League of Legends

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
League of Legends
Varianti i logos nga 2019
Organizer(s)Riot Games

League of Legends ( LoL ) (shqip: Liga e Legjendave) zakonisht njihet si League, është një videolojë arenë beteje shumëlojtarëshe në internet(MOBA) e vitit 2009 e zhvilluar dhe publikuar nga Riot Games . Të frymëzuar nga Defense of the Ancients, një hartë e personalizuar për Warcraft III, themeluesit e Riotit u përpoqën të zhvillonin një lojë të pavarur të të njëjtit zhanër. Që nga publikimi i tij në tetor të 2009ës, League ka qenë pa pagesë dhe kompania fiton para përmes mjeteve të cilat mund tu përshtaten personazheve të lojës . Loja është e shkarkueshme në sistemet e operimit Microsoft Windows dhe macOS .

Në lojë, dy ekipe prej pesë lojtarësh secili luftojnë kundër njëri-tjetrit, secili ekip zë dhe mbron gjysmën e tij të hartës. Secili lojtar kontrollon një personazh, të njohur si "kampion" (ang. champion), me aftësi të veçanta dhe stile të ndryshme të lojës. Gjatë një ndeshjeje, kampionët bëhen më të fuqishëm duke mbledhur pikë përvoje, duke fituar ar dhe duke blerë artikuj. Të gjitha këto janë me qëllim mposhtjen e ekipit kundërshtar. Në fushëbetejën kryesore të Ligës, Summoner's Rift, një ekip fiton nëse futet në bazën e armiqve dhe shkatërron Nexus-in e tyre, i cili është një strukturë e madhe e vendosur brenda bazës.

League of Legends ka marrë vlerësime përgjithësisht pozitive; kritikët theksuan aksesueshmërinë, dizajnet e personazheve dhe vlerën e prodhimit. Jetëgjatësia e lartë e lojës ka rezultuar në një rivlerësim kritik, me vlerësime që kanë prirje pozitive; Sjellja negative dhe abuzive e lojtarëve të saj, e kritikuar që në fillesat e lojës, vazhdon pavarësisht përpjekjeve të Riotit për ta rregulluar problemin. Në vitin 2019, League arriti kulmin me tetë milionë lojtarë të rregullt njëkohshëm dhe popullariteti i saj ka çuar në krijimtari të tilla të lidhura me lojën si video muzikore, libra komikë, tregime të shkurtra dhe seriali i animuar Arcane .

E konsideruar si një nga videolojërat më të arrira ndonjëherë, League of Legends është esporti më i madh në botë, loja ka një skenë konkurrence ndërkombëtare të përbërë nga liga të shumta rajonale. Megjithatë loja arrin kulmin në Kampionatin Botëror vjetor të Ligës së Legjendave . Ngjarja e 2019ës u ndoq prej mbi 100 milionë shikueve unikë, duke arritur kulmin me një shikueshmëri të njëkohshme prej 44 milionë gjatë finaleve . Ngjarjet e brendshme dhe ndërkombëtare janë transmetuar në faqet e internetit të transmetimit të drejtpërdrejtë si Twitch, YouTube, Bilibili dhe në kanalin sportiv të televizionit kabllor ESPN .

Luajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Screenshot of League of Legends, featuring four champions in the bottom lane of the game's primary map, surrounded by minions.
Katër kampionë në korsinë e poshtme të Summoner's Riftit, të rrethuar nga vocërra. Shiritat e kuq të shëndetit tregojnë se ata janë lojtarë kundërshtarë.

League of Legends është një lojë MOBA në të cilën lojtari kontrollon një personazh ("kampion") me një sërë aftësish unike nga një këndvështrim izometrik . [1] [2] Deri më 2023in ka mbi 160 kampionë në gatishmëri për të luajtur. [3] Gjatë një ndeshjeje, kampionët fitojnë nivele duke grumbulluar pikë përvoje (XP) përmes vrasjes së armiqve, qofshin kampiona ose vocërr. [4] Artikujt blihen për të rritur forcën e kampionëve, [5] për artikujt kërkohet ar, të cilin lojtarët e grumbullojnë në mënyrë pasive me kalimin e kohës dhe e fitojnë në mënyrë aktive duke mposhtur vocërrat, [1] kampionët ose kullat mbrojtëse të ekipit kundërshtar. [4] [5] Në fushëbetejën kryesore të lojës, të ashtuquajtur Summoner's Rift, artikujt blihen përmes një menuje dyqani në dispozicion të lojtarëve vetëm kur kampioni i tyre është në bazën e ekipit. [1] Çdo ndeshje është e izoluar nga tjetra; statistikat e kampionëve si nivelet dhe artikujt nuk kalojnë nga një ndeshje në tjetrën. [6]

Summoner's Rift[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The game's main map. It is a square, with the team bases on the top right and bottom right corners. There are three pathways to each base: one diagonally across the centre, and the others going up and turning at the top left and bottom right corners.
Një paraqitje e thjeshtuar e Summoner's Riftit. Shtigjet e verdha janë "korsi" nëpër të cilat ecin vocërrat; pikat blu dhe të kuqe përfaqësojnë frëngjitë (ang. turrets). Shatërvanet janë zonat e errëta brenda secilës bazë dhe janë pranë çdo Nexus. Vija e zezë me pika tregon lumin.

