Jump to content

Kulla e Gashëve (Mitrovicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kulla e Gashëve ndodhej në qytetin e Mitrovicës në rr. "Mbretresha Teutë". U ngrit në fillim të shek. XX nga familja Gashi që është me origjinë nga Kastrioti i Drenicës. Kulla ishte dykatëshe e ndërtuar e tëra nga gurët dhe e mbuluar me tjegulla të fabrikuara të kohës, me dritaret e vogla si frengji. Një kohë në të jetoi familja Gashi, ndërsa më vonë e ruajtën si trashëgim nga e kaluara. E dogjën forcat serbe në vitin 1999 ndërsa sot kanë mbetur vetëm gërmadhat.[1]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Klubi Letrar Internacional "Arif Shala". fq. 59, 60. ISBN 978-9951-663-35-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)