Jump to content

Kulla e Zeqir Gashit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Zeqir Gashit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaAbria e Poshtme, Skënderaj, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës2573

Kulla e Zeqir Gashit është një monument i trashëgimisë kulturore në Abri të Poshtme, Komuna e Skënderajit, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Në lagjen Gashi, fshati Abri e Ulët, Komuna e Skenderajt, gjendet kulla dykatëshe (Sipas njësimit në popull ) e Rexhë Gashit. Si mbase të dhënave që na i ofroi njëri nga pasardhësit e familjes Gashi, konkretisht Miftar Gashi thotë se Kulla është ndërtuar nga Zeqir Gashi, diku ka viti 1906. Kullën e kanë punuar mjeshtrit e Likofcit, Vesel Zymberi dhe Bajrushë Hyseni, që ishin miqësi me familjen Gashi. Kulla me etazhë (p+k), kati përdhe ka shërbyer enkas për kuajt e familjes dhe miqëve, ndërsa në kat është oda dhe divanhanja. Kulla ka shërbyer enkas për mysafir, si dhe për takime të rëndësishme të karakterit kombëtar. Në këtë kullë janë zhvilluar shumë takime të rëndësishme, të patriotëve të shquar të asaj kohe, që e përfshin periudhën nga Lufta e Parë Botërore e gjer me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, por edhe mbase kësaj gjer në luftën e fundit të vitit 1998-1999. Nder figurat më të shquara qe zhvilluan takime ne ketë kullë ishin: Azem Bejta, Shaban Polluzha, Xhemajl Abria. Pas Luftës së Parë Botërore kulla ka shërbyer edhe si bujtinë për tregtarët e kohës. Pasi që Zeqir Gashi ishte pleqnar i asaj kohe, kulla ka shërbyer si vend për pajtimin e gjaqeve. Kulla deri në vitet 1988 ka qenë e banuar. Në kohën e luftës së fundit (1998) e gjer në mbarimin e saj, kanë banuar familjarët e saj. Kulla ka një pamje estetike, duke ruajtur origjinalitetin e saj, duke qenë e hapur për vizitorë falë intervenimeve që janë bërë në të, në vitin 2014 ku janë ndërmarr masa emergjente brenda kësaj kulle, nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Kulla e ndërtuar mbi themele guri ka etazhin e përdheses dhe katin. Muret konstruktive janë të ndërtuara nga gurët e latuar te cilët janë të shtanguar me hatulla druri te vendosura horizontalisht ne pesë radhë dhe radha e gjashtë qe funksionon edhe si kurorë e konstruksionit te kulmit nga druri. Shtyllat mbajtëse të vendosura në katin përdhe i krijojnë stabilitet dyshemesë se katit te sipërme përmes jastëkut te profilizuar te vendosur mbi shtyllë. I gjithë konstruksioni mes katit, shkallët, tavanit dhe kulmit janë nga druri. Kulla ka një enterier te pasur me dru që dallohet nga kullat tjera ne rajon. Dollapët ne formë nishi (dollap te groposur), raftet e profilizuara (sergjene), trapazani, divanhanaj, si dhe tavani prej dërrasave me vana e ne mes te tavanit dallohet rozeta e thelluar me plastike te kornizës qe thekson pjesën e rafshtë te tavanit nga ajo e thelluar (pjesa e theluar mban gjurmët e ngjyres se gjelebert dhe oker). Kulla është jashtë funksionit. Ne vitin 2014 janë bere intervenime emergjente nga MKRS ne pjesen e mbuleses dhe kulmit. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]