Jump to content

Kulla e Sahatit (Husainabad)

Coordinates: 26°52′28″N 80°54′24″E / 26.874581°N 80.906788°E / 26.874581; 80.906788
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kulla e Sahatit Husainabad)
Kulla e Sahatit (Husainabad)
Informacion i përgjithshëm
TipiKolonë fitoreje
VendndodhjaIndi
QytetiLucknow
ShtetiUttar Pradesh
Koordinatat26°52′28″N 80°54′24″E / 26.874581°N 80.906788°E / 26.874581; 80.906788
Lartësia67 m
Hapja1881
Kosto175 000 rupi
KlientNawab Nasir-ud-din Haider
Lartësia67 m
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektRoskell Payne

Kulla e Sahatit Husainabad është një kullë sahati e vendosur në qytetin e Lucknowt në shtetin indian të Uttar Pradeshit. Ajo u ndërtua në vitin 1881 nga Naëab Nasir-ud-din Haider për nder të mbërritjes së Sir George Couper, zëvendës guvernatori i parë i Provincave të Bashkuara të Avadhit. U ndërtua me një kosto prej 175 000 rupish.[1]

Kulla gjendet pranë Rumi Darwazas dhe është një shembull i përkryer i mjeshtrisë artistike dhe strukturore angleze. E ndërtuar në vitin 1881, Kulla e Sahatit Husainabad është vlerësuar si më e larta mes kullave të sahatit në Indi. Ajo u ndërtua si një imitim i Kullës së Big BenitLondër. Këtë strukturë 67 metra të lartë e projektoi Roskell Payne dhe pasqyron stilin Viktorian dhe Gotik të dizajnit strukturor. Për ndërtimin e pjesëve të sahatit u përdor bronx i përzier me zink rezistent ndaj ndryshkjes. Lavjerrësi i tij gjigant ka një gjatësi prej 4.27 metrash dhe pamja e orës është dizenjuar në formën e një luleje me 12 petale dhe kambana përreth saj.[2]

Kulla e Sahatit Husainabad në Lucknow
  1. ^ "Hussainabad Clock tower, Ghanta Ghar – Lucknow". wikimapia.org. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Husainabad Clock Tower - The Tallest Clock Tower of India - CNN iReport". ireport.cnn.com. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)