Jump to content

Leon Tolstoi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Leo Tolstoj)
Leo Nikolajeviç Tolstoj
Leo tolstoy
Leo tolstoy
U lind më9 shtator 1828
Yasnaya Polyana Rusi
Emri i letraveLeo
Kombësiarus
Gjinitë letrareRoman

Lev Nikolajeviç Tolstoj (9 shtator/28 gusht, 1828- 20 nëntor, 1910), ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.[1] [2] [3]

Tolstoi në moshën 20 vjeçare - rreth vitit 1848

Nena e tij Maria Nikollajevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi i mbushi 2 vjet. I ati Kont Nikolla Ilic Tolstoi vdiq kur shkrimtari i ardhshem ende nuk i kishte mbushur 9 vjet. Kështu ai mbeti nen mbikqyrjen e tezes se tij Tatiana Aleksandra Ergolska. Rinine e kaloi ne vendlindje ku edhe qe edukuar. Më 1844 hyri ne Universitetin e Kazanit dhe ne vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye ne vendlindje per shkak te pakënaqesise ndaj regjimit te atëhershem universitar carist.

Me 1854 u transferua ne Krime ku mori pjes aktive dhe tregoi trimeri te rralle ne mbrojtjen e Sevastopolit. Heroizmi dhe vetmohimi i ushtarëve rus ne keto luftime te pergjakshme i bejne pershtypje autorit prandaj shenon ne ditarin e tij, “Forca morale e popullit rus eshte e madhe, vrulli i zjarrte i luftetarëve nuk pershkruhet ne asnje menyrë per asnje gjë, as ne Greqinë e vjeter, madje as ne Trojë nuk kishte kaq shumë heroizma si luftetaret e populli rus”.

Pas kësaj ai ben nje udhëtim jashtë shtetit ne vende si Franca, Gjermania, Italia, Zvicera, ku kalon 6 muaj dhe pas kthimit fillon punen e ti si mesonjës i popullit te Jasnaja Polianës. Në nje udhtim te dytë, i cili zgjati per me shum se 9 muaj ai vizitoi perseri Gjermaninë, Francen, Italinë, Belgjiken dhe Anglinë ku në Londer takohet me Hercenin nje nga idolet e tij, e të cilin e çmonte shumë si shkrimtar dhe mendimtar.

Pas kthimit te tij ne atdhe ai fillon me nje zell te madh punen per krijim e shkolles Jasnaja Poliana. Po me ketë emer ai fillon të botoj nje revistë pedagogjike me artikuj te ndryshem por idet e tij mbi edukimin e lirë dhe aktivitetin qe zhvillonte ngjallen dyshime te forta tek autoritetet cariste. Në korrik të vitit 1862 me urdher të Petersburgut dhe ne mungesë të tij u bë nje kontroll i imte prej dy ditesh në Jasnaja Poliana nga organet qeveritare. Leo Tolstoi i zemëruar nga ky veprim i qeverisë, i shkruan leter Aleksandrit II duke kërkuar denimin e fajtorëve.

Me 1862 Leo martohet me te bijen e nje mjeku, Sofia Andrenjeva Bers. Jeta e lumtur familjare ne vitet e para te marteses ia qetëson shpirtin dhe fillon përseri te merret me pasionin e tij: Krijimtarinë letrare. Me 1863 mbaron novelen “Kozaket” qe e kishte filluar shumë kohë më parë dhe po në ketë vit boton novelen tjeter me titull “Polikushka”.

Duke qenë ne një gjendje te tillë lulëzimi të forcave të tij ai fillon me 1864 punën e madhe dhe te gjatë te shkrimit te vepres se madhe "Lufta dhe paqja", e të cilën e perfundon ne vitin 1869. Pas kësaj vepre ai mendon per krijim e nje vepre historike por shpejt ndërron mendimin dhe me 1873 fillon punen per shkrimin e vepres monumentale “Ana Karanina” te cilen e perfundon ne vitin 1877.

