Kulla e Haxhi Zekës në Leshan
| Kulla e Haxhi Zekës Kulla e Jashar Pashës | |
|---|---|
| Lloji | Arkitekturore |
| Vendndodhja | Leshan, Pejë, Kosovë |
| Ndërtuar | Shek. XIX |
| Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Përcaktuar | 02 - 1004/67 |
| Nr. i referencës | 597 |
Kulla e Haxhi Zekës e njohur edhe me emrin Kulla shqiptare e Jashar Pashës është një monument i trashëgimisë kulturore në Leshan, Pejë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 02 - 1004/67.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla e Haxhi Zekës në fshatin Leshan të Pejës është ndërtim arkitektural me vlera kulturo-historike, e ndërtuar nga rilindësi i shquar Haxhi Zeka. Ndërtimi është realizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Shërbeu për nevojat e familjes së Haxhi Zekës. Kulla ka dy kate (P+2) ku gërshetohen elementet e arkitekturës qytetare me atë fshatare. Kjo sintezë e elementeve arkitektonike vërehet si në eksterier po ashtu edhe në enterier të objektit. Kulla i takon variantit të kullave me dyshekllëk të gurit që del nga muri perimetral në formë anëcaku dhe atë në qoshk të pjesës juglindore. Karakteristikë e këtij ndërtimi është ballkoni që del nga muri perimetral i fasadës jugore dhe atë në katin e tretë. Në enterierin e kullës janë të ruajtura edhe elemente dekorative, si tavani zbukurues nga druri i gdhendur nga mjeshtër me përvojë shqiptarë. Ndërtimi pos vlerës historike e kulturore ka edhe vlera artistike. Si material në realizimin e këtij objekti janë përdorur tulla, gurë, dru, të lidhura me llaç gëlqereje. Kulla ka pasur transformime, ajo nuk e ruan gjendjen fillestare. Restaurimi i kullës u bë në vitin 2009.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ↑ RKS, DTK. "Kulla e Haxhi Zekës". dtk.rks-gov.net (në anglisht). Marrë më 2025-06-03.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine