Jump to content

Leka Bungo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Leka Bungo (Vlorë, 28 shkurt 1944) është regjisor, aktor, dhe skenarist shqiptar.

Ka kryer shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjecar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.

Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri. Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Perveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën "Pabesia" si dhe skenarët "Pas fasadës", "Gjuetia e fundit" etj. Në filmin që bëri në 1990 si Bardhyla në filmin Një djalë edhe një vajzë. Ai ishte autor i skenareve për disa filma artistikë.

Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat televiziv Combi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSh[1]. Në vitin 2016, ai bëri seri Rrokulisja për televizionin shqiptar, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1997 [3].

  • Pabesia : dramë, Tirana 1980
  1. ^ "Informacion rreth nominimit". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2012. Marrë më 21 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Abaz Hoxha: Enciklopedia e kinematografise shqiptare. Autore & vepra. Tirana: Toena, 2002. ISBN 99927-1-555-3.
  • Julia Vrapi: Leka Bungo: Zhdukja e dramës shqipe nga Teatri Kombëtar, vepra e vetme e Mirela Kumbaros. = 2017-02-24 - sot.com, 2016-07-31.