Ligji për Arsimin e Mesëm (RMV)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Informacionet nga MASH dhe https://www.wikiwand.com/sq/articles/Shkolla_e_mesme_komunale_e_Mjek%C3%ABsis%C3%AB_%E2%80%9CNikolla_Shtejn%E2%80%9D_%E2%80%93_Tetov%C3%AB (SHMKM. Nikolla Shtejn Tetovë)
SHMKM. Nikolla Shtejn – Tetovë
LIGJI PËR ARSIMIN E MESËM (Informata nga mon.gov.mk)[1]
TEKST I KONSOLIDUAR ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017 dhe 64/2018 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 229/2020). Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë: U.nr. 355/1995 prej 20 mars 1996, i shpallur në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 16/1996; U. nr. 210/2000 prej 16 maj 2001, i shpallur në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 44/2001; U. nr. 83/2003 prej 19 nëntor 2003, i shpallur në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 78/2003; U. nr. 31/2005 prej 15 qershor 2005, i shpallur në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 51/2005; U. nr. 102/2005 prej 21 dhjetor 2005, i shpallur në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 3/2006 dhe U. nr. 226/2008 prej 01 korrik 2009, i shpallur në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 88/2009. Ligj për arsim dhe trajnim profesional ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 71/2006 dhe 117/2008). Ligj për qendrën shtetërore të provimeve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 142/2008). Ligj për librat për arsim fillor dhe të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 98/2008). Ligj për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në shkolla fillore dhe të mesme ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 161/2019).
1. DISPOZITA THEMELORE
Neni 1
Me këtë ligj rregullohet organizimi, funksionimi dhe udhëheqja në arsimin e mesëm, si pjesë e sistemit të edukimit dhe arsimit.
Neni 2
Në arsimin e mesëm realizohen planet dhe programet për gjimnaz dhe arsim profesional.
Arsimi i mesëm realizohet në shkollat e mesme, të cilat organizohen si shkolla të mesme publike (shkollë e mesme komunale, përkatësisht shkollë e mesme e Qytetit të Shkupit dhe shkollë e mesme shtetërore) dhe shkollë e mesme private.
Shkollat e mesme shtetërore themelohen vetëm për realizimin e planeve dhe programeve për shkollim të mesëm të kategorive të caktuara të nxënësve për të cilat shteti ka interes të posaçëm.
Veprimtaria që realizohet në shkollën e mesme është me interes publik dhe kryhet si shërbim publik.
Shkolla e mesme ka cilësinë e personit juridik dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë.
Neni 3
Arsimi i mesëm është i detyrueshëm për çdo qytetar, me kushte të njëjta të përcaktuara me këtë ligj.
Arsimi i mesëm në shkollat e mesme publike është pa pagesë.
Nuk lejohen diskriminime të bazuara në gjini, rasë, ngjyrë të lëkurës, prejardhje nacionale dhe sociale, besim politik dhe fetar, pozitë pronësore dhe shoqërore.
Neni 4
Veprimtaria edukative - arsimore në shkollën e mesme zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik.
Për pjesëtarët e bashkësive, të cilët ndjekin mësim në gjuhë që ndryshon nga gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, puna edukative - arsimore zhvillohet në gjuhën dhe alfabetin e bashkësisë përkatëse në mënyrë dhe nën kushte të përcaktuara me këtë ligj.
Nxënësit nga paragrafi 2 i këtij neni detyrimisht e mësojnë edhe gjuhën maqedonase.
Në shkollat e mesme publike mësimi mund të zhvillohet edhe në njërën nga gjuhët e botës.
Në shkollat private mësimi mund të zhvillohet edhe në gjuhë të huaj.
Neni 5
Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi mund të pajisen me arsim të mesëm, në mënyrë dhe nën kushte të përcaktuara me këtë ligj.
Neni 6
Shkolla publike mund të realizojë veprimtari jashtë vendit, njëjtë sikur edhe në selinë e saj nën kushtet e përcaktuara me këtë ligj, ndërsa pas miratimit paraprak të marrë nga ministria kompetente për kryerje të punëve nga sfera e arsimit (në tekstin e mëtejshëm: Ministria).
Neni 7
Në shkollën e mesme ndalohet çfarëdo lloj i organizimit dhe veprimit politik dhe fetar.
Në shkollën e mesme nuk lejohet organizimi i arsimit fetar.
Në shkollën e mesme ndalohet vendosja e shenjave partiake dhe fetare.
Neni 8
Shkollat e mesme kanë vulë. Në mes të vulës është stema e Republikës së Maqedonisë, ndërsa anash emri i Republikës së Maqedonisë dhe emri i shkollës dhe vendi.
Neni 9
Zhvillimi i arsimit në shkollat shtetërore përcaktohet me program të cilin e sjell Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në përputhje me dokumentet zhvillimore të Republikës së Maqedonisë.
Neni 9-a
(1) Shkolla e mesme grumbullon, përpunon, ruan, dërgon dhe shfrytëzon të dhëna të përmbajtura në përmbledhjet e të dhënave në pajtim me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, për nevojat e bazës së integruar të të dhënave që e mban Ministria.
(2) Përmbledhjet e të dhënave nga paragrafi (1) i këtij neni mbahen për qëllimet si vijojnë:
- përparimin e proceseve dhe procedurave të nevojshme për menaxhim me resurse njerëzore, financa dhe infrastrukturën në shkollat e mesme,
- sigurimin e të dhënave me kohë, konsekuente, të plota dhe të sakta që do të paraqesin mbështetje të procesit të miratimit të vendimeve, zbatimit të politikës arsimore dhe planifikimit të reformave në arsimin e mesëm,
- sigurimin e të dhënave të domosdoshme për funksionim të nënsistemeve tjera (ditari elektronik, matura shtetërore, matura shkollore, provimi përfundimtar) në arsimin e mesëm dhe
- menaxhimin efikas me ndarjen e mjeteve në sistemin arsimor të decentralizuar, planifikimin e ndërtimit dhe rekonstruksionin e infrastrukturës shkollore dhe avancimin profesional të të punësuarve në shkollat e mesme.
Neni 9-b
Në shkollat e mesme mbahen përmbledhjet e të dhënave si vijojnë:
1) përmbledhja e të dhënave për nxënësit e regjistruar në shkollë të mesme,
2) përmbledhja e të dhënave për prindërit, përkatësisht tutorët e nxënësve të regjistruar në shkollë të mesme dhe
3) përmbledhja e të dhënave për të punësuarit në shkollë të mesme.
Neni 9-v
(1) Përmbledhja e të dhënave për nxënësit e regjistruar në shkollë të mesme nga neni 9-b pika 1 e këtij ligji i përfshin: NUAQ, mbiemrin, emrin e babait dhe emrin e nxënësit, datëlindjen dhe vendlindjen, gjininë, përkatësinë e bashkësisë, gjuhën amtare të nxënësit, adresën, vendbanimin, telefonin për kontakt, e-mail adresën, nevojën e posaçme arsimore, statusin e nxënësit (i rregullt/me korrespodencë).
(2) Përmbledhja e të dhënave për të dhënat e prindërve, përkatësisht tutorëve të nxënësve të regjistruar në shkollë të mesme nga neni 9-b pika 2 e këtij ligji, i përfshin: farefisninë me nxënësin, emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe vendlindjen, gjininë, përkatësinë e bashkësisë, adresën dhe vendbanimin, telefonin për kontakt, e-mail adresën, shkallën e arsimit.
(3) Përmbledhja e të dhënave për të punësuarit në shkollë nga neni 9-b pika 3 e këtij ligji përfshinë: NUAQ, mbiemrin, emrin e babait dhe emrin e të punësuarit, gjininë, përkatësinë e bashkësisë, datëlindjen dhe vendlindjen, adresën, vendbanimin, komunën, adresën dhe vendbanimin e përkohshëm, shtetësinë, llojin dhe shkallën e arsimit, fakultetin/shkollën e fundit të mbaruar, përvojën paraprake të punës, kategorinë e të punësuarit, vendin e punës me fondin e orëve, telefonin për kontakt, numrin e telefonit zyrtar, e-mail adresën, llojin e transportit deri te vendi i punës, të cilin e shfrytëzon i punësuari, invaliditetin, njësinë rajonale të FSSH-së, numrin e SPIM, datën e punësimit, datën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, bazën për ndërprerje të marrëdhënies së punës, statusin e të punësuarit (në kohë të pacaktuar/kohë të caktuar).
(4) Të dhënat personale nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni, shkolla e mesme i merr nga prindërit/tutorët e nxënësve, kurse të dhënat personale nga paragrafi (3) i këtij neni i merr nga të punësuarit në shkollë.
Neni 9-g
(1) Prindi apo i punësuari në shkollë në rast të ndryshimit të të dhënave detyrohet ta njoftojë shkollën në afat prej shtatë ditësh nga dita e ndryshimit të shkaktuar, kurse shkolla detyrohet që në afat prej tri ditësh ta kryejë ndryshimin në përmbledhjen e të dhënave.
(2) Prindi apo i punësuari në shkollë kanë të drejtë qasjeje në të dhënat personale të përmbajtura në nenin 9-b të këtij ligji, si dhe të marrin kopje apo ta kopjojnë informatën për të dhënën personale.
(3) Prindi apo i punësuari në shkollë kanë të drejtë të kërkojnë korrigjim të të dhënës personale, me parashtrim të kërkesës me shkrim në shkollë.
(4) Shkolla detyrohet që në afat prej 30 ditësh të bëjë korrigjim dhe ta njoftojë prindin, përkatësisht të punësuarin në shkollë për korrigjimin e bërë.
Neni 9-d
(1) Drejtori i shkollës së mesme nga radhët e të punësuarve në shkollë autorizon person, përkatësisht persona për përpunimin e të dhënave personale nga neni 9-v i këtij ligji.
(2) Personat nga paragrafi (1) i këtij neni e kanë për detyrim që të dhënat personale t’i mbajnë të fshehta. Në të dhënat personale qasje mund të kenë edhe persona tjerë profesionalë të autorizuar nga ministri, të cilëve u nevojiten këto të dhëna për realizim të maturës shtetërore, maturës shkollore, provimit përfundimtar dhe ditarin elektronik, në pajtim me ligjin.
Neni 9-gj
Për qëllimet e hulumtimeve shkencore dhe përgatitjes së analizave statistikore, të dhënat personale mund të shfrytëzohen, publikohen dhe ruhen, por jo në formë e cila mundëson identifikimin e personit me të cilin kanë të bëjnë të dhënat.
Neni 9-e
(1) Përmbledhja e të dhënave për nxënësit dhe përmbledhja e të dhënave për prindërit, përkatësisht tutorët e nxënësve, që i mban shkolla e mesme ruhen një vit pas përfundimit të shkollës së mesme të nxënësit, përkatësisht një vit pas çregjistrimit të tyre nga shkolla e mesme.
(2) Përmbledhja e të dhënave për të punësuarit që e mban shkolla e mesme ruhet deri në ndërprerjen e marrëdhënies së punës së të punësuarit në shkollën e mesme.
Neni 9-zh
Mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, personat që janë të autorizuar t’i shfrytëzojnë të dhënat e përmbajtura në përmbledhjet individuale të të dhënave personale nga neni 9-d i këtij ligji, kriteret sipas të cilave përcaktohet niveli i qasjes së personave që janë të autorizuar t’i përpunojnë të dhënat personale, masat teknike dhe organizative për sigurim të fshehtësisë dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale, mënyrën e asgjësimit pas kalimit të afatit të ruajtjes së të dhënave personale dhe masat tjera, i përcakton ministri.
Neni 9-z
Në ministri vendoset sistemi i informimit "Observatori i shkathtësive" (në tekstin e mëtejmë: Observatori i shkathtësive) në të cilin evidentohet përmbledhja e të dhënave për nxënësit.
Përmbledhja e të dhënave sipas paragrafit 1 të këtij neni evidentohet për këto qëllime:
- sigurimin e informacioneve në lidhje me programet që i ofron arsimi i mesëm, si dhe arsimi i mesëm për të rritur;
- përkrahjen e zhvillimit të politikës nëpërmjet sigurimit të prapavijës adekuate analitike dhe informative të institucioneve të arsimit të mesëm, programeve dhe performancave të tyre;
- ndihmën e nxënësve në zgjedhjen e profesionit dhe shkollave adekuate dhe institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim të rritjes së mundësisë për punësimin e tyre të ardhshëm,
- lehtësimin e harmonizimit të kërkesës së fuqisë punëtore dhe programeve të trajnimit në nivel lokal dhe në atënacional dhe;
- qasjen në informata për punësim në profesione të caktuara, koha e parashikuar të pritjes për punësim, niveli i të ardhurave sipas profilit arsimor etj.
Neni 9-x
Të dhënat për nxënësit lidhur me nevojat e Observatorit të shkathtësive sigurohen nga sistemet e informacionit të ministrisë, sistemit të informacionit për menaxhimin arsimor (SIMA), ditarit elektronik (e-ditari) dhe sistemit elektronik për punën administrative të shkollave (SEPASH), siç vijon: NUAQ, emri, mbiemri, gjinia, emri i shkollës fillore, data e regjistrimit, data e çregjistrimit, data e përfundimit, kohëzgjatja e vitit shkollor, përkatësia e bashkësisë, viti shkollor, datëlindja.
Përmbledhja e të dhënave për nxënësit, të grumbulluara për nevojat e Observatorit të shkathtësive ruhen tre vjet pas grumbullimit të tyre në sistemin e informacionit të ministrisë, në pajtim me rregullat e sferës së mbrojtjes së të dhënave personale.
Neni 9-i
Për nevojat e ministrisë, të dhënat në Observatorin e shkathtësive sigurohen nga këto institucione:
- Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut (NUAQ, emri, mbiemri, gjinia, përkatësia e bashkësisë, përvoja e punës, data e punësimit të parë, punëdhënësi paraprak, punëdhënësi aktual, rroga mujore),
- Drejtoria e të Hyrave Publike (NUAQ, emri, mbiemri, gjinia, përkatësia e bashkësisë, niveli i rrogës mujore),
- Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut (NUAQ, emri, mbiemri, përkatësia e bashkësisë, gjinia, status-kodi (i punësuar, i papunësuar, status i panjohur), data e punësimit të fundit, rroga mujore, veprimtaria e kompanisë, emri i kompanisë, vendi i punës (kodet),
- institucionet e akredituara të arsimit të lartë (NUAQ, emri, mbiemri, gjinia, emri i fakultetit, emri i universitetit, cikli i studimeve (diplomike, pasdiplomike, të doktoraturës), data e regjistrimit, data e çregjistrimit, data e diplomimit, titulli pas diplomimit, gjinia, kohëzgjatja e studimeve, klasifikimi i sferave shkencore të hulumtimit, plani mësimor, përkatësia e bashkësisë, viti akademik),
- Qendra e Arsimit të të Rriturve (të dhënat statistikore),
- Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale (të dhënat statistikore),
- Qendra e Arsimit dhe e Trajnimit Profesional (të dhënat statistikore) dhe
- Enti Shtetëror i Statistikës (të dhënat statistikore).
Neni 9-j
Observatori i shkathtësive është sistem i informacionit me ueb-portal të bazuar, të cilin e udhëheq dhe administron ministria.
Për qëllimet e theksuara në nenin 9-z paragrafi 2 të këtij ligji, qasje në raportet statistikore dhe qasje në raportet publikisht të arritshme mund t'u sigurohet:
- shkollave fillore,
- shkollave të mesme,
- Ministrisë së Punës dhe të Politikës Sociale,
- Qendrës së Arsimit të të Rriturve,
- Qendrës së Arsimit dhe të Trajnimit Profesional,
- Entit Shtetëror të Statistikës,
- Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
- institucioneve të akredituara të arsimit të lartë.
II. THEMELIMI DHE NDËRPRERJA E PUNËS SË SHKOLLAVE TË MESME
Neni 10
(1) Shkollë të mesme komunale mund të themelojë komuna.
(2) Vendim për themelimin e shkollës së mesme komunale merr këshilli i komunës me mendimin të marrë paraprakisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë (në tekstin e mëtejmë: Qeveria).
(3) Shkollë të mesme të Qytetit të Shkupit mund të themelojë këshilli i Qytetit të Shkupit.
(4) Vendim për themelimin e shkollës së mesëm të Qytetit të Shkupit merr këshilli i Qytetit të Shkupit me propozimin e këshillit të komunës, kurse pas mendimit të marrë paraprakisht nga Qeveria.
(5) Shkollë të mesme shtetërore themelon Qeveria.
(6) Shkollë të mesme private mund të themelojë personi juridik dhe personi fizik i huaj dhe i vendit në bazë të lejes, në pajtim me këtë ligj.
(7) Komuna, Qyteti i Shkupit, përkatësisht Qeveria mund të themelojë edhe shkollë publike ndërkombëtare në të cilën realizohen plane dhe programe mësimore në ndonjërën prej gjuhëve botërore (anglisht, frëngjisht, gjermanisht), që me propozim të Byrosë, përkatësisht Qendrës për Arsimim Profesional dhe Trajnim, i përcakton ministri.
Neni 11
Shkolla e mesme mund të themelohet, nëse:
- ekzistojnë nevoja të komunës, qytetit të Shkupit, përkatësisht shtetit për kuadro të llojit të caktuar,
- janë miratuar plane dhe programe mësimore për punë edukativo-arsimore,
- janë siguruar hapësira dhe pajisje adekuate për realizimin e arsimit të mesëm,
- me plan financiar është siguruar niveli i qëndrueshëm i financimit të së paku një gjenerate të nxënësve në shkollë,
- është siguruar numri i nevojshëm i personave që i plotësojnë kushtet e përcaktuara për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesionalë në arsimin e mesëm, të cilët kanë dhënë deklaratë se do të paraqiten në shpalljen publike dhe do të themelojnë marrëdhënie pune, nëse në shpalljen publike do të zgjidhen dhe
- janë të plotësuara edhe kushte tjera të cilat janë të përcaktuara me normat dhe standardet për themelimin e shkollës së mesme, për kryerje të arsimimit të mesëm.
Kushtet nga paragrafi 1 alinetë 2, 3, 4, 5 dhe 6 të këtij neni, vlejnë edhe gjatë themelimit të shkollës së mesme private.
Normat dhe standardet nga paragrafi 1 alineja 6 të këtij neni për themelimin e shkollës së mesme, i miraton ministri kompetent për kryerjen e punëve nga sfera e arsimit (në tekstin e mëtutjeshëm: ministri), me propozim të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
Neni 11-a
Përveç kushteve të përcaktuara në nenin 11 të këtij ligji, për themelimin e shkollës së mesme private, themeluesi duhet të parashtrojë garanci bankare se do të jetë në gjendje që t'i kompensojë mjetet të cilat nxënësit i kanë paguar në shkollën e mesme private, e cila e ka ndërprerë punën dhe shpenzimet tjera të cilat do t'i kenë nxënësit për transferim në shkollë tjetër të mesme në vend.
Lartësinë e garancisë bankare nga paragrafi 1 i këtij neni, e përcakton ministri, varësisht nga numri i paraleleve të propozuara në elaboratin për themelim, si dhe nga lartësia e kompensimit e cila paguhet për shkollim.
Themeluesi i shkollës së mesme private me kërkesën për leje për themelimin e shkollës së mesme private, parashtron edhe plane dhe programe mësimore, të harmonizuara me Konceptin e maturës shtetërore, maturës shkollore dhe provimit përfundimtar.
Neni 11-b
Procedura për themelimin e shkollës së mesme, fillon me dorëzimin e kërkesës për leje për themelim të shkollës së mesme, me elaborat për themelim dhe propozim-akt themelues për themelimin e shkollës së mesme.
Neni 11-v
Elaborati për themelim të shkollës së mesme i përmban kryesisht: të dhënat e themeluesit, llojin, përkatësisht llojet e arsimit të mesëm që do të realizohen në shkollën e mesme, planet dhe programet mësimore, emrin, numrin e paraleleve, kushtet hapësinore dhe pajisjet për realizimin e arsimit të mesëm, burimin e mjeteve financiare për kryerje të arsimit të mesëm, mundësinë për të siguruar numër të nevojshëm të arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, të cilët mund të punësohen në shkollë të mesme dhe planin për mënyrën me të cilën do të plotësohen kushtet tjera të cilat janë të përcaktuara me normativat dhe standardet për themelim të shkollës së mesme.
Kërkesa për leje për themelim të shkollës së mesme, me elaboratin për themelim të shkollës së mesme dhe propozim-aktin për themelim të shkollës së mesme, dorëzohen në Ministri.
Për përcaktimin e plotësimit të kushteve nga nenet 11 dhe 11-a të këtij ligji, ministri formon komision të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Për planet dhe programet mësimore nga paragrafi 1 i këtij neni, jep mendim Byroja për Zhvillim të Arsimit, gjegjësisht Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional.
Neni 12
Vendim për dhënie të lejes për themelim të shkollës së mesme private, miraton Qeveria pas mendimit paraprak nga Ministria, Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në nenin 11 paragrafi 1 alinetë 2, 3, 4, 5 dhe 6, si dhe kushtet nga neni 11-a të këtij ligji.
Neni 13
Me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për dhënie të miratimit për themelim të shkollës së mesme private përcaktohet:
- fusha edukative-arsimore, përkatësisht lloji i arsimit të mesëm për të cilin themelohet shkolla private;
- kuadri i nevojshëm, pajisja, hapësira sipas standardeve dhe normave pedagogjike;
- numri i nxënësve;
- gjuha në të cilën do të zhvillohet mësimi;
- programi i veprimtarisë edukative-arsimore dhe
- fillimi i punës së shkollës private.
Neni 13-a
Pas miratimit të vendimit për dhënie të lejes për themelimin e shkollës së mesme private, themeluesi miraton akt themelues sipas propozim-aktit themelues nga neni 11-b i këtij ligji, i cili është parashtruar me kërkesën për leje për themelim të shkollës së mesme private.
Neni 14
Leja mund të ndryshohet ose zgjerohet në rast kur themeluesi kërkon ndryshim të llojit të arsimit të mesëm ose zgjerim të programit për veprimtari edukative-arsimore.
Neni 15
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mund ta merr lejen pas propozimit të Ministrisë, nëse:
- themeluesi themelon shkollë private në kundërshtim me aktin për miratim nga neni 13 dhe
- vërtetohet se shkolla private më nuk i përmbush kushtet nga neni 11 paragrafi 1 alinetë 2, 3, 4, 5 dhe 6 të këtij ligji ose nuk i zbaton dispozitat nga ky ligj dhe aktet nënligjore që dalin prej tij.
Leja mund të ndërpritet edhe me kërkesë të themeluesit.
Neni 15-a
Kur themeluesi do të konfirmojë se ka pushuar nevoja për shkollën e mesme private, ose nuk është në gjendje që ta financojë veprimtarinë e saj, për shkaqet e njofton organin udhëheqës të shkollës së mesme private dhe bashkëthemeluesit ose bashkëpronarët tjerë, ose aksionarët kur themelues është person juridik, dhe u jep afat prej më së paku 30 ditësh, që të vendosin nëse shkolla e mesme private do të vazhdojë të punojë duke siguruar burime të veta të mjeteve financiare, përkatësisht nëse financimin e shkollës së mesme private do ta ndërmarrë njëri nga bashkëthemeluesit, nëse shkollën e mesme private e kanë themeluar dy apo më shumë themelues, ose dikush nga bashkëpronarët ose nga aksionarët, nëse themelues i shkollës së mesme private është një person juridik.
Nëse organi udhëheqjes, përkatësisht bashkëthemeluesi, bashkëpronari ose aksionari nga paragrafi 1 i këtij neni, e njofton themeluesin se nuk ekzistojnë kushte për kryerjen e veprimtarisë edukative-arsimore me financim nga burimet e veta, ose me mjete të njërit prej themeluesve, përkatësisht bashkëpronarëve ose aksionarëve, themeluesi miraton vendim për ndërprerje të shkollës së mesme private. Në vendim, themeluesi është i obliguar që ta përcaktojë mënyrën se si nxënësit do ta vazhdojnë arsimin e mesëm.
Nëse mjetet që themeluesi i ka siguruar për realizimin e garancive të dhëna, nuk mjaftojnë për realizimin e të drejtës së nxënësve që ta vazhdojnë shkollimin, themeluesi përgjigjet për plotësimin e garancive të dhëna, në mënyrë të pakufizuar me të gjithë pronën e tij.
Pas miratimit të vendimit për ndërprerje, përkatësisht heqje të lejes për themelim të shkollës së mesme private, Ministria miraton aktvendim për shlyerjen e saj nga Regjistri Qendror për Shkolla të Mesme dhe parashtron kërkesë për shlyerje të shkollës së mesme private nga Regjistri Qendror.
Në rast ndërprerjeje të shkollës së mesme private, kur plotësohet kushti nga paragrafi 2 i këtij neni, ose kur është hequr leja për themelimin e shkollës së mesme private, Ministria miraton aktvendim me të cilin do të sigurojë përfundimin e vitit shkollor për nxënësit e shkollës së mesme private e cila është në likuidim, ose transferimin e nxënësve në shkollë tjetër të mesme në vend. Me aktvendimin do të aktivizohet edhe garancia bankare që e ka dhënë themeluesi që të mund të kompensohen mjetet të cilat nxënësit i kanë paguar në shkollën e mesme private e cila e ka ndërprerë punën dhe shpenzimet tjera që do t'i kenë nxënësit për kryerjen e vitit shkollor, ose transferim në shkollë tjetër të mesme.
Neni 16
Shkolla e mesme private mund të ndërpritet me falimentim, në pajtim me Ligjin për falimentim.
Garancia bankare që në pajtim me këtë ligj e jep themeluesi i shkollës së mesme private, nuk hyn në masën falimentuese dhe shfrytëzohet ekskluzivisht për dedikimin që jepet, në pajtim më këtë ligj.
Nëse mjetet nga garancia, që në pajtim me këtë ligj i ka dhënë themeluesi i shkollës së mesme private dhe mjetet nga masa falimentuese, nuk janë të mjaftueshme për kompensim të mjeteve që nxënësit i kanë paguar në shkollën e mesme private e cila e ka ndërprerë punën, dhe të shpenzimeve tjera që do t'i kenë nxënësit për transferim në shkolla tjera në vend, themeluesi përgjigjet në mënyrë të pakufizuar me të gjithë pronën e tij, në pajtim me Ligjin për falimentim dhe Ligjin për institucionet.
Neni 17
Rrjetin e shkollave të mesme publike e përcakton Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozimin e komunave dhe të Qytetit të Shkupit.
Neni 18
Themeluesi është i obliguar gjatë themelimit të shkollës publike të formojë komision, i cili në përputhje me këtë ligj, kryen përgatitje për punën e shkollës.
Neni 19
(1) Shkolla e mesme mund të fillojë me punë pasi që Ministria do të miratojë aktvendim për verifikimin e arsimit të mesëm.
(2) Ministria, në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për verifikimin e shkollës së mesme, miraton aktvendim me të cilin vendos për kërkesën për verifikimin e shkollës së mesme (në tekstin e mëtejmë: aktvendim për verifikim).
Neni 19-a
(1) Shkollat e mesme pas marrjes së aktvendimit për verifikim regjistrohen në Regjistrin Qendror të shkollave të mesme të cilin e mban Ministria në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative.
(2) Çdo komune për rajonin e vet mban regjistër të shkollave të mesme komunale në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative.
(3) Të dhënat nga regjistrat e komunave dorëzohen në Regjistrin Qendror.
(4) Rregullat më të përafërta për mënyrën e verifikimit të shkollës së mesme në tërësi, përkatësisht të një pjese të saj dhe për mënyrën e mbajtjes së regjistrave i miraton ministri.
Neni 20
Shkolla e mesme ndalon me punë nëse nuk zbatohen dispozitat nga ky ligj dhe aktet nënligjore që dalin prej tij.
Procedurën për ndërprerje të punës së shkollës së mesme shtetërore e ngritë dhe udhëheqë Ministria, me propozim të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Procedurën për ndërprerjen e punës së shkollës së mesme komunale e ngrit dhe zhvillon komuna, përkatësisht Qyteti i Shkupit, me propozimin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe me pëlqimin e Ministrisë.
Themeluesi i shkollës publike sjell akt për ndërprerje të punës së shkollës së mesme dhe ai është i obliguar nxënësve t'u sigurojë vazhdim të arsimit në llogari të themeluesit
Shkolla publike pas sjelljes së aktit për ndërprerje të punës fshihet nga regjistrat.
Akti për ndërprerje të punës së shkollës së mesme publikohet në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë", ndërsa për shkollat e mesme komunale edhe në gazetën zyrtare të komunës, përkatësisht Qytetit të Shkupit.
Themeluesi pas marrjes së aktit për ndërprerjen me punë të shkollës së mesme, në afat prej tri ditësh nga dita e miratimit të aktit, e informon Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë për shlyerje nga regjistri.
III. VEPRIMTARIA EDUKATIVE-ARSIMORE NË ARSIMIN E MESËM
Neni 21
(1) Me planet mësimore (në tekstin e mëtejmë: plane) dhe programet mësimore (në tekstin e mëtejshëm: programe) rregullohen qëllimet, sferat mësimore, temat dhe përmbajtjet, standardet arsimore dhe profili i arsimtarit i cili e realizon mësimin.
(2) Programet përpunohen sipas modelit të programeve të cilat i miraton ministri me propozimin e Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional. Në model përcaktohet edhe fleksibiliteti në realizimin e lëmenjve dhe temave mësimore.
(3) Me planet dhe programet nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohen edhe format tjera të veprimtarisë edukative-arsimore.
(4) Me programet mësimore përcaktohet shfrytëzimi i obligueshëm i teknologjive informatike-komunikuese në shkollë, për realizimin e punës edukativo-arsimore.
Neni 22
Planet dhe programet për shkollat publike i propozon Byroja për Zhvillim të Arsimit, ndërsa i miraton ministri.
Plane dhe programe nga paragrafi 1 i këtij neni mund të propozojnë komunat, përkatësisht Qyteti i Shkupit, shkollat, ndërmarrjet, institucionet dhe personat tjerë juridik për përmbushjen e nevojave të tyre të veçanta (rikualifikime, kualifikime plotësuese dhe ngjashëm).
Neni 23
Puna edukative-arsimore në shkollat e mesme realizohet në vite shkollore.
Viti shkollor në shkollat e mesme sipas rregullës fillon me 1 shtator, ndërsa përfundon me 31 gusht vitin e ardhshëm.
Në përjashtim të paragrafit 2 të këtij neni,në kushtet e rrethanave të jashtëzakonshme (ekzistimi i përcaktuar i gjendjes së krizës, epidemi e shpallur, përkatësisht pandemi, zjarre, përmbytje ose fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore), viti shkollor mund të fillojë dhe të përfundojë edhe në kohë të ndryshme nga koha e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, për të cilën vendos Qeveria.
Vendimi i qeverisë nga paragrafi 3 i këtij neni mund t’i referohet tërë territorit të republikës ose të një pjese të tij.
Rregulla më të përafërta për organizimin e vitit shkollor në shkollat publike sjell ministri.
Neni 24
Shkolla e mesme është e obliguar ta realizojë fondin vjetor të orëve mësimore të përcaktuara me planet dhe programet.
Neni 24-a
(1) Për zhvillimin e interesave të ndryshme të nxënësve shkolla e mesme organizon ekskursione që janë përcaktuar me programin vjetor për punën e shkollës.
(2) Nxënësit në ekskursionet e shkollës përfshihen vullnetarisht.
(3) Për nxënësit që tregojnë sukses të veçantë për lëndë të caktuara organizohen gara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror.
(4) Garat i organizojnë shoqatat e akredituara të arsimtarëve.
(5) Shoqatat e mësimdhënësve duhet të akreditohen nga Ministria, me propozim të komisionit për akreditim të shoqatave të mësimdhënësve të formuar nga ministri, në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për akreditim të garave të nxënësve.
(6) Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, nga të cilët nga dy janë përfaqësues të Ministrisë, Byrosë dhe Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe një përfaqësues nga sindikata shumicë e arsimtarëve. Një anëtar i komisionit është kryetar, të cilin e emëron ministri.
(7) Kriteret themelore për akreditim të shoqatave të arsimtarëve për organizim të garave janë: garat e nxënësve të organizohen nga arsimtarët të cilët realizojnë mësim për lëndë të caktuar mësimore (lëndë të ngjashme ose sferë shkencore të cilës i takon lënda mësimore), shoqatat e arsimtarëve të jenë të regjistruara si shoqatë së paku tre vjet deri në ditën kur aplikojnë për organizim të garave dhe të sigurojë organizim të garave në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë në të gjitha gjuhët mësimore.
(8) Shoqata e mësimdhënësve për marrjen e akreditimit për organizimin e garave nga Ministria parashtron kërkesë në dokumentacionin e radhës në shtojcë, edhe atë:
- dokument për regjistrimin e veprimtarisë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë,
- gjendje rrjedhëse te shoqatës së mësimdhënësve të lëshuar nga Regjistri Qendror,
- bilanc të gjendjes dhe bilanc të suksesit të shoqatës së mësimdhënësve të lëshuar nga Regjistri Qendror,
- status te shoqatës së mësimdhënësve,
- rregullore për organizimin e garave të shoqatës së mësimdhënësve dhe
- kalendar trevjeçar për zbatimin e garave për nxënësit e shkollave fillore në të cilat do të përfshihen lëndët mësimore, periudha kohore për realizimin e garave dhe mësimdhënësit përgjegjës të cilët do të përfshihen në organizimin dhe realizimin e çdo gare.
(9) Formularin e kërkesës nga paragrafi (8) i këtij neni dhe dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e akreditimit për organizimin e garave i përcakton ministri kompetent për punët nga sfera e arsimit në pajtim me ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
(10) Personi i autorizuar zyrtar i Komisionit i cili e mban procedurën nga paragrafi (5) i këtij neni është i obliguar ne afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për akreditim për organizimin e garave, me detyrë zyrtare ta kërkoje dokumentacionin nga paragrafi (8) alinetë 1, 2 dhe 3 të këtij neni për të cilën organi kompetent mban evidencë zyrtare.
(11) Personi i autorizuar zyrtar nga organi kompetent publik nga i cili është kërkuar dokumenti nga paragrafi (8) alinetë 1,2 dhe 3 të këtij neni është i obliguar ta dorëzojë dokumentacionin e kërkuar në afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
(12) Për vendin e parë të fituar në gara në nivel shtetëror nxënësit dhe arsimtarit të tij u ndahet shpërblim me para, lartësinë e të cilit e përcakton ministri, me propozim të komisionit nga paragrafi (6) i këtij neni.
(13) Nëse është fituar vendi i parë në garë në nivel shtetëror nga një grup nxënësish, nxënësve dhe mësimdhënësit të tyre u ndahet shpërblim në para, lartësinë e të cilit e përcakton ministri, me propozim të komisionit nga paragrafi (6) i këtij neni.
(14) Lartësia e shpërblimit me para nga paragrafi (12) i këtij neni është në shumë deri në më së shumti 50% nga neto rroga mesatare e paguar për të punësuar në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit.
(15) Lartësia e shpërblimit në para nga paragrafi (12) i këtij neni për grupin e nxënësve është në shumë më së shumti deri në një rrogë e gjysmë neto mesatare të paguar për punëtor në Republikën e Maqedonisë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit dhe paguhet në mënyrë që shpërblimi u ndahet të gjithë nxënësve në grup në shumë të barabartë, ndërsa mësimdhënësit në shumë prej më së shumti 50% nga neto rroga mesatare e paguar për punëtor në Republikën e Maqedonisë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit.
(16) Kërkesat e nxënësit, përkatësisht e mësimdhënësit të tij për pagesën e çmimit me para për vendin e parë të fituar në garë në nivel shtetëror në vitin shkollor, dorëzohen në Ministri më së voni deri më 31 dhjetor në vitin rrjedhës kur është organizuar gara.
(17) Mënyrën dhe kriteret më të përafërta të organizimit dhe realizimit të garave të nxënësve për lëndë të caktuara në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror i përcakton ministri, me propozim të Byrosë dhe Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim.
(18) Mënyrën e realizimit të ekskursioneve shkollore të nxënësve i përcakton ministri, me propozim të Byrosë.
Neni 24-b
(1) Ministria, për vendin e zënë të parë, të dytë ose tretë në gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore, nxënësit dhe arsimtarit që e ka përgatitur nxënësin, ndarazi u jep shpërblim me para në shumë prej 50% të neto pagës mesatare të paguar për punëtor në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit për vendin e parë të fituar, 40% për vendin e dytë të fituar dhe 30% për vendin e tretë të fituar.
(2) Me gara ndërkombëtare nga paragrafi (1) i këtij neni nënkuptohet gara në të cilën marrin pjesë nxënës prej së paku dhjetë shteteve të ndryshme.
(3) Ministria për medaljen e artë, të argjendtë apo të bronztë të fituar në njërën nga 13 olimpiadat shkencore ndërkombëtare (International Science Olympiad), nxënësit dhe mësimdhënësit që e ka përgatitur nxënësin për olimpiadë, veçmas u ndan shpërblim me para në shumë prej 12.000 denarë në muaj për medaljen e artë të fituar, 10.000 denarë në muaj për medaljen e argjendtë të fituar dhe 8.000 denarë në muaj për medaljen e bronztë të fituar. Shpërblimi me para paguhet për periudhën prej 12 muajsh.
(4) Për ndarjen e shpërblimit me para nga paragrafët (1) dhe (3) i këtij neni, Ministria shpall thirrje publike një herë në vit.
(5) Ministria, në bashkëpunim me Qendrën për Arsim dhe Trajnim Profesional, mund të organizojë zgjedhje për nxënës më të mirë në profesion nga vitet e fundit të arsimimit në arsimin profesional.
(6) Nxënësit i cili është zgjedhur për nxënës më të mirë në profesion nga vitet e fundit të arsimimit në arsimin profesional dhe arsimtarit i cili e ka përgatitur nxënësin për garë, Ministria ndarazi u ndan shpërblim me para në shumë prej 50%, të rrogës neto mesatare të paguar për punëtor në Republikë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit.
(7) Mënyrën e zgjedhjes së nxënësit më të mirë nga vitet e fundit të arsimit në arsimin profesional e përcakton ministri, me propozim të Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional.
Neni 24-v
(1) Shkollat mund të organizojnë aktivitete që kontribuojnë për zhvillimin dhe përparimin e multikulturalizmit, integrimit dhe tolenacës ndëretnike.
(2) Kriteret themelore sipas të cilave duhet të organizohet një aktivitet konkret nga paragrafi (1) i këtij neni konsiderohet aktiviteti që ka për qëllim interaksionin, përkatësisht integrimin e grupeve pjesëmarrëse të përziera etnike/gjuhësore, grupeve pjesëmarrëse të balancuara sipas përkatësisë etnike, gjinisë dhe moshës, interaksionin ndërmjet pjesëmarrësve nga grupet e ndryshme etknike/gjuhësore (gjatë kohës së aktivitetit nxënësit e njërës gjuhë mësimore/njërit grup etnik kontaktojnë me nxënësit e gjuhës tjetër mësimore/grupit tjetër etnik, shfrytëzimit të të gjuha gjuhëve të përfaqësuara, trajtimit të barabartë të pjesëmarrësve nga të gjitha grupet etnike/gjuhësore, arritjes së qëllimeve konkrete dhe të përbashkëta (produkteve të prekshme/të dukshme) me pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive të përfaqësuara etnike.
(3) Mjetet për realizimin e të gjitha aktiviteteve sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, buxhetet e komunave përkatësisht të Qytetit të Shkupit dhe nga burimet tjera (donacionet, legatet, dhuratat, etj.), kurse shfrytëzohen me dedikim.
(4) Për ndarjen e mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga paragrafi (1) i këtij neni, Ministria shpall thirrje publike në faqen e internetit të Ministrisë, një herë në vjet në muajin tetor.
(5) Për ndarjen e mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga paragrafi (1) i këtij neni, ministri formon Komision të përbërë prej dy përfaqësuesve të Ministrisë dhe nga një përfaqësues të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Lartësia e mjeteve për shkollë arrin më së shumti deri më 30.000 denarë.
Neni 25
Puna edukativo-arsimore nuk guxon të ndërpritet gjatë vitit mësimor, përveç në rastet e rrethanave të jashtëzakonshme sipas nenit 23 paragrafi 3 të këtij ligji, për çfarë vendos qeveria dhe e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimit të mësimit deri në fund të vitit shkollor, por jo më pak se 100 ditë mësimi, sipas programeve të shkurtuara mësimore, të cilat me propozimin e Byrosë dhe Qendrës së Arsimit dhe të Trajnimit Profesional, i përcakton ministri.
Në rast të ndërprerjes së punës edukative-arsimore për shkak të grevës, drejtori i shkollës së mesme, me pëlqim paraprak nga kryetari i komunës, e për shkollat e mesme shtetërore nga ministri, obligohet që ta sigurojë realizimin e punës edukative-arsimore me zëvendësimin e të punësuarve, gjatë kohë zgjatjes së grevës.
Neni 25-a
Në kushtet e rrethanave të jashtëzakonshme sipas nenit 23 paragrafi 3 të këtij ligji, në shkollë të mesme mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve ose nëpërmjet mësimit në largësi, me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik, në mënyrë sipas nenit 25 paragrafi 1 të këtij ligji.
Mjetet për komunikim elektronik, në kuptimin e këtij ligji, janë mjete të cilat sigurojnë realizimin e mësimit pa prani të përbashkët fizike të pjesëmarrësve në procesin mësimor.
Në shkollë të mesme, në kushtet sipas paragrafit 1 i këtij neni, kur mësimi është organizuar nëpërmjet mësimit në distancë, mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nëse janë plotësuar kriteret dhe kushtet në pajtim me protokollet dhe planet për mbajtjen e mësimit për llojin adekuat të shkollës së mesme, të miratuara nga qeveria në pajtim me ligjin, gjendjen epidemiologjike dhe gjendjen tjetër në rajonin e komunës ku gjendet shkolla, numri i nxënësve në paralele dhe kushtet sanitare hapësinore dhe higjienike në shkollë, në mënyrën sipas nenit 25 paragrafi 1 të këtij ligji.
Neni 26
Në shkollën e mesme mësim nuk zhvillohet gjatë kohës së pushimit të nxënësve dhe në ditën e shkollës.
Me 24 Maj - Dita e Shën. Kirilit dhe Metodit në shkollat e mesme organizohen manifestime kulturore, sportive dhe tjera dhe atë ditë nuk zhvillohet mësim.
Pjesëtarët e bashkësive, të cilët ndjekin mësim në gjuhë që ndryshon nga gjuha maqedonase, e kremtojnë ditën tradicionale të arsimit të bashkësisë përkatëse me manifestime kulturore dhe të tjera.
Mësimi në shkollat e mesme nuk zhvillohet gjatë kohë së festave shtetërore dhe festave tjera të caktuara me ligj.
Neni 27
Ora mësimore në shkollat publike zgjat 45 minuta, ndërsa për mësimin praktik dhe ushtrimet në ndërmarrje, institucione dhe shitore, sipas rregullës, zgjat 60 minuta.
Me përjashtim të paragrafit 1 të këtij neni, në kushtet e rrethanave të jashtëzakonshme sipas nenit 23 paragrafi 3 të këtij ligji, ora mësimore dhe ora e mësimit praktik mund të zgjasë më shkurt, për çfarë vendos qeveria.
Neni 28
Veprimtaria edukative - arsimore në shkollat e mesme organizohet dhe zhvillohet në paralele, grupe dhe individualisht.
Numri i nxënësve në paralele në shkollat publike nuk mund të jetë më i vogël se 25 dhe më i madh se 34 nxënës.
Me përjashtim të paragrafit 2 të këtij neni, në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme nga neni 23 paragrafi 3 të këtij ligji, qeveria e përcakton numrin maksimal të nxënëse në paralele.
Paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël të nxënësve të caktuar në paragrafin 2 të këtij neni, pas miratimit të marrë nga themeluesi, ndërsa pas mendimit paraprak pozitiv nga Ministria.
Neni 28-a
Dispozitat e nenit 23 paragrafët 3 dhe 4, nenit 25 paragrafi 1, nenit 25-a, nenit 27 paragrafi 2 dhe nenit 28 paragrafi 3 të këtij ligji, në mënyrë përkatëse zbatohen në shkollat e mesme private.
Neni 29
(1) Puna e shkollës së mesme gjatë vitit shkollor përcaktohet me programin vjetor.
(2) Programi vjetor për punë i shkollës së mesme (në tekstin e mëtejmë: programi vjetor për punë) përpilohet në bazë të programit për zhvillim të shkollës.
(3) Me programin vjetor për punë planifikohet mësimi në pajtim me planin mësimor dhe punën tjetër edukative - arsimore në shkollë.
(4) Përmbajtjen e programit vjetor për punë e përcakton ministri, me propozim të Byrosë.
(5) Këshilli i Shkollës e dorëzon programin vjetor për punë te themeluesi më së voni deri më 31 gusht të vitit shkollor rrjedhës.
(6) Programin vjetor për punë e miraton themeluesi deri më 30 shtator për çdo vit shkollor rrjedhës.
(7) Me përjashtim të paragrafit (6) të këtij neni, nëse programi vjetor për punë është dorëzuar nga shkolla e mesme te themeluesi në afatin nga paragrafi (5) i këtij neni, e themeluesi në afatin e përcaktuar në paragrafin (6) të këtij neni nuk e miraton, konsiderohet se ai është miratuar.
(8) Programin e miratuar vjetor për punë, shkolla e mesme e dorëzon te Byroja dhe te Inspektorati Shtetëror i Arsimit, në formë elektronike.
Neni 29-a
Shkolla e mesme në çdo vit të dytë bën vetevalvacionin e punës së shkollës.
Për të siguruar kualitet të mësimit Këshilli i Shkollës në çdo katër vite, miraton program për zhvillim të shkollës, në të cilin merren parasysh rezultatet nga vetevaluimi, të realizuar nga ana e Komisioni i Shkollës në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe Qendrën për Arsim dhe Trajnim Profesional, ndihma këshillëdhënëse dhe profesionale nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, rekomandimet nga raporti i evaluimit integral të realizuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Raportin me rezultatet nga vetevaluimi, shkolla e dorëzon në Qendrën Shtetërore të Provimeve.
Mënyrën, procedurën dhe rajonet për kryerje të vetevalvacionit të shkollave të mesme, më për së afërmi i përcakton ministri.
Neni 30
Ministri cakton shkollë të mesme publike në të cilën do të kryhet eksperiment për futjen e formave dhe përmbajtjeve të reja në punën edukative-arsimore.
Për realizimin e praktikës pedagogjike - metodike të studentëve nga fakultet për mësimdhënës ministri cakton shkolla të mesme publike.
Neni 30-a
Rregullat për zhvillimin e mësimit në njërën nga gjuhët e botës në shkollat e mesme publike i sjell ministri.
Neni 31
Ministria për çdo nxënës në arsimin e mesëm siguron një libër (lektyrë) bashkë me CD në gjuhën angleze, që nxënësit të fitojnë njohuri më të madhe të gjuhës angleze, përmes leximit dhe dëgjimit të njëkohshëm të shqiptimit në gjuhën natyrore, amtare angleze.
Neni 31-a
Për zhvillimin dhe avancimin e të gjitha formave të aktiviteteve sportive të nxënësve, së paku pesë mësimdhënës të cilët kanë themeluar marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar në shkollën e mesme, themelojnë klub sportiv shkollor, në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione dhe Ligjin për sport.
Me klubin sportiv shkollor udhëheqin anëtarët drejtpërdrejtë.
Klubet sportive shkollore, mjetet për financim i marrin nga të ardhura vullnetare, shtesa, donacione, dhurata (në para, të mira, të drejta pronësore), testamente dhe legate.
Klubi sportiv shkollor mund të marrë mjete nga buxhete te komunave, përkatësisht komunave në qytetin e Shkupit.
Neni 31-b 3
I shfuqizuar
Neni 31-v
I shfuqizuar
Neni 31-g
I shfuqizuar
Neni 31-d
I shfuqizuar
Neni 31-gj
I shfuqizuar
Neni 31-e
I shfuqizuar
Neni 31-zh
I shfuqizuar
Neni 31-z
I shfuqizuar
Neni 31-x
I shfuqizuar
Neni 31-i
I shfuqizuar
Neni 31-j
I shfuqizuar
IV. LLOJET E ARSIMIT TË MESËM
Neni 32
Arsimi i mesëm realizohet përmes planeve dhe programeve për:
- arsimin gjimnazist;
- arsim profesional;
- arsim të mesëm të artit dhe
- arsim të mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Neni 33
Në arsimin gjimnazist regjistrohen nxënësit e rregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor.
Në arsimin gjimnazist, në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt të arsimit, mund të regjistrohet edhe nxënës i çrregullt nga shkaqe të arsyeshme të përcaktuara në statutin e shkollës.
Nxënësit në arsimin e mesëm gjimnazist e japin provimin e maturës shtetërore ose të maturës shkollore.
Në arsimin gjimnazist mund të realizohet Programi ndërkombëtar për arsim të mesëm (programi IB) dhe programi për maturë ndërkombëtare për çka leje jep ministri.
(5) Mjetet për Programin ndërkombëtar për arsim të mesëm (programi IB) dhe programin për maturë ndërkombëtare i siguron Ministria. Mënyrën e sigurimit të mjeteve e përcakton ministri.
Programi ndërkombëtar për arsim të mesëm (programi IB) dhe Programi për maturë ndërkombëtare janë me rëndësi të njëjtë si edhe arsimi i gjimnazit.
Neni 34
Në arsimin profesional regjistrohen nxënësit e rregullt dhe të çrregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor.
Arsimi publik profesional mund të jetë me kohëzgjatje trevjeçare dhe katërvjeçare, dhe arsim specializues.
Në aftësimin profesional me kohëzgjatje deri më dy vjet inkuadrohen edhe personat pa arsimin fillor të përfunduar, por së bashku me aftësimin profesional përfundohet edhe programi për arsimin fillor.
Programet për aftësim profesional dhe arsim profesional me kohëzgjatje trevjeçare për nxënësit e çrregullt mund të realizohen edhe në institucione për arsim për të rritur, si dhe në institucione tjera nën kushtet dhe në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.
Neni 35
Pas mbarimit të vitit të fundit të arsimit profesional publik jepet provimi i maturës shtetërore ose provimi përfundimtar.
Pas mbarimit të arsimit profesional publik me kohëzgjatje prej katër vjetësh, nxënësit japin provimin e maturës shtetërore ose provimin përfundimtar.
Pas mbarimit të arsimit profesional publik me kohëzgjatje prej tri vjetësh nxënësit japin provim përfundimtar.
Neni 36
Në arsimin publik të arit regjistrohen nxënës të rregullt për art vizatimor, muzikë dhe balet të cilët kanë përfunduar arsim fillor.
Në arsimin e mesëm të artit mund të regjistrohen edhe nxënësit e talentuar me arsim fillor të pambaruar, pas miratimit paraprak nga Ministria, me obligim që paralelisht të pajisen me arsimin fillor.
Neni 37
Nxënësit të cilët e kanë përfunduar vitin e fundit në arsimin publik të artit e japin provimin e maturës shtetërore ose shkollore sipas programeve të caktuara.
Neni 38
Programet e provimeve për dhënien e provimeve të maturës shtetërore, maturës shkollore, provimit përfundimtar dhe provimit ndërkombëtar, i miraton ministri, me propozimin e Byrosë për zhvillimin e arsimit.
Mënyra e dhënies dhe vlerësimi i rezultateve të nxënësve në provimet e maturës shtetërore, maturës shkollore dhe provimin përfundimtar nga paragrafi 1 i këtij neni, rregullohen me Koncepcion për maturën shtetërore, maturën shkollore dhe provimin përfundimtar në shkollimin e mesëm publik dhe me dispozitë të veçantë që e miraton ministri.
Koncepcioni për maturën shtetërore, maturën shkollore dhe provimin përfundimtar në arsimin e mesëm publik, me propozimin e Këshillit shtetëror të maturës, e miraton ministri.
Këshillin shtetëror të maturës, i cili përbëhet prej 15 anëtarësh e formon ministri nga radhët e personave profesionalë dhe kompetentë.
Mandati i Këshillit shtetëror të maturës është katër vjet.
Neni 39
Në arsimin e mesëm për nxënës me nevoja të posaçme të arsimit arsimohen nxënësit sipas programeve adekuate për profesione përkatëse gjegjësisht profile arsimore ose për aftësim për punë.
Varësisht nga përcjellja e programeve të përshtatura për profesione përkatëse, përkatësisht profile arsimore, nxënësit me nevoja të posaçme arsimore, mund ta japin provimin e maturës shtetërore ose provimin përfundimtar.
Neni 40
Në arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore përfshihen nxënësit të cilët janë evidentuar dhe radhitur sipas llojit dhe shkallës së pengesave në zhvillim.
Për nxënësit nga paragrafi 1 i këtij neni në shkollën e mesme formohet ekip inkluziv i përbërë nga pedagogu, respektivisht psikologu i shkollës, mësimdhënësi i nxënësit, prindi, respektivisht tutori i nxënësit, defektologu nëse ka në shkollë dhe sipas nevojës mund të përfshihet edhe mjeku i nxënësit.
Ekipi inkluziv për çdo nxënës nga paragrafi 1 i këtij neni përpilon plan individual mësimor.
Mënyrën e regjistrimit të nxënësve me nevoja të posaçme arsimore në shkollat e mesme e përcakton ministri, me propozim të Byrosë për Zhvillim të Arsimit.
Rregulla më të përafërta për numrin e nxënësve me nevoja të veçanta të arsimit sjell ministri.
V. NXËNËSIT
Statusi i nxënësit në arsimin e mesëm fitohet me regjistrimin në shkollën e mesme.
Statusi i nxënësit të rregullt mund të fitohet vetëm në një shkollë të mesme.
Nxënësit e çrregullt janë personat të cilët arsimin e fitojnë me vet arsimim, me anë të dhënies së provimeve për plan dhe program të caktuar në arsimin e mesëm.
Si nxënës i çrregullt mund të regjistrohet personi i cili e përmbush njërin nga kushtet në vijim:
- të jetë më i vjetër se 17 vjet;
- të mos jetë në pushim mjekësorë për një periudhë më të gjatë;
- të i jetë shqiptuar masë pedagogjike përjashtim nga shkolla;
- të jetë në marrëdhënie pune;
- në raste tjera të caktuara me statusin e shkollës së mesme.
Neni 41-a
(1) Për nxënësin që është me status të nxënësit të rregullt në shkollën e mesme organizohet transport falas deri në shkollë, nëse nxënësi nuk vendoset në konvikt të nxënësve.
(2) Nxënësi nga paragrafi (1) i këtij neni ka të drejtë transporti falas nëse vendbanimi është në largësi së paku 2,5 kilometra nga shkolla e mesme në të cilën nxënësi është i regjistruar dhe e ndjek mësimin dhe nëse dega dhe profesioni i zgjedhur nuk janë të përfaqësuara në komunën në të cilën nxënësi jeton.
(3) Me përjashtim të paragrafit (2) të këtij neni, nëse në komunën në të cilën jeton nxënësi gjatë regjistrimit në vitin e parë të arsimit janë plotësuar të gjitha vendet në shkollë, respektivisht në shkollat e komunës, nxënësi ka të drejtë për transport falas te shkolla publike e mesme në komunë tjetër në të cilën është regjistruar nxënësi, nëse vendbanimi është më larg se 2,5 kilometra dhe nëse nxënësi e ndjek mësimin.
(4) Për nxënësin që shfrytëzon vendosje dhe ushqim në konviktin e nxënësve nuk organizohet transport falas deri në shtëpi gjatë vikendeve, përveç për nxënësit me nevoja të posaçme arsimore.
(5) Nxënësi me nevoja të posaçme arsimore dhe personi për shoqërim të tij kanë të drejtë transporti falas pa marrë parasysh largësinë e vendbanimit të tyre deri në shkollën e mesme shtetërore në të cilën nxënësi është i regjistruar dhe e ndjek mësimin.
(6) Mënyrën e organizimit të transportit falas të nxënësve, nxënësve me nevoja të posaçme arsimore dhe personave për shoqërimin e tyre, nga vendbanimi deri në shkollën e mesme publike, i përcakton ministri.
Neni 42
Regjistrimi në shkollat e mesme komunale, përkatësisht në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupi, bëhet me anë të konkursit, të cilin e shpall Ministria në mjetet për informim publik më së voni deri më 31 mars, me propozimet të paraqitura paraprakisht nga komunat dhe Qyteti i Shkupit.
Regjistrimi në shkollën shtetërore bëhet me anë të konkursit të cilin e shpallë Ministria në mjetet për informim publik më së voni deri më 31 mars.
Konkurset nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni shpallen në mjetet për informim publik që botohen në gjuhë maqedonase dhe në mjetet për informim publik që botohen në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, ndërsa në të cilat realizohet mësimi në shkollën e mesme.
Gjatë regjistrimit në vitin e parë nxënësit përcaktohen për arsim në plan dhe program të caktuar.
Në vitin e parë në shkollën publike si nxënës i rregullt mund të regjistrohet personi i cili nuk është më i vjetër se 17 vjet, ndërsa nxënësi me nevoja të posaçme të arsimit të mos jetë më i vjetër se 25 vjet.
Nëse në shkollën publike për regjistrim në vit të parë në arsim paraqiten më shumë nxënës nga numri i caktuar në konkursin e shpallur nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, pas mendimit paraprak të shkollës publike, zbatohen kritere plotësuese për regjistrim.
Si kritere plotësuese nga paragrafi 5 i këtij neni përcaktohen diplomat nga garat ndërkombëtare dhe republikane, dhe provimi kualifikues i diturisë.
Rastet e zbatimit të kritereve plotësuese të caktuara nga paragrafët 5 dhe 6 të këtij neni, si dhe përcaktimi i diplomave përkatëse për regjistrim të nxënësve në vit të parë të arsimit në shkollat publike, më përafërsisht i cakton ministri.
Kushtet më të përafërta për regjistrim të nxënësve në shkollat publike përcaktohen në konkurset nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 43
Personi i cili e ka përfunduar shkollën fillore mund të regjistrohet në shkollë të mesme nëse i nostrifikohet dëftesa e marrë jashtë vendit.
Neni 44
Statusi i nxënësit të rregullt në shkollën publike pushon nëse nxënësi:
- e ka përfunduar arsimin e mesëm;
- nuk regjistrohet në afatet që janë përcaktuar me status;
- çregjistrohet;
- pa arsye nuk e ndjek mësimin në vazhdimësi 25 ditë mësimore gjatë vitit mësimor;
- është duke e vuajtur dënimin me burg në kohëzgjatje më të gjatë se gjashtë muaj dhe
- dy herë e përsërit vitin gjatë arsimit të mesëm.
Me akt të veçantë të shkollës private përcaktohen kushtet për pushim të statusit të nxënësit.
Neni 45
Nxënësit vlerësohen për lëndët mësimore që i mësojnë. Notat e nxënësit në shkollat publike caktohen si: shkëlqyeshëm (5), shumë mirë (4), mirë (3), mjaftueshëm (2) dhe pamjaftueshëm (1). Të gjitha notat janë kaluese përveç notës pamjaftueshëm 1.
Neni 45-a
(1) Ndjekja dhe kontrolli i përparimit dhe arritjes së suksesit të nxënësve bëhet me kontroll intern.
(2) Kontrollin intern të arritjes së suksesit të nxënësve e kryejnë mësimdhënësit në shkollë.
Neni 45-b
I fshirë
Neni 45-v
I fshirë
Neni 46
Suksesi i përgjithshëm i nxënësit përcaktohet në bazë të notave vjetore nga të gjitha lëndët obliguese në fund të vitit, ndërsa për nxënësit që janë dërguar në provim përmirësues pas përfundimit të provimeve përmirësuese.
Për nxënësit për të cilët mësimi nuk zhvillohet në gjithëvjetore suksesi i përgjithshëm përcaktohet pas përfundimit të arsimit.
Neni 47
Nëse nxënësi nuk është i kënaqur me ndonjërën nga notat vjetore që i janë kumtuar, në afat prej tre ditëve nga kumtimi i notave ka të drejtë të paraqesë ankesë deri te këshilli i arsimtarëve i shkollës publike.
Këshilli i arsimtarëve mund të vendosë notën ta vërtetojë, ta ndryshojë ose të organizojë rishikim të kontrollit të diturisë së nxënësit.
Neni 48
Nxënësit të cilët pas regjistrimit në vitin mësimor kanë tre ose më shumë nota negative nuk e përfundojnë vitin.
Vitin nuk e përfundojnë edhe nxënësit të cilët në provimin përmirësues në afatin e dytë kanë marrë notë negative ose pa arsye nuk janë paraqitur në provimin përmirësues. Këta nxënës kanë të drejtë përsëri të regjistrohen në të njëjtin vit.
Nxënësi i cili në vitin e fundit të arsimit në fund të vitit mësimor ka më së shumti dy nota negative, mund t'i japë provimet përmirësuese edhe pas afatit të dytë të provimeve.
Neni 48-a
(1) Mësim plotësues organizohet për nxënës të cilët në vazhdimësi tregojnë rezultate të dobëta në mësim, e veçanërisht nëse:
- kanë së paku dy nota të dobëta,
- kanë rezultate të dobëta në lëndë të caktuar mësimore,
- mungojnë nga mësimi në lëndë të caktuar mësimore dhe
- me kërkesë të nxënësit ose prindit, përkatësisht tutorit të tij.
(2) Arsimtari i cili e realizon mësimin në lëndë mësimore, i detyron nxënësit nga paragrafit (1) alineja 1 të këtij neni, për ndjekje të mësimit plotësues, ndërsa për nxënësit nga paragrafi (1) alinetë 2 dhe 3 të këtij neni, mësim plotësues organizohet me vlerësim të arsimtarit.
(3) Nxënësi i dërguar në mësim plotësues, gjatë një muaji ndjek mësim plotësues më së shumti në dy lëndë mësimore me më së shumti katër orë mësimore për lëndë mësimore.
(4) Nëse nxënësi për të cilin arsimtari ka përcaktuar mësim plotësues të detyrueshëm nuk i ndjek orët e mësimit plotësues, nxënësi merr mungesë të paarsyeshme.
(5) Për dërgimin e nxënësit në mësim plotësues, arsimtari detyrimisht e njofton prindin, përkatësisht tutorin.
Neni 48-b
(1) Për nxënësit Ministria mundet të sigurojë orë plotësuese për lëndët të cilat janë pjesë e programit mësimor në vitin shkollor në të cilin është regjistruar nxënësi, dhe për të cilat lëndë nxënësi ka pasur notë më të vogël se nota (5) shkëlqyeshëm në vitin shkollor paraprak.
(2) Orët plotësuese nga paragrafi (1) i këtij neni i realizon tutori/volonteri, në pajtim me Programin për sigurimin e tutorisë së nxënësve nga arsimi fillor, që e përcakton ministri.
(3) Me tutor/volonter, në kuptimin e këtij ligji, konsiderohet studenti i rregullt i cili vullnetarisht mëson nxënës dhe i cili i plotëson kriteret e veçanta për zgjedhjen për tutor/volonter të përcaktuara në programin nga paragrafi (2) i këtij neni.
Neni 49
Në arsimin e mesëm nxënësi i cili pas përfundimit të vitit ka deri në dy nota negative dërgohet në provim përmirësues për të dy lëndët.
Provimet përmirësuese nga paragrafi 1 i këtij neni jepen në shkollën e mesme në të cilën nxënësit e kanë ndjekë mësimin.
Për përgatitjen e nxënësve për dhënien e provimeve përmirësuese shkolla e mesme është e obliguar të organizojë forma të ndryshme për ndihmë të nxënësve.
Nxënësit kanë të drejtë provimin përmirësues ta japin dy herë, nga një herë në të dy afatet e provimeve.
Neni 50
Në shkollën publike vlerësohet edhe sjellja e nxënësit. Sjellja vlerësohet si: shembullore, mirë, pamjaftueshme.
Neni 51
Dënimi fizik dhe keqtrajtimi psikik i nxënësit është i ndaluar.
Neni 51-a
(1) Mësimi shtesë organizohet për nxënës të cilët arrijnë rezultate të konsiderueshme në lëndë të caktuara mësimore (nxënës të talentuar).
(2) Mësimin shtesë për nxënësit nga paragrafi (1) i këtij neni, arsimtari detyrohet që t'ua ofrojë nxënësve, ndërsa nxënësit vendosin nëse do ta ndjekin mësimin shtesë.
Neni 51-b
(1) Shkolla e mesme publike më së voni deri më 20 shtator në vitin shkollor rrjedhës, duhet të paraqesë orar për mësim plotësues dhe shtesë për çdo lëndë mësimore, në vend të dukshëm në shkollë dhe të njëjtin ta dorëzojë në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit.
(2) Për arsimtarin i cili pa arsye nuk do ta realizojë mësimin plotësues dhe shtesë në pajtim me orarin nga paragrafi (1) i këtij neni, do të ngritet procedurë për shkelje disiplinore.
(3) Për shkeljen disiplinore nga paragrafi (2) i këtij neni, arsimtarit i shqiptohet masë disiplinore dënim me para prej 10% deri në 30% nga shuma njëmujore e rrogës neto të paguar nëpunësit publik në muajin para kryerjes së shkeljes disiplinore, në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë muaj.
Neni 52
Nxënësi i cili gjatë arsimit në shkollat publike pajiset me aftësi, njohuri dhe shprehi të punës dhe ka sukses të shkëlqyeshëm mundet më shpejtë të përparojë përkatësisht të përfundojë dy vite gjatë një viti mësimor.
Rregulla më të përafërta për përparim më të shpejtë të nxënësve nga paragrafi 1 i këtij neni sjell ministri.
Shkollat private me akt të veçantë i përcaktojnë kushtet nën të cilat nxënësi mundet më shpejtë të përparojë.
Neni 53
Në shkollën publike nxënësi i cili për shkaqe të arsyeshme nuk e ka ndjekur mësimin 200 orë nga numri i paraparë i orëve dhe nuk ka elemente për nxjerrjen e notës së vitit, jep provim të vitit.
Arsyeshmërinë e shkaqeve e vlerëson këshilli i arsimtarëve në shkollë.
Nxënësi i cili gjatë vitit mësimor ka bërë gjithsej më së paku një të tretën e mungesave të arsyeshme dhe të paarsyeshme nga fondi i orëve mësimore të lëndëve të caktuara të përcaktuara me planin mësimor, jep provim të vitit për ato lëndë.
Neni 54
Nxënësit të cilët tregojnë sukses të shkëlqyer dhe pajisen me aftësi, dituri dhe shprehi të punës munden në të njëjtën kohë, por vetëm si nxënës të çrregullt të pajisen edhe me arsim për plan dhe program tjetër.
Neni 55
Rregulla më të përafërta për mënyrën e vlerësimit, përparimit të nxënësve dhe për dhënien e provimeve në shkollat e mesme sjell ministri.
Neni 56
Për suksesin e arritur të nxënësve shkolla publike ndan diploma edhe atë:
- diplomë për arsim të mesëm të përfunduar dhe rezultatet e veçanta të treguara dhe njohuritë e zgjeruara dhe të thelluara nga sfera e shkencës, artit dhe llojeve tjera të veprimtarisë së nxënësve të talentuar dhe
- diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm me sukses të shkëlqyeshëm të vazhdueshëm.
Diploma nga paragrafi 1 alineja 1 e këtij neni, i ndahet nxënësit i cili ka marrë pjesë në gara, olimpiada dhe manifestime të ngjashme me karakter shtetëror dhe ndërkombëtar.
Diploma nga paragrafi 1 alineja 2 e këtij neni, i jepet nxënësve të cilët tregojnë interes dhe rezultate në përvetësimin e njohurive në të gjitha lëndët mësimore dhe në aktivitet në llojet tjera të veprimtarisë edukative - arsimore në shkollë ose jashtë saj.
Rregulla më të përafërta për mënyrën dhe procedurën për ndarje të diplomave dhe për formularët sjell ministri.
Neni 57
Për shkak të shkeljes së detyrimeve dhe mospërmbushjes së obligimeve për nxënësin mund të zbatohen masa pedagogjike: paralajmërim me shkrim, paralajmërim para përjashtimit dhe përjashtim nga shkolla publike.
Paralajmërimin me shkrim për nxënësin e shqipton udhëheqësi i klasës, këshilli i arsimtarëve i paraleles ose drejtori.
Paralajmërimin para përjashtimit dhe përjashtimin e shqipton këshilli i arsimtarëve.
Kundër vendimit nga paragrafi 3 i këtij neni nxënësi mund të dorëzojë ankesë te organi i udhëheqjes së shkollës në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të vendimit.
Pas ankesës nga paragrafi 4 i këtij neni, organi i udhëheqjes së shkollës mundet masën pedagogjike nga paragrafi 3 i këtij neni ta vërtetojë, ta ndryshojë ose ta anulojë.
Vendimi pas ankesës është përfundimtar.
Masa pedagogjike përjashtim mund të shqiptohet vetëm për shkelje më të rëndë të detyrës së përcaktuar me statusin e shkollës.
Masa pedagogjike përjashtim zbatohet për vitin shkollor në të cilin është shqiptuar.
Nxënësit mund t'i shqiptohet masë pedagogjike përjashtim nga shkolla gjatë gjithë vitit shkollor.
Neni 58
Mënyra e shqiptimit të masave pedagogjike më për së afërmi përcaktohet me udhëzimin që e sjell ministri.
V-a. KËSHILLIMI I PRINDËRVE
Neni 58-a
(1) Prindi, përkatësisht tutori dërgohet në këshillim, nëse:
- nxënësi gjatë vitit mësimor ka notë negative në tre ose më tepër lëndë,
- nxënësi ka më shumë se 10 mungesa të paarsyeshme ose 100 mungesa të arsyeshme,
- nxënësi është i padisiplinuar,
- nxënësi e ofendon arsimtarin,
- nxënësi merr pjesë në rrahje ose forma tjera të dhunës,
- nxënësi tregon sjellje asociale ose antisociale,
- nxënësi sillet në mënyrë të pamoralshme ose joetike dhe
- në periudhë të shkurtër nxënësit në mënyrë të konsiderueshme i bie suksesi.
(2) Udhëheqësi i klasës, përkatësisht udhëheqësi i paraleles e fton në këshillim së paku një prind, përkatësisht tutor nga paragrafi (1) i këtij neni, me ftesë të dërguar nëpërmjet telefonit, postës ose me dorëzim personal.
(3) Nëse ftesa ka të bëjë me sjellje asociale ose antisociale të nxënësit, përkatësisht me sjellje të pamoralshme dhe joetike të nxënësit, para se të dërgohet ftesa kërkohet mendim profesional nga Shërbimi Pedagogjik.
(4) Shërbimi Pedagogjik, në afat prej dhjetë ditësh nga pranimi i kërkesës dorëzon mendim profesional për sjelljen e nxënësit nga paragrafi (3) i këtij neni.
(5) Ftesa për këshillim të prindit, përkatësisht tutorit duhet të jetë me numra dhe të dorëzohet së paku tetë ditë para mbajtjes së këshillimit.
(6) Formën dhe përmbajtjen e ftesës për këshillim, i përcakton ministri.
