Lendi Mustafa

Lendi Mustafa (lindur në 2 shtator 1996) është një aktivist për të drejtat e komunitetit trans në Kosovë si dhe transgjinori i parë në Kosovë [1] që ka dalë hapur për identitetin e tij gjinor në media. [2]
Aktivizmi LGBTI[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aktivisti Mustafa nisi të angazhohet në advancimin e të drejtave LGBTI në Kosovë pas daljes publike (coming out) si person transgjinor. Lendi punon pranë organizatës jo-qeveritare "CEL" si koordinator i projektit.
Terapia hormonale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjatë muajit mars të 2018 aktivisti kosovar nisi terapinë hormonale në procesin e ricaktimit të gjinisë. Ai së bashku me një aktivist tjetër transgjinor kosovar, Blerti Morina janë të parët në shtetin kosovar që i janë nënshtruar terapisë hormonale.