Kristo Shuli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kristo Sulidhi

Kristo Shuli edhe Shulidhi (Marjan, 1858 - Korçë, 1938) ka qenë fotograf dhe shkrimtar shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit 19 dhe gjysmës së parë të shekullit 20.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Marjan të krahinës së Oparit, sot pjesë e komunës Maliq, i biri i Panajot Shulit. Emigroi në Greqi ku shkroi në "javën" e Anastas Kullurioti "Zëri i Shqipërisë", (gr. Η φωνή της Αλβανίας). Një nga poezitë e tij më të rëndësishme ishte një baladë me 150 vargjeve, me titull Shqiptarët që luftojnë në Gucia. Ai u kthye në Shqipëri dhe punoi në Korçë si fotograf. Një nga fotot e tij më të rëndësishme është ajo që dokumentonte shkollën e parë shqipe, e hapur në vitin 1887.

Shuli është gjithashtu i njohur për fotografinë e shumë njerëzve të përfshirë në lëvizjen kombëtare, siç janë prijësit e çetave Shahin Matraku dhe Kajo Babjeni, duke u bërë kështu një nga propagandistët e lëvizjes. Më 1892 Shuli shkoi në Shkodër për t'u takuar me Kel Marubin dhe Kolë Idromenon me të cilët ndau përvojën e tij. Shuli ishte kunati i fotografit të mirënjohur shqiptar Kristaq Sotiri, i cili ishte ish-nxënës i Shulit. Kristo Shuli u dekorua pas vdekjes nga qeveria shqiptare për aktivitetet e tij patriotike.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]