(7) Nëse prindi, përkatësisht tutori për shkaqe të arsyeshme nuk mund t'i përgjigjet ftesës, detyrohet që për mungesën ta njoftojë udhëheqësin e klasës, përkatësisht udhëheqësin e paraleles, para mbajtjes së këshillimit ose në afat prej tri ditësh pas këshillimit.
(8) Udhëheqësi i klasës, përkatësisht udhëheqësi i paraleles e njofton psikologun, përkatësisht pedagogun e shkollës për ftesën e dorëzuar për këshillim të prindit.
(9) Psikologu, përkatësisht pedagogu i shkollës përpilon plan javor dhe mujor për mbajtjen e këshillimit në pajtim me bazat nga paragrafi (1) i këtij neni.
(10) Me nxënësit prindërit, përkatësisht kujdestarë të të cilëve janë dërguar për këshillim për shkak të veprimeve të nxënësit nga paragrafi (1) i këtij neni, psikologu, përkatësisht pedagogu realizon këshillim të nxënësit, pas përfundimit të këshillimit të prindërve, përkatësisht kujdestarëve, në pajtim me Programin për këshillim të nxënësve, të cilin me propozim të Shërbimit Pedagogjike miraton ministri.
Neni 58-b
(1) Këshillimin nga neni 58-a i këtij ligji, e kryen psikologu i shkollës.
(2) Nëse në shkollë nuk ka të punësuar psikolog, atëherë këshillimin e kryen pedagogu.
(3) Nëse në shkollë nuk ka të punësuar psikolog, përkatësisht pedagog, atëherë për këshillimin caktohet pedagog ose psikolog nga ndonjë shkollë tjetër e mesme.
(4) Psikologun ose pedagogun nga paragrafi (3) i këtij neni, për shkollat e mesme të komunave e cakton komuna, përkatësisht Qyteti i Shkupit, ndërsa për shkollat e mesme shtetërore e cakton ministri, nga radhët e pedagogëve, përkatësisht psikologëve të komunës, përkatësisht të Qytetit të Shkupit.
(5) Këshillimi kryhet në grupe në pajtim me planin javor dhe mujor nga neni 58-a paragrafi (9) të këtij ligji.
(6) Numri i prindërve në grupe nuk mund të jetë më i madh se 20.
(7) Këshillimi realizohet në dy termine në kohëzgjatje prej 60 minutash. Për këshillimin e prindit, përkatësisht tutorit, pedagogu, përkatësisht psikologu detyrohet që të veprojë në pajtim me Programin për këshillim të prindërve, të cilin me propozim të Shërbimit Pedagogjik e miraton ministri.
(9) Psikologu, përkatësisht pedagogu gjatë këshillimit të prindërve nuk guxon ta keqpërdorë funksionin e vet.
Neni 58-v
(1) Për këshillimin e mbajtur të prindit, përkatësisht tutorit, psikologu, përkatësisht pedagogu mban procesverbal me listë të pranisë.
(2) Formën dhe përmbajtjen e ftesës për këshillim, i përcakton ministri.
Neni 58-g
Nëse prindi, përkatësisht tutori më shumë se katër herë në çfarëdo baze nga neni 58-a paragrafi (1) i këtij ligji, ftohet në këshillim, në çdo këshillim të ardhshëm është i pranishëm edhe përfaqësuesi nga Shërbimi Pedagogjik.
Neni 58-d
Nëse prindi, përkatësisht tutori nuk paraqitet në këshillim edhe pas ftesës së tretë, njoftohet Qendra për Punë Sociale.
Neni 58-gj
Shërbimi Pedagogjik, për prindërit të cilët nuk i janë përgjigjur ftesës për këshillim dhe që nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre, parashtron propozim për ngritjen e procedurës për kundërvajtje te Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
VI. MËSIMDHËNËSIT DHE BASHKËPUNËTORËT PROFESIONAL
Neni 59
I shfuqizuar
Neni 59-a
Në shkollën e mesme vendet e punës së të punësuarve janë:
- vende të punës së nëpunësve administrativë,
- vendete punës të dhënësve të shërbimeve publike në arsimin e mesëm dhe
- vende të punës të personave ndihmës teknikë.
Neni 59-b
(1) Të punësuarit në shkollat e mesme që kryejnë punë të natyrës administrative për realizim të veprimtarisë së arsimit të mesëm kanë status të nëpunësve administrativë.
Për të punësuarit nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohen këto nivele të vendeve të punës:
- kategoria V - profesional
- niveli V1: këshilltar për punë normative juridike (sekretar),
- kategoria G -profesional-ndihmës
- niveli G1 referent i pavarur (sekretar teknik i cili kryen punë të arkëtarit dhe punë të tjera të ngjashme) dhe
- niveli G2 referent i lartë (arkëtar dhe sekretar teknik).
Neni 59-v
(1) I shfuqizuar
(2) Për të punësuarit nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohen këto kategori dhe nivele të vendeve të punës:
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- e shfuqizuar
- kategoria J dhënës tjerë të shërbimeve publike në arsimin e mesëm
- niveli J1 edukator, bashkëpunëtor në mësimin praktik - demonstrues, laborant, udhëheqës të punëtorisë dhe të tjerë).
Neni 59-g
(1) Të punësuarit në shkollat e mesme kryejnë punë ndihmëse teknike, kanë status të personave teknikë ndihmës dhe për ta zbatohen dispozitat nga ky ligj, Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe dispozitat e përgjithshme për marrëdhënie pune.
(2) Për të punësuarit nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohen këto nëngrupe, kategori dhe nivele të vendeve të punës:
nëngrupi 1 kategoria A niveli A1: pastrues, ndezës i kazanëve me avull, shtëpiar-ekonom dhe haus-mjeshtër dhe të tjerë,
- nëngrupi 2 kategoria A niveli A1: rojtar dhe të tjerë,
- nëngrupi 3 kategoria A niveli A1: shofer,
- nëngrupi 4 kategoria A niveli A1: shërbyese -larës i enëve, kuzhinier dhe të tjerë dhe-nëngrupi 5 kategoria A niveli A1: punëtor i përgjithshëm, larëse, përkujdesës dhe të tjerë.
Neni 59-d
(1) Drejtori, me mendim paraprak të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe pëlqim paraprak nga kryetari i komunës/qyteti i Shkupit në territorin e të cilit gjendet shkolla e mesme dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës miraton plan vjetor për punësim në shkollat e mesme në pajtim me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.
(2) Drejtori, me mendim paraprak të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe pëlqim paraprak nga Ministria e Arsimi dhe Shkencës miraton plan vjetor për punësim në shkollat e mesme shtetërore për vitin e ardhshëm në pajtim me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.
Neni 60
Zgjedhjen e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional dhe edukatorëve ma anë të shpalljes publike, e kryen drejtori i shkollës publike me propozim të komisionit të konkursit, ndërsa për shkollat e mesme private organi të cilin e ka autorizuar themeluesi.
Shpallja publike nga paragrafi 1 i këtij neni shpallet së paku në një nga gazetat që botohen në gjuhën maqedonase dhe gazetat që botohen në gjuhën që e flasin së paku 20% nga qytetarët që flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.
Në shpalljen publike nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të paraqitet edhe personi pa e dhënë provimin profesional dhe të themelojë marrëdhënie pune në kohë të caktuar, deri në fund të vitit shkollor.
Pa provimin e dhënë profesional, nuk mund të themelohet marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.
Gjatë zgjedhjes së bashkëpunëtorëve profesional, edukatorëve dhe kuadrit tjetër jomësimor në shkollat e mesme publike, përdoret parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të cilët u përkasin të gjitha bashkësive, pa u prishur kriteret e përcaktuara me këtë ligj.
(6) Shkolla e mesme para se të shpallë konkurs publik për punësim, nevojën për punëtor në kohë të caktuar e siguron me marrjen e punëtorit me arsim përkatës dhe me fond të paplotë të orëve mësimore nga shkolla tjetër publike në komunë, ndërsa për Qytetin e Shkupit nga shkollat tjera në Qytetin e Shkupit.
(7) Evidencën për kuadrin e punësuar nga paragrafi (6) i këtij neni, e mban Ministria në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, në bazë të përmbledhjes së të dhënave personale të të punësuarve në shkolla nga neni 9-b pika 3 të këtij ligji.
Neni 61
I shfuqizuar
Neni 62
I shfuqizuar
Neni 63
I shfuqizuar
Neni 64
Të punësuarit në shkollën e mesme duhet të bëjnë kontroll mjekësor deri në fillimin e vitit shkollor, në përputhje me rregullat nga sfera e mbrojtjes shëndetësore.
Personit i cili vuan nga sëmundja shpirtërore, alkoolizmi dhe narkomania i pushon marrëdhënia e punës në shkollën e mesme në mënyrë të caktuar me ligj.
Vërtetimi i aftësive psikofizike i të punësuarve në shkollën e mesme përkatësisht sëmurjes nga sëmundjet e caktuara shpirtërore, alkoolizmi dhe narkomania bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtje shëndetësore.
Neni 65
I shfuqizuar
Neni 66
I shfuqizuar
Neni 67
I shfuqizuar
Neni 68
I shfuqizuar
Neni 68-a
I shfuqizuar
Neni 69
I shfuqizuar
Neni 69-a
I shfuqizuar
Neni 70
I shfuqizuar
Neni 70-a
I fshirë
Neni 71
I shfuqizuar
Neni 72
I shfuqizuar
Neni 72-a
I shfuqizuar
VII. EVIDENTIMI DHE DOKUMENTACIONI PEDAGOGJIK
Neni 73
Dokumentacioni pedagogjik sipas këtij ligji përfshin librin kryesor të nxënësve, librin kryesor të provimit përfundimtar, librin kryesor të provimit të maturës, librin kryesor të maturës ndërkombëtare, librin kryesor të arsimit të mesëm të specializuar, diplomën, dëftesat, vërtetimin për aftësim profesional, vërtetimin për aftësim të punës librezën e nxënësit dhe fletëshpërnguljen.
Libri kryesor i nxënësve, libri kryesor i provimit përfundimtar, libri kryesor i provimit të maturës, libri kryesor i maturës ndërkombëtare, libri kryesor i arsimit të mesëm të specializuar janë dokumente me vlerë të përhershme.
Neni 74
(1) Dokumentacioni pedagogjik në shkollat e mesme udhëhiqet dhe jepet në gjuhë maqedonase me shfrytëzimin e alfabetit cirilik.
(2) Për pjesëtarët e bashkësive, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhë që ndryshon nga gjuha maqedonishte, dokumentacioni pedagogjik mbahet dhe lëshohet në gjuhën maqedonishte me përdorimin e alfabetit të tij cirilik dhe në gjuhën dhe alfabetin në të cilën zhvillohet mësimi.
(3) Ditari i paraleles mbahet në gjuhën dhe alfabetin në të cilën zhvillohet mësimi.
(4) Ditarin e paraleles mësimdhënësi e mban detyrimisht edhe në formë elektronike (e-ditari) në bazë javore, përmes ueb aplikacionit që e administron Ministria.
(5) Në shkollat e mesme mbahet evidenca pedagogjike.
(5) Për nxënësit në shkollat e mesme private me mësim në gjuhë të huaj, diploma dhe dëftesat jepen në gjuhën maqedonase me përdorim të alfabetit cirilik dhe në gjuhën dhe alfabetin në të cilën zhvillohet mësimi.
Neni 75
Diploma, dëftesa, vërtetimi për aftësim profesional, vërtetimi për aftësim të punës, libreza e nxënësit dhe fletëshpërngulja janë dokumente publike.
Dokumentet publike jepen në një kopje. Në rast se dëftesa do të humbet ose shkatërrohet shkolla e mesme jep kopje të dytë.
Neni 76
Personi i cili e ka humbur dokumentin publik nga neni 75 i këtij ligji, ndërsa shkolla e mesme ose organizata tjetër te e cila ruhet dokumentacioni nga shkollat e mesme nuk mund të jep kopje të dytë për shkak se dokumentacioni është shkatërruar ose humbur, mund të kërkojë njohje të arsimit në procedurë i jashtëkontestimore.
