Jump to content

Kryengritja Stonewall

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kryengritja Stonewall

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryengritja Stonewall (njihet ndryshe edhe si Trazirat Stonewall ose Rebelimet Stonewall) ishin seri spontane e demonstratave te dhunshme prej pjesetareve te komunitetit LGBT, ndaj nje bastisje nga policia qe filloi ne oret e hershme te mengjesit te 28 qershorit 1969, ne Stonewall Inn, qe gjendet ne lagjen Greenwich Village te Manhattan, New York. Kjo konsiderohet si ngjarja me e rendesishme qe qoi ne levizjet e te drejtave LGBT ne SHBA.

Amerikanet gej te viteve 1950-60 u perballen me nje sistem ligjor anti-gej. Vitet e fundit te 1960-tave, me plot levizje aktive sociale/politike si levizja e te drejtave civile e levizja kunder luftes se Vietnamit bashke me mjedisin liberal te Greenwich Village sherbyen si katalizator per fillimin e Kryengritjes Stonewall

Shume pak biznese i hapen dyert e tyre per personat gej. E shumica nga ato biznese ishin bare ( edhe pse pronaret e menagjeret e tyre shume rralle ishin gej). Ne ate kohe Stonewall Inn ishte nen pronesine e mafias amerikane dhe ishte e frekuentuar nga grupet me te varfera e me te marginalizuara te shoqerise si: lesbiket butch, djemt feminin, drag queens, prostitutet burra, njerezit njerezit transgjinor, dhe rinia pa shtepi. Bastisjet nga policia ishin te shpeshta ne baret gej ne vitet '60, por oficeret ne diten e kryengritjes Stonewall e humben kontrollin e situates shume shpejte. Tensionet mes policise se Nju Jorkut dhe residenteve gej te Greenwich Village shperthyen ne proteste mbremjen e neserme dhe prap pas disa ditesh. Brenda disa javesh residentet u organizuan ne grupe aktivistesh qe ti forconin perpjekjet per themelimin e vendeve ku burrat gej dhe lesbiket mund te flasnin hapur per orientimin seksual te tyre pa friken e arrestimit.

Pas kryengritjes Stonewall burrat gej dhe lesbiket u perballen me pengesa gjinore e racore para se te beheshin nje komunitet i bashkuar. Per gjashte muaj, u formuan dy organizata aktiviste gej ne Nju Jork dhe u publikuan tri gazeta qe promovonin te drejtat gej. Ne vitet e ardhshme u formuan shume organizata per te drejtat gej ne gjithe territorin e SHBA dhe ne bote. Me 28 qershor 1970 u mbajten marshet e para te krenarise gej ne New York, San Francisco dhe Los Anxheles. Sot, eventet e krenarise LGBT mbahen cdo vit nga fundi i qershorit ( per te shenjuar ngjarjet Stonewall ne gjithe boten. Me 6 qershor 2019, komisioneri i policise se Nju Jorkut, James P. O'Neill dha nje kerkim falje formale ne emer te departamentit te policise se qytetit per veprimet e oficerve te saj ne veren e 1969.

[1] ======

  1. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Stonewall_riots