Kroni
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kroni figurë mitologjike, titan, i biri i Uranit dhe i Gjeas. Qeveriste gjithësinë përpara se të mbretëronte Zeusi.[1]. Kroni kishte vëllezër titanët dhe është ai i cili mësojë njerëzimit bujqësinë. Ishte at i shumë fëmijëve, të cilët i përbinte porsa lindnin. I vetmi fëmijë që shpëtoi nga Kroni ishte Zoti (Zeusi). Zotin e shpëtoj e ëma, Rea, e cila e dërgoi në Kretë, ndërsa Kronit i dha një gurë të mbështjellë (si bohçe) në vend të foshnjës.[2]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kroni (greq. Kronos, lat. Saturnus) - i biri i Uranit, zotit të qiellit dhe i Gesë, hyjneshës së tokës, trashëgimtari i Uranit në sundimin për botën.
Ishte më i vogli prej të dymbëdhjetë titanëve dhe prej të gjithëve më dinaku dhe më i pabesueshmi. I vetmi ai ia ka pranuar lutjen nënës së vet kur ajo e luti që t'i hakmerret Uranit për shkak se ky i ka hedhur në thellësinë e tokës djemtë e saj njëqindduarsh Hekatonkeirët të cilët ishin, në të vërtetë, jo vetëm të shëmtuar, por edhe zemërligj. Në momentin e shpërqendrimit, Kroni ia preu babait burrërinë dhe fuqinë me drapër prej çelikut dhe u shpall sundues i çdo gjëje që ekziston dhe që do të ekzistojë në botë. Vëllezërit e vet i detyroi që t'i shërbejnë si mbrojtës të fronit.
Kur Kroni e shtiu në dorë sundimin mbi botën, u martua me motrën e vet, Renë dhe me të ka pasur tre fëmijë: vajzat Hestinë, Demetrën dhe Herën, djemtë Hadin, Poseidonin dhe Zeusin. Pasi u frikësua se mos ndonjëri prej tyre, sipas shembullit të tij, do ta rrëzojë nga pushteti, vendosi që ta marrë preventivën radikale dhe masa radikale: thjesht i gëlltiti fëmijët e vet që porsa lindën. Kuptohet se kjo gjë , Resë i shkaktonte dhimbje, ndonëse e dinte se fëmijët do të jetonin si qenie hyjnore në barkun e Kronit. Kur erdhi koha që të lindte fëmijën e fundit, ajo vendosi që ta shpëtojë atë: sipas këshillës së prindërve të vet, ajo shkoi në ujdhesën Kreta dhe atje e lindi fshehurazi, në shpellen e thellë, në malin Diktos. Kronit i solli një gurë të gjatë të mbështjellë mepelena: ai nuk e pa se ç'kishte brenda por e hapi gojën dhe ashtu të mbështjellë, e gëlltiti. Ky fëmijë ishte Zeusi.
Zeusin në Kretë e pranuan nimfat Adrastea dhe Idaia. Ato e ushqyen me qumësht nga dhia hyjnore, Amaltea dhe me mjaltë bletësh. Para shpelle ruanin demonët viganë kureutët, dhe kur Zeusi qante, ata me shpatë u binin mburojave duke krijuar zhurmë që Kroni të mos e dëgjonte vajin e fëmijës. Kështu Zeusi rritej dhe përparonte nën mbrojtjen e tyre. Dhe, kur u rrit, ai bëri pikërisht atë gjë nga e cila Kroni frikësohej më së shumti: ai u çua kundër tij, e detyroi që t'i kthejë vëllezërit e gëlltitur dhe filloi luftën kundër tij. Kroni në fillim, Zeusin, Hadin dhe Poseidonin i sulmoi në majën e Olimpit[3], por Zeusi i çliroi Hekatonkeirët të cilët Kroni edhe më tutje i mbante në burgun e nëntokës dhe me ndihmën e tyre kaloi në kundërsulm. Në anën e vet i përfitoi edhe ciklopët me një sy, madje edhe disa prej titanëve me në krye Oqeanin. Pas luftës së rëndë dhjetëvjeçare Kroni ra dhe Zeusi së bashku me titanët e mundur i hodhi në Tartar.
