Jump to content

Ligji Kushtetues i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ligji kushtetues i Kosovës)
Ligji Kushtetues i KSA të Kosovës nga viti 1969.

Ligji Kushtetues i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës nga viti 1969 ishte një dokument i rëndësishëm që nisi rrugën e Kosovës drejtë një kushtetute të vërtetë dhe demokratike. Këto ndryshime erdhën si rezultat i demonstratave popullore të vitit 1968, të cilat sollën përmirësimin e statusit të Kosovës. Në vitin 1969 gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës serbokroate; u legalizua përdorimi i flamurit kombëtar si dhe u hoq fjala tendencioze "Metohia" nga emërtimi i Kosovës;[1] [2] ndërsa në nëntor 1969 Kuvendi i Kosovës shpalli ligjin për themelimin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë, i cili do të jetësohet më 15 shkurt 1970.

Më 24 shkurt të vitit 1969, Kuvendi i Kosovës, pas një diskutimi publik dy mujor, miratoi ”Ligjin Kushtetues të KSA të Kosovës”, i cili sillte një rinovim të konsiderueshëm të statutit krahinor të vitit 1963.[3] Ky ligj paraqiste aktin themelor politik-juridik të KSA të Kosovës, i cili për nga forma, përmbajtja teknika e nxjerrjes dhe qëllimi i tij, ishte i ngjashëm me kushtetutën.[4] Më 30 qershor të vitit 1971 në Kuvendin Federativ u miratuan projektamandamentet e mbetura (20-42) të Kushtetutës së RSFJ-ës. Për miratimin e tyre diskutimet publike zgjatën nga 29 marsi deri më 15 maj të vitit 1971, ku shqiptarët shprehën hapur përkrahjen e tyre ndaj amandamenteve të reja, ngase këto e përcaktonin krahinën si element kushtetues të Federatës. Ndër kërkesat e kosovarëve në diskutimet e mbajtura për ndryshimet kushtetuese ishin:

  1. Që të përcaktohej qartë funksioni legjislative i krahinave autonome,
  2. Që KSA e Kosovës në fushën e legjislacionit të plotë federativ të rregullonte disa çështje dhe marrëdhënie njësoj sikur republikat dhe
  3. Që Kosova të kishte kushtetutën dhe gjykatën e vet kushtetuese. [5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ https://plisi.org/shtetligj/noel-malcolm-pavaresi-kosoven/
  2. ^ https://www.evropaelire.org/a/26810974.html
  3. ^ Malcom, Noel, Kosova:një histori ë shkurtër, Koha, Prishtinë & Shtëpia e Librit, Tiranë, 2001, fq. 339
  4. ^ Historia e Popullit Shqiptar IV, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërorë dhe pas saj 1939-1990, Toena, Tiranë, 2008, 349
  5. ^ https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi?article=1297&context=etd