Jump to content

Kufin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kufin është një vendbanim i vogël (katund), që ndodhet në mes të Komunës së Tivarit dhe Buduës. Fshati quhet kështu sepse dikur shënonte vijën kufitare midis territorit venecian dhe më vonë austro-hungarez të Gjirit të Kotorrit dhe territoreve osmane. Pas vitit 1573 kufiri jugor u zhvendos në fshatin Kufin (që do të thotë kufi në shqip) në Komunën e Tivarit, për shkak të pushtimeve osmane të Tivarit (Bar), Ulqinit (Dulcigno), Shkodrës (Scutari) dhe Durrësit. Që atëherë, territori venecian u përqendrua në Gjirin e Kotorrit dhe përfshinte qytetet e Kotorrit, Risanit, Perastit, Tivatit, Herceg Novit, Budua dhe Sutomore.[1]

  1. ^ A Companion to Venetian History, 1400-1797 (në anglisht). BRILL. 11 korrik 2013. fq. 134–. ISBN 978-90-04-25252-3.