Neni 77
Rregulla më të përafërta për mënyrën e udhëheqjes, formën dhe përmbajtjen e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik, sjell ministri.
VIII. NOSTRIFIKIMI DHE EKUIVALENCA E DËFTESAVE TË MARRA JASHTË VENDIT
Neni 78
Shtetasi i Republikës së Maqedonisë i cili ka përfunduar jashtë vendit arsimin e mesëm ose ka përfunduar një vit të caktuar nga arsimi i mesëm, ka të drejtë të kërkojë nostrifikim ose njohje të ekuivalencës në përputhje me këtë ligj, nëse me marrëveshjet ndërkombëtare nuk është caktuar ndryshe.
Shtetasi i huaj dhe personi pa nënshtetësi ka të drejtë të kërkojë nostrifikim ose njohje të ekuivalencës së dëftesës së marrë në vend të huaj.
Neni 79
Me nostrifikim nënkuptohet njohja e dëftesës së marrë në vend të huaj, ndërsa me ekuivalencë nënkuptohet barazimi i dëftesës së marrë në vend të huaj me dëftesën e marrë në Republikën e Maqedonisë.
Nostrifikim, përkatësisht njohje të ekuivalencës të dëftesës së marrë në vend të huaj kryen Ministria.
Neni 80
Dëftesa e marrë në vend të huaj me nostrifikimin e kryer dhe me njohjen e ekuivalencës barazohet me dëftesën përkatëse të dhënë në Republikën e Maqedonisë.
Neni 81
Në procedurën për nostrifikim dhe njohje të ekuivalencës së diplomës ose dëftesës së marrë në vend të huaj, përkatësisht ekuivalenca e tyre merret parasysh:
- sistemi i arsimit në shtetin në të cilin diploma ose dëftesa është marrë;
- kohëzgjatja e arsimit;
- plani dhe programi mësimor;
- të drejtat që diploma ose dëftesa ia jep pranuesit në vendin ku ajo është marrë dhe
- rrethana tjera me rëndësi për nostrifikim dhe ekuivalencë.
Neni 82
Nëse në procedurën për nostrifikim, përkatësisht njohje të ekuivalencës vërtetohet se programi për arsimin e përfunduar jashtë vendit, dukshëm ka mangësi nga programi për arsim përkatës, gjegjësisht të mesëm në Republikën e Maqedonisë me të cilin krahasohet nostrifikimi, përkatësisht ekuivalenca kushtëzohet me dhënie të provimeve për lëndë përkatëse.
Neni 83
(1) Me kërkesën për nostrifikimin dhe pranimin e dëftesës dhe diplomës të marra jashtë vendit kërkuesi parashtron kërkesë me dokumentacionin e nevojshëm:
- dëftesën në origjinal ose diplomë dhe dy kopje nga dëftesa ose diploma të verifikuara në noter,
- përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor të dëftesës dhe diplomës në dy kopje, prej të cilave një e verifikuar në noter,
- certifikatë nga libri amë i të lindurve për të lindurit në Republikën e Maqedonisë dhe dy kopje të saj,
- certifikatë nga libri amë i të lindurve për persona që nuk kanë lindur në Republikën e Maqedonisë në origjinal ose kopje të verifikuar në noter dhe dy kopje të përkthyera nga përkthyes i autorizuar gjyqësor, një e verifikuar në noter,
- dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë,
- dëshmi për shtetas të shtetit tjetër, nëse nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë, në origjinal dhe dy kopje nga dëshmitë e përkthyera nga përkthyes i autorizuar gjyqësor, prej të cilave një e verifikuar në noter,
- dëshmi për arsim të kryer paraprak dhe dy kopje të saj dhe
- kopje origjinale nga fletëpagesa për mjetet e paguara për nostrifikimin e dëftesës ose diplomës së marrë jashtë vendit.
(2) Formularin me kërkesë të paragrafit (1) të këtij neni dhe dokumentacionin e nevojshëm për nostrifikim dhe pranimin e dëftesës së fituar jashtë vendit i përcakton ministri kompetent për punët nga sfera e arsimit në pajtim me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë.
(3) Personi i autorizuar zyrtar nga Ministria i cili e mban procedurën për nostrifikimin dhe pranimin e dëftesave të marra jashtë vendit është i obliguar në afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për nostrifikim, me detyrë zyrtare të kërkojë dokumentacion nga paragrafi (1) alinetë 3) dhe 5) të këtij neni për të cilin organi kompetent publik mban evidencë zyrtare.
(4) Personi i autorizuar zyrtar nga organi kompetent publik nga i cili është kërkuar dokumentacioni nga paragrafi (1) alinetë 3 dhe 5 të këtij neni është i obliguar ta dorëzojë dokumentin e kërkuar në afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
(5) Nëse kërkesa nga paragrafi (1) i këtij neni nuk përmban dokumentacion të kompletuar, Komisioni në afat prej 15 ditësh nga pranimi i kërkesës, e njofton me shkrim personin që ta dorëzojë dokumentacionin që mungon.
Neni 84
Personi i cili ka dorëzuar kërkesë për nostrifikim, përkatësisht njohje të ekuivalencës së diplomës ose dëftesës që i ka marrë jashtë vendit, mundet kushtimisht ta ndjek vitin e ardhshëm shkollor, nëse procedura nuk është përfunduar deri në kalimin e afatit për regjistrim të nxënësve në shkollë.
Nxënësi dëftesa e të cilit në bazë të nostrifikimit, përkatësisht njohjes së ekuivalencës së kryer jep të drejtë të regjistrimit në vit më të ulët nga viti të cilin kushtimisht e ndjek, transferohet në vitin përkatës të arsimit dhe me këtë anulohet regjistrimi i kushtëzuar.
Neni 85
(1) Aktvendim për nostrifikim dhe aktvendim për njohjen e ekuivalencës së dëftesës së marrë jashtë vendit miraton Ministria, në afat prej 60 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për nostrifikim, respektivisht ekuivalencë, me propozim të komisionit.
(2) Komisionin nga paragrafi (1) i këtij neni e formon ministri dhe është i përbërë prej personave të shquar profesionale me arsim të lartë dhe me së paku shtatë vjet përvojë pune në veprimtarinë edukativo-arsimore ose në organ të administratës shtetërore kompetent për punët e arsimit.
(3) Më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit nga paragrafi (2) i këtij neni janë të veprimtarisë edukativo-arsimore.
(4) Kundër aktvendimit për refuzimin e nostrifikimit, përkatësisht ekuivalencës, mund të paraqitet ankesë te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit.
Neni 85-a
Kompensimi për shpenzimet në procedurën e nostrifikimit, përcaktohet në bazë të shpenzimeve të bëra reale.
Lartësinë e kompensimit të shpenzimeve nga paragrafi 1 i këtij neni dhe mënyrën e shpërndarjes së kompensimit, e përcakton ministri.
Neni 86
Ministria e ruan dokumentacionin nga nostrifikimi, përkatësisht ekuivalenca e kryer dhe për këtë mban evidencë.
Neni 87
Rregulla më të përafërta për mënyrën e mbajtjes së evidencës dhe për përmbajtjen e formularëve sjell ministri.
IX. MENAXHIMI DHE UDHËHEQJA NË SHKOLLËN E MESME
Neni 88
Organ drejtues i shkollës së mesme publike është këshilli i shkollës.
Këshilli i shkollës në shkollën e mesme publike përbëhet prej 12 anëtarësh dhe atë: katër përfaqësues nga arsimtarët, tre përfaqësues nga prindërit e nxënësve, përkatësisht nga kujdestarët e nxënësve, tre përfaqësues nga themeluesi, dhe nga një përfaqësues nga Ministria dhe nga bashkësia afariste.
Përfaqësuesi nga bashkësia afariste merr pjesë në punën e këshillit shkollor, por nuk ka të drejtë të marrë pjesë gjatë votimit dhe marrjes së vendimit.
Përfaqësuesit e prindërve të nxënësve, përkatësisht të kujdestarëve të nxënësve, themeluesit dhe të Ministrisë nuk mund të emërohen, përkatësisht të zgjedhen nga radhët e të punësuarve në shkollë.
Përfaqësuesit e themeluesit për shkollat e mesme shtetërore i emëron dhe shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, kurse për shkollat komunale dhe shkollat e Qytetit të Shkupit, këshilli i komunës, përkatësisht këshilli i Qytetit të Shkupit.
Përfaqësuesit e prindërve të nxënësve, përkatësisht të kujdestarëve të nxënësve, i emëron dhe shkarkon këshilli i prindërve, përfaqësuesit e arsimtarëve i emëron dhe shkarkon këshilli i arsimtarëve, përfaqësuesit e Ministrisë i emëron dhe shkarkon ministri, ndërsa përfaqësuesit e bashkësisë afariste, i propozojnë odat në Republikës së Maqedonisë.
Anëtarët e këshillit, përveç përfaqësuesve të prindërve të nxënësve, emërohen për një periudhë prej katër vjetësh, me të drejtë edhe për një zgjedhje.
Përfaqësuesit e prindërve të nxënësve emërohen për periudhën deri në përfundimin e arsimit të mesëm të fëmijës së tyre.
Këshilli i shkollës nga radhët e anëtarëve të vet zgjedh kryetar.
Vendimet e këshillit të shkollës merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë gjatë votimit dhe marrjes së vendimeve.
Neni 89
Këshilli i shkollës së mesme shtetërore: - miraton statut;
- i propozon program vjetor për punë dhe raport për punë Ministrisë;
- i propozon plan financiar vjetor Ministrisë;
- i propozon llogari përfundimtare Ministrisë;
- boton shpallje publike për zgjedhjen e drejtorit;
- bën intervistë me kandidatët për drejtor në së paku tri gazeta ditore të cilat botohen në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë nga të cilat njërën nga gazetat që botohet në gjuhën që e flasin së paku 20% nga qytetarët që flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase;
- bën zgjedhjen e drejtorit nga kandidatët e paraqitur në konkursin e shpallur për emërimin e drejtorit.
- nga kandidatët e paraqitur në shpalljen e botuar publike për emërimin e drejtorit, bën zgjedhjen për drejtor;
- i paraqet propozim drejtorit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së personave nga neni 81 paragrafi 1;
- vendos për kundërshtimet dhe ankesat e të punësuarve në shkollë;
- vendos për ankesat e nxënësve, prindërve, përkatësisht kujdestarëve të nxënësve;
- shqyrton edhe çështje tjera të përcaktuara me statutin shkollës shtetërore.
Neni 89-a
Këshilli shkollor i shkollës së mesme komunale, përkatësisht shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit:
- miraton statutin;
- i propozon program vjetor për punë dhe raport për punë këshillit të komunës;
- i propozon plan vjetor financiar themeluesit,
- i propozon llogari përfundimtare themeluesit;
- boton shpallje publike për emërimin e drejtorit;
- bën intervistë me kandidatët për drejtor;
- nga kandidatët e paraqitur në shpalljen e botuar publike për emërimin e drejtorit, i propozon prefektit të komunës një kandidat;
- i paraqet propozim drejtorit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të personave nga neni 81 të këtij ligji;
- vendos për kundërshtimet dhe ankesat e të punësuarve në shkollë;
- vendos për ankesat e nxënësve, prindërve, përkatësisht kujdestarëve të nxënësve;
- shqyrton edhe çështje tjera të përcaktuara me statutin e shkollës komunale.
Neni 89-b
Nëse Inspekorati Shtetëror i Arsimit vlerëson se në shkollë në mënyrë esenciale është prishur procesi edukativo-arsimor, kryen evaluim të jashtëzakonshëm integral dhe e obligon shkollën që shkaqet për prishje t’i mënjanojë në afat prej një viti nga dita e marrjes së raportit për evaluimin e kryer integral.
Kërkesë për evaluimin e jashtëzakonshëm integral te Inspektorati Shtetëror i Arsimit mund të paraqesin këshilli i komunës, respektivisht Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetari i komunës ose këshilli i prindërve.
Neni 90
Menaxhimin dhe udhëheqjen në shkollën e mesme private i cakton themeluesi.