi. Shpjegimi i krionikës është që njerëzit që sot konsiderohen të vdekur sipas pëcaktimeve të sotme ligjore ose mjekësore, nuk do të jenë të vdekur sipas standardeve të së ardhmes dhe se këta njerëz mund të nxirren jashtë krioprezervimit në të ardhmen.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krionika mund të kryhet ligjërisht vetëm pasi njeriu është shpallur ligjërisht i vdekur.

Fjala krionikë vjen nga fjala greke κρύος (kryos), që do të thotë i ftohtë. Proçedura të ngjashme me krionikën janë shfaqur për shumë kohë në shumë shembuj të fantashkencës.

Organizatat e krionikës nuk sigurojnë se ringjallja mund jetë e mundur. Prognoza për pacientët e krionikës është e ndryshme, p.sh pacientët me tru të vdekur do kenë shumë pak mundësi rikuperimi edhe me teknologjinë e parashikuar të krionikës, kurse pacientët që qelqëzohen (që i nënshtrohen proçedurës) menjëherë pas arrestit kardiak të pakthyeshëm, është e menduar se do të kenë mundësinë më të mirë për tu kthyer përsëri.Shumica e mbështetësve të krionikës e shohin atë si një teknologji mjekësore spekulative, pa ndryshim në princip me defribilatorin ose ACLS (Advanced Cardiac Life Support).

Premisat e krionikës[redakto | redakto tekstin burimor]

Premisa kryesore e krionikës është se kujtesa, personaliteti dhe identiteti ruhen në struktura qelizore, kryesisht në tru. Ndërkohë që kjo pranohet gjerësisht në mjekësi dhe aktiviteti i trurit dihet që mund të ndalë dhe të vazhdojë përsëri në kushte të caktuara, përgjithësisht nuk janë të pranueshme metodat e sotme e ruajnë trurin aq mirë sa të lejojë ringjalljen në të ardhmen. Mbështetësit e krionikës bazohen mbi studimet që tregojnë se përqendrime të larta të krioruajtësit të qarkulluara në tru mund të ndalin dëmtimin strukturor nga akulli, duke ruajtur strukturën e qelizave të trurit në të cilat kujtesa dhe identiteti ruhen. [1]

Për kundërshtuesit, justifikimi për praktikimin aktual të krionikës është i paqartë, duke patur parasysh kufizimet në teknologjinë e prezervimit. Momentalisht qelizat, indet, enët e gjakut dhe disa organe të vogla kafshësh mund të kthehen nga krioprezervimi. Disa kafshë shumë të vogla, si Tardigradi, mund t’i mbijetojnë prezervimit në temperatura kriogjenike (poshtë 150 °C). Bretkosat e drurit mund të mbijetojnë për disa muaj në një gjendje pjesërisht të ngrirë disa gradë poshtë ngrirjes, por ky nuk është një krioprezervim i vërtetë. Mbështetësit e krionikës kundërshtojnë duke thënë se prezervimi i kthyeshëm nuk është qëllimi i tashëm i krionikës, por është ruajtja e informacionit bazë të trurit që përmban kujtesën dhe identitetin personal. Ka arsye të besohet se proçedura e tanishme e krionikës mund ta ruajnë bazën anatomike të mendjes.[2] Mbështetësit deklarojnë se ruajtja e këtij informacioni është i mjaftueshëm për të parandaluar vdekjen teorike të informacionit (shkatërrimi i trurit të njeriut) deri kur riparimet mund të jenë të mundura në të ardhmen.

Pengesat drejt suksesit[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Platt, Charles (1995). Effect of Human Cryopreservation Protocol on the Ultrastucture of the Canine Brain, 4, Alcor Life Extension Foundation. Retrieved on 2006-03-17. 
  2. ^ Ben Best (2008). "Scientific justification of cryonics practice" (PDF). Rejuvenation Research 11 (2): 493–503. doi:10.1089/rej.2008.0661. PMID 18321197.