Jump to content

Kuvendi i dytë i studimeve ilire

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kuvendi dytë i studimeve ilire është një organizim shkencor e profesional i mbajtur në Tiranë nga data 20 deri më 23 shtator të vitit 1985 nën përkujdesjen e Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Tema kuadër e Kuvendit ishte, «llìrët: origjina, qytetërimi, trashëgimia», dhe konsiderohet si vazhdìm i temës sé trajtuar në Kuvendin I tè Studimeve Ilire (15-20 shtator 1972). Në Kuvend u bë një sintezë e plotë e arritjeve në fushën e studimeve ilire nga prehistoria deri në antikitetin e vonë. U trajtuan probleme të rëndësishme në lidhje me paraardhësit dhe pasardhësit e ïlirëve, formimin e kulturës e etnosit ilir, qytetin ilir dhe proceset e shndërrimit në trevën jugore ilire në shek. I-IV të erës sonë.

Punimet u ndoqën nga rreth 250 pjesëmarrës, arkeologë, historianë, gjuhëtarë, etnografë e punonjës të institucioneve kërkimore e shkencore, arsimore e të kulturës, studiues të Universitetit të Tiranës si dhe hulumtues nga të gjitha rrethet e vendit. Në këtë kuvend merrnin pjesë studiues nga Greqia, Turqia, Italia, Bullgaria, Hungaria, Franca, Belgjïka, Holanda, R.F. Gjermane, R.D. Gjermane, Polonia dhe Britania e Madhe.

Në seancat plenare të 20, 21 e 23 shtatorit u lexuan katër referate e 47 kumtesa, 17 prej të cïlave nga studiuesit e huaj që morën pjesë në punimet e këtij Kuvendi.

Në seancën e mbylljes, në emër të kolegëve të tyre përshëndetën prof. Pierre Cabanes (Francë), Dr. Joana Andreou (Greqi),[1] prof. Attilio Stazio (Itali), prof. Klaus Kilian (R.F.Gj.)[2] prof. Martin Smith (Britani e Madhe) dhe prof. Carlo De Simone (Itali).

Para punimeve dhe në mbarim të Kuvendit u përuruan ekspozitat e reja të Muzeut Arkeologjik në Tiranë dhe Muzeut Arkeologjik në Apolloni.

Pas mbylljes së Kuvendit u organizuan ekskursione në qytetet dhe qendrat arkeologjike Durrës, Arapaj, Gjirokastër, Sarandë, Butrint, Berat, Bylis, Apolloni dhe në Lis

  1. ^ Andreou, Joana (1985). "Përshëndetja e Dr. Joana Andreou (Greqi)". Iliria. 15 (2): 33–33.
  2. ^ Kilian, Klaus (1985). "Përshëndetja e Prof. Klaus Kilian (RFGj)". Iliria. 15 (2): 39–39.