Kroi i Kalasë në Vushtrri
Kroi i Kalasë i njohur edhe si Çeshmja e qytetit dhe Çeshmja afër kalasë është një monument i trashëgimisë kulturore që ndodhet afër Kalasë së Vushtrrisë në qytetin e Vushtrrisë.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besohet se kjo çeshme është ndërtuar në shekullin e XVIII nga Hajredin Pasha, prandaj shpesh këtë çeshme në të kaluarën e kanë quajtur edhe me emrin “Çeshmja e Hajredin Pashës”. Kjo çeshme ka një koritë (një lloj ene e madhe nga guri, në të cilën rezervohet një sasi e caktuar e ujit) e punuar nga guri i latuar dhe i vendosur në tokë si dhe ka një parmak hekuri. [1]
Përveq këtij kroi vendasit e këtij qyteti flasin edhe për 37 kroje publike që dikur kishte në Vushtrri. Krojet shtriheshin duke filluar që nga Kisha ortodokes e Shën Ilisë (afër Urës së Hekurit) e deri te Ura e Gurit, si p.sh: Te kisha ortodokse, te parku, te kalaja, te furra e bukës së çarshisë, të hamami, te ndërtesa e ish-Entit komunal për Çështje Sociale, te xhamia e çarshisë, te Mulliri i Nevzatit, etj. Uji që rrjedhte nga këto kroje ishte i pastër dhe në sasi të madhe. Nga 37 çeshme, deri më sot kanë arritur të mbijetojnë vetëm tri prej tyre, duke përfshirë këtē çeshme afër kalasë, pastaj çeshmja e xhamisë së çarshisë si dhe çeshmja te Mulliri i Nevzatit. [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Grup autorësh (2003) Vushtrria - Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, Prishtinë
- ^ Ismeti, B. (2019) Monumentet e Trashëgimisë Kulturore të Vushtrrisë, Prishtinë, fq. 9.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Monumentet Kulturo-Historike të Vushtrrisë Arkivuar 23 shkurt 2022 tek Wayback Machine