Letër e panjohur e Enver Hoxhës mbi Kosovën
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
"Letër e Panjohur e Enver Hoxhës mbi Kosovën" është libër dokumentar i Ymer Minxhozit, botuar në vitin 2002 në Tiranë. Libri mbështetet në dokumentet e arkivave ruse, duke dhënë fakte mbi këtë çështje.
Libri ndahet në disa pjesë:
- Letër e Enver Hoxhës, drejtuar KQ të PK të BS mbi parahistorinë e lindjes së problemit të Kosovës dhe metodat e zgjidhjes së tij.
- Shënime nga biseda me Enver Hoxhën mbi gjendjen politike të brendshme në Shqipëri ( Ditari I D.S. Çavakinit).
- Shënime nga biseda me Enver Hoxhën mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave (nga ditari i Molotovit).
- Shënime lidhur me bisedën me kryetarin e presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë Omer Nishani mbi arbitraritetin e organeve policore, mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe sovjeto-shqiptare (nga ditari i Çvakinit).
- Shënime nga biseda e J.V. Stalinit me Enver Hoxhën mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, politikën e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë.
- Bisedë me Sekretarin e Komitetit Qendrorë të PPSH, Mehmet Shehut, mbi problemin e Kosovës (nga ditari Çuvakinit).
Libri ka 92 faqe.