Leon Zhlebnik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Leon Zhlebnik
(1918 - 2004)

Emri: Leon
Mbiemri: Zhlebnik
Lindi më: 29 janar, 1918
Vendlindja: Materija, Hrpele - Kozina
Vdiq më: 7 shtator, 2004
Vdiq në: Lubjanë
Profesioni: Filozof, Pedagog, Psikolog

Leon Zhlebnik (29 janar 1918, Materija, Hrpele - Kozina - 7 shtator 2004, Lubjanë) Filozof, pedagog dhe psikolog slloven.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, gjimnazin në Shentvid, studimet për filozofi dhe pedagogji i kreu në Fakultetin Filozofik të Lubjanës ku edhe u doktorua në temën "Struktura emocionale e eudaimonisë" (Emocionaljna struktura eudajmonije). Ishte ligjërues i pedagogjisë dhe psikologjisë në Fakultetin e Pedagogjisë në Lubjanë.

Vepra[redakto | përpunoni burim]

Leon Zhlebnik është autor i disa veprave si:

  • Obča zgodovina pedagogike (1955),
  • Ljudje med seboj, I dhe II (1955),[1]
  • Izbrani teksti pedagoških klasikov (1956),
  • Psihologija otroka in mladostnika I (1960) dhe II (1963),
  • Da bi se bolje razumeli (1963),
  • Vajino ljubezensko zorenje (1966),
  • Vzgoja in izobraževanje (1980), etj.[2]
  • "Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike."(Përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe).[3]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Burime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Leon Zhlebnik:"Ljudje med seboj". Lubjana. 1955
  2. ^ Anton Trstenjak:Žlebnik,Leon (1918–2004). Slovenska biografija. Slovenska akademija znanosti in umetnosti, Znanstvenoraziskovalni center SAZU, 2013. 9.04.2016
  3. ^ Leon Zhlebnik: Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike. Prishtinë, 1964. (305 faqe)