Kështu përfundoi sundimi i Kronit mbi botën për t'u zëvendësuar me sundimin e Zeusit, i cili ka zgjatur deri në fund të miteve greke. Sipas legjendës romake, thuhet se Kroni, para rënies në Tartar shpëtoi, duke ikur në Itali dhe atje jetoi me emrin Saturn. Sundimin e tij të mëvonshëm njerëzit e kanë idealizuar edhe e kanë quajtur shekull i artë, kuptohet vetëm në kohën kur, sipas fjailëve të Henrit de Saint-Simonit (Hanri dë Sent-Simonit) besonin se njerëzimi e ka "shekullin e artë veç pas vetes, e jo para vetes".
Grekët nuk e kanë nderuar në mënyrë të veçantë Kronin. Ata e quanin "grykës të fëmijëve" dhe nuk i ngritën tempuj. Piktura të tij ka shumë pak. Ekzistojnë vetëm disa piktura në vaza, një reliev i kohës romake (që gjenden në Muzeun Kapitolian), një bust, një torzo dhe një trupore e kohës jo të përcaktuar (gjendet në Muzeun e Vatikanit). Saturni romak nuk është plotësisht identik me Kronin.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Hilë Gjeçit emri Kroni i ka rrënjët nga gjuha shqipe dhe do të thotë Mbret apo Kryekunoruem. (Shih Kroni Mbret). Më tutje ai thotë se për nder të Kronit, shqiptarët ndërtuan një kështjellë në majë të Gurit të Kuq i cili gjendej në fushë të Finikut ku është gjetur edhe qyteti i Kronit. Sot në atë vend gjendet fshati i quajtur Krongji, në rrethinë të Delvinës. Përmbi fshatin Krongji gjenden gërmadhat e lashta të kohës së Pellazgëve.[4]
Impakti mitologjik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kroni, sipas mitologjisë ishte njëri nga 12 titanët. Bir i Uranit dhe Gjeas, vëlla dhe bashkëshort i Rea-s. Zeusi, i biri e rrëzon nga froni pas një lufte të ashpër. Në fakt impakti mitologjik është ky: mitologjia e re helene (me Zeusin si kryeperëndi) del ngadhnjimtare mbi mitologjitë paraardhëse të pellgut mesdhetar siç kanë qenë ajo atlantidase, pellazge dhe kreto-mikenase. Por çështja shtrohet më qartë në territorin ballkano-anatolik. Kështu, shqipja, edhe pse një gjuhë e dokumentuar vonë me shkrim, gjithsesi mbetet pasardhësja më e denjë e pellazgjishtes (bijë të së cilës shpeshherë, kanë quajtur dhe greqishten e jo vetëm ilirishten e trakishten). Ajo shpjegon me anë të evolucionit të saj shumicën e emrave të ardhur nga bota mitologjike. Kështu, Urani (Ouranos), perëndia që simbolizonte qiellin, shpjegohet me shqipen vrani - qiell i mvrenjtur por dhe me vras - me vra; Urani ishte i pari që vriste duke i groposur bijtë në gjirin e tokës varri - një fjalë tjetër kjo e së njëjtës familje, pra varr = Uran = varran.
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fjalor i mitologjisë, Hartuar nga Doc. Todi Dhama, RILINDJA - redaksia e botimeve, Prishtinë 1988
- ^ Gjeçovi VEPRA 2 RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.165 - Amulium patruum Rheae sacerdotis, amore ejus captum, nubilo coelo obscuroque aére (vrantë me ré) cum primum illucescere coepisset, in usum sacrorum aquam petenti insidistum in luco Martis compressisse eam... (M.Octavii. Lib. I cap. 19)
- ^ https://www.shqiperia.com/12-Zotat-e-Olimpit-cfare-simbolizonin-dhe-si-u-krijuan.15980/
- ^ Gjeçovi VEPRA 2 RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.165