Pas mbarimit te këtij libri ate e kap nje krizë e thellë shpirtërore gjë që vërehet edhe ne veprat e tij te shkruara më vonë. Me nje forcë shumë te madhe i vihet kunder fisnikerise me te gjitha mënyrat, veqse ai nuk predikon luften kunder institucioneve por preferon mënyra paqësore. Nën influencen e ideve të kohës ai heq dore nga keto shkrime dhe fillon te shkruaj vepra filozofiko-morale. Disa nga ato vepra janë “Zotëria dhe punëtori”, “Ringjallja”, “Haxhi Murati” etj.

Pas vitit 1909 ne ditarin personal te Tolstoit shihen gjithnjë e më shpesh shënimet ne te cilat shpreh qellimin per tu larguar nga familja me pretekstin e mosmarrveshjeve me gruan e tij. Me ne fund ne mengjesin e 28 tetorit te vitit 1910 largohet fshehurazi nga Jasna Poliana dhe pas disa ditesh më 7 nëntor 1910 vdes në nje stacion te vogel hekurudhor te Astrapovos. Varrimi i tij, sipas amanetit, bëhet ne një pyll afer Jasna Polianës, pa lejen e kishës zyrtare.

Vdekja e Tolstoit pa dyshim që pikëlloi jo vetem bashkëmendimtarët por mbarë boten e kulturuar.[4] Deputet social-demokrat te Dumes se III ne nje telegram derguar mikut te tij V. Tcertkovit shfaqin pikëllimin e punonjesve me këto fjalë: “Fraksioni Social-Demokrat i Dumes interpret i ndjenjave te proletariatit rus dhe te gjithë proletariatit nderkombëtar shpreh dhembjen e tij te thellë per vdekjen e artistit gjenial, luftetarit te paepur kunder kishes zyrtare, armikut te arbitraritetit dhe te shtypjes qe ka ngritur zerin e tij me forcë kunder denimit me vdekje, mikut te te persekutuarve.”.

Edhe sa ishte gjallë Leon Tolstoi, fama e tij doli edhe jashtë kufijëve rus. Ai i tregoi regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si duhet ndertuar jeta. Leo me forcen e tij dridhi fronin e Nikollës II, por Nikolla II kurrë nuk arriti t'ia dridhte fronin mbretëror Leon Nikolajevic Tolstoit; fron moral, te cilin ia dhuruan lexuesit e tij.

Vepra e tij e parë ishte përkthimi "Një udhëtim sentimental në Francë dhe Itali". Më 1851 ai shkroi një histori të shkurtër me titull "Historia e të djeshmes" si dhe një varg veprash të tjera.