Summoner's Rift është mënyra kryesore e lojës League of Legends dhe më e spikatura në lojën e nivelit profesional . [7] [8] [9] Fushëbeteja ka një renditje konkurruese; një sistem i bërjes së ndeshjeve përcakton nivelin e aftësive të një lojtari dhe gjeneron një ligë fillestare prej së cilës ata mund të ngjiten. Ka nëntë nivele; më pak të aftët janë Iron, Bronze dhe Silver, dhe më të lartët janë Master, Grandmaster dhe Challenger. [a]

Dy skuadra me pesë lojtarë garojnë për të shkatërruar "Nexus"-in e ekipit kundërshtar, i cili ruhet nga kampionët e armikut dhe strukturat mbrojtëse të njohura si "turrets" (sq. frëngji). [11] Nexus-i i çdo ekipi përpara bazës së tij, ku lojtarët fillojnë lojën dhe rishfaqen pas vdekjes. [11] Personazhet jo-lojtarë të njohur si vocërr (ang. minions) krijohen nga Nexus-i i secilit ekip dhe përparojnë drejt bazës së armikut përgjatë tre korsive të ruajtura nga frëngji: lart, në mes dhe poshtë. [12] Baza e çdo ekipi përmban tre "frenues", një prapa kullës së tretë nga qendra e çdo korsie. Shkatërrimi i një prej frenuesve të ekipit të armikut bën që frenuesit të krijojnë supervocërr të cilët kanë fuqi më të madhe se ata të zakonshëm dhe i lejon ekipin sulmues të dëmtojë armikun Nexus dhe dy frëngjitë që e ruajnë atë. [13] Zonat ndërmjet korsive njihen me termin "xhungla", e cila strehon "përbindëshat" që, si minionët, rilindin në intervale të rregullta. Ashtu si vocërrat, përbindëshat ofrojnë ar dhe XP kur vriten. [14] Dy krijesa të tjera banojnë brenda lumit që ndan xhunglat e ekipeve. [15] Këta përbindësha kërkojnë lojtarë të shumtë për tu vrarë dhe nëse vriten iu japin aftësi të veçanta ekipit të tyre të vrasësve. Për shembull, skuadrat mund të fitojnë një njësi të fuqishme aleate pasi të kenë vrarë Rift Heraldin, fuqia e përhershme rritet duke vrarë dragonj dhe vocërrat më të fortë dhe më të qëndrueshëm bëhen duke vrarë Baron Nashor. [16]

Ndeshjet e Summoner's Riftit mund të zgjasin nga 15 minuta deri në më shumë se një orë. [17] Megjithëse loja nuk e paracakton ku mund të shkojnë lojtarët, janë krijuar disa marrëveshje gjatë ekzistencës së lojës: zakonisht një lojtar shkon në korsinë e sipërme, një në korsinë e mesme, një në xhungël dhe dy në korsinë e poshtme. [1] [4] [18] Lojtarët në një korsi vrasin minionët për të grumbulluar ar dhe XP (ky veprim quhet "farming"(sq. korr) dhe përpiqen të parandalojnë kundërshtarin e tyre që të bëjë të njëjtën gjë. Një kampion i pestë, i njohur si "xhungluesi"(ang. jungler), korr përbindëshat e xhunglës dhe ndihmon shokët e tij të skuadrës duke shkuar në korsi, term i cili njihet si gank. [19]

ARAM[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ARAM ("All Random, All Mid") është një mënyrë loje 5 vs. 5 si Summoner's Rift, por në një hartë të quajtur Howling Abyss me vetëm një korsi, pa xhungla dhe kampiona të caktuar rastësisht. Lojërat e kësaj mënyre janë përgjithësisht shumë të shpejta se ato të Summoner's Rift pasi edhe përballjet janë të pashmangshme dhe shërimi është më i ngadaltë. Gjithashtu, nëse kampioni largohet nga baza ai nuk mund të rigjenerojë jetë në bazë ose të blejë pajime. Kështu e vetmja mënyrë për të shtuar arsenalin është të vritesh.