Varri i Leon Tolstoit në Jasna Poliana
  • Fëmijëria, 1852)
  • Djalëria, 1854)
  • Rinia, 1856)
  • Lumturia e familjes, (1859)
  • Kazakët, (1863)
  • Vdekja e Ivan Iliçit, (1886)
  • Sonata e Krojcerit, (1889)
  • Djalli, (1889, 1911)
  • Haxhi Murati, (1912, 1917)
  • Tregimet e Sevastopolit, (1855, 1856)
  • Alberti, (1858)
  • Tri vdekje, (1859)
  • Polikushka, (1863)
  • Zotëria dhe punëtori, (1895)
  • Tri pyetjet
  • Per sa toke ka nevoj njeriu
  • Artikuj mbi arsimin, në revistën "Jasnaja Poljana" (1861–1862)
  • Abetare (1872)
  • Mbi arsimin popullor, (1874)
  • Aritmetika, (1875)
  • Abetarja e re, (1875)
  • Libër leximi, (1875)
  • Feuer, Kathryn B. (1996). Tolstoy and the Genesis of War and Peace (në anglisht). Cornell University Press. ISBN 978-0-8014-1902-7.
  • Lukacs, G (1977). Marxists on Literature: An Anthology (në anglisht). London: Penguin.
  • Wilson, A.N. (2001). Tolstoy (në anglisht). Norton, W. W. & Company, Inc. fq. xxi. ISBN 978-0-393-32122-7.
  • Tolstoy, Lev N.; Wiener, Leo (1904). The School at Yasnaya Polyana – The Complete Works of Count Tolstoy: Pedagogical Articles. Linen-Measurer, Volume IV (në anglisht). Dana Estes & Company. fq. 227.
  • King, Jr., Martin Luther; Carson, Clayborne; etj. (2005). The Papers of Martin Luther King, Jr., Volume V: Threshold of a New Decade, January 1959 – December 1960 (në anglisht). University of California Press. fq. 149, 269, 248. ISBN 978-0-520-24239-5.
  • Rajaram, M. (2009). Thirukkural: Pearls of Inspiration (në anglisht). New Delhi: Rupa Publications. fq. xviii–xxi.
  • King, Jr., Martin Luther; Carson, Clayborne; etj. (2005). The Papers of Martin Luther King, Jr., Volume V: Threshold of a New Decade, January 1959 – December 1960 (në anglisht). University of California Press. fq. 149, 269, 248. ISBN 978-0-520-24239-5.
  • Craraft, James. Two Shining Souls: Jane Addams, Leo Tolstoy, and the Quest for Global Peace. 179 pp.
  • Trotsky’s 1908 tribute to Leo Tolstoy Published by the International Committee of the Fourth International (ICFI).
  • The Life of Tolstoy: Later years, Aylmer and Louise Maude, Dodd, Mead and Company, 1911 at Internet Archive
  • Why We Fail as Christians, Robert Hunter (author), The Macmillan Company, 1919 at Wikiquote
  • Hunter, Robert (1919). Why We Fail as Christians (në anglisht). Macmillan.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Susan Jacoby, "The Wife of the Genius" (April 19, 1981) The New York Times
  2. ^ Feuer, Kathryn B. (1996). Tolstoy and the Genesis of War and Peace (në anglisht). Cornell University Press. ISBN 978-0-8014-1902-7.
  3. ^ "War and Peace and Sonya: The Story of Sonya Tolstoy, Armstrong". Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2019. Marrë më 23 dhjetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Leon Nikollajeviç Tolstoj, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, disa nga pikëpamjet e tij filozofike (shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë, etj.) mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe mallkuar dhe anatemuar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo. Përse fundi i jetës së këtij autori të madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji, kur e braktisi shtëpinë. Disa letra të tij i ndriçojnë këto gjera. Kështu ai shkruan për kishën: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”. (Clear Glade, Mars, 1909). Rusja e cila ishte e martuar për një mysliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, që bijtë e saj dëshirojnë ta pranojnë islamin, dhe pyeti për këshillë dhe a është kjo e mundur. Autori iu përgjigj: “Sa i përket preferimit të muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … mundem vetëm të pajtohem në mendimin me shpirtrat të cilët janë në këtë kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në mënyrë të drejtë, për mua nuk ka dyshim që muhamedanizmi, sipas formave të jashtme, pakrahasueshëm është mbi ortodoksinë. Dhe, nëse personi gjendet të zgjedhë ndërmjet këtyre dy obcioneve: ta mbajë ortodoksinë apo ta pranojë muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk ka dyshim se do ta pranojë muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Një Zot dhe i Dërguari i Tij, në vend të adhurimit të ndërlikuar dhe të paqartë - trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtorëve dhe ikonave të tyre dhe ritualet komplekse.” (Clear Glade, mars, 15, 1909). Ta shqyrtojmë edhe një letër të autorit të madh, e cila edhe më tepër e sqaron pikëpamjen, kurse është rezultat i hulumtimit të dhembshëm. “Do ta kisha kënaqësinë sikur ju të ishit të fesë dhe bindjes së njëjtë sikur unë. Keni zbuluar diçka në zemrën time. Çfarëdo suksesi në jetë, pasuria, respektet dhe falënderimet nuk më janë siguruar. Miqtë e mi, madje edhe familja kanë kthyer kokën nga unë. Disa – liberalët dhe estetët më konsiderojnë për budalla ose me mendje të dobët sikur Gogolin; revolucionarët dhe radikalët konsiderojnë se jam mistik, orator, llafazan; njerëzit qeveritarë më konsiderojnë të rrezikshëm, ortodoksët (pravosllavët) me konsiderojnë djall. E pranoj se e kam rëndë … Prandaj, ju lutem, shikoni në mua si pasues të Muhamedit (muhamedan), dhe çdo gjë do të jetë në rregull.” (Clear Glade, prill, 1884).