URF[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

URF ("Ultra Rapid Firemode") është një mënyrë loje 5 vs. 5 e cila është pjesë e përkohshme e lojës. Karakteristikë e kësaj loje është përforcimi i kampionëve duke ulur kohën e kastit të aftësive dramatikisht, kështu duke rritur ritmin e lojës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d Blue, Rosario (18 korrik 2020). "League of Legends: a beginner's guide". TechRadar. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2020. Marrë më 6 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Watson, Max (verë 2015). "A medley of meanings: Insights from an instance of gameplay in League of Legends" (PDF). Journal of Comparative Research in Anthropology and Sociology. 6.1 (2068–0317): 233. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 29 dhjetor 2020. Marrë më 26 dhjetor 2020. Similar to an RTS, players control the action from an isometric perspective, however, instead of controlling multiple units, each player only controls a single champion. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Xu, Davide (janar 2023). "HOW MANY CHAMPIONS ARE IN LEAGUE OF LEGENDS". esports.net. Marrë më 15 janar 2023. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Wolf, Jacob (18 shtator 2020). "League 101: A League of Legends beginner's guide". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2021. Marrë më 23 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "League of Legends translated". BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2020. Marrë më 20 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Watson, Max (verë 2015). "A medley of meanings: Insights from an instance of gameplay in League of Legends" (PDF). Journal of Comparative Research in Anthropology and Sociology. 6.1 (2068–0317): 225. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 29 dhjetor 2020. Marrë më 26 dhjetor 2020. [...] all champion experience, gold, and items are lost after an individual match is over [...] {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Rand, Emily (17 shtator 2019). "How the meta has evolved at the League of Legends World Championship". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2021. Marrë më 10 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Esports primer: League of Legends". Reuters. 25 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2021. Marrë më 10 janar 2021. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Barrabi, Thomas (3 dhjetor 2019). "Saudi Arabia to host 'League of Legends's esports competition with Riot Games". Fox Business. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2021. Marrë më 10 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Gao, Gege; Min, Aehong; Shih, Patrick C. (28 nëntor 2017). "Gendered design bias: gender differences of in-game character choice and playing style in league of legends". Proceedings of the 29th Australian Conference on Computer-Human Interaction. OZCHI '17. Brisbane, Australia: Association for Computing Machinery. fq. 310. doi:10.1145/3152771.3152804. ISBN 978-1-4503-5379-3. {{cite conference}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b "League of Legends terminology explained". BBC Sport (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2020. Marrë më 6 shtator 2020.
  12. ^ Wolf, Jacob (18 shtator 2020). "League 101: A League of Legends beginner's guide". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2021. Marrë më 23 dhjetor 2020. Each team has 11 turrets. Every lane features two turrets in the lane, with a third at the end protecting the base and one of the three inhibitors. The last two turrets guard the Nexus and can only be attacked once an inhibitor is destroyed. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Wolf, Jacob (18 shtator 2020). "League 101: A League of Legends beginner's guide". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2021. Marrë më 24 dhjetor 2020. The last two turrets guard the Nexus and can only be attacked once an inhibitor is destroyed. Remember those minions? Take down an inhibitor and that lane will begin to spawn allied Super Minions, who do extra damage and present a difficult challenge for the enemy team. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Wolf, Jacob (18 shtator 2020). "League 101: A League of Legends beginner's guide". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2021. Marrë më 25 dhjetor 2020. ... a jungler kills various monsters in the jungle, like the Blue Buff, the Red Buff, Raptors, Gromps, Wolves and Krugs. Like minions, these monsters grant you gold and experience. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Watson, Max (verë 2015). "A medley of meanings: Insights from an instance of gameplay in League of Legends" (PDF). Journal of Comparative Research in Anthropology and Sociology. 6 (1): 233. ISSN 2068-0317. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 29 dhjetor 2020. Marrë më 26 dhjetor 2020. After a champion or neutral monster is killed, a period of time must pass before it can respawn and rejoin the game. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Wolf, Jacob (18 shtator 2020). "League 101: A League of Legends beginner's guide". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2020. Marrë më 25 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Wolf, Jacob (18 shtator 2020). "League 101: A League of Legends beginner's guide". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2021. Marrë më 24 dhjetor 2020. Getting strong enough to destroy the enemy Nexus comes with time. Games last anywhere from 15 minutes to, at times, even hours, depending on strategy and skill. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Gilliam, Ryan (29 shtator 2016). "The complete beginner's guide to League of Legends". The Rift Herald. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2021. Marrë më 17 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Wolf, Jacob (18 shtator 2020). "League 101: A League of Legends beginner's guide". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2020. Marrë më 25 dhjetor 2020. Junglers start in the jungle, with the sole goal of powering up their characters to become strong enough to invade one of the three lanes to outnumber the opponents in that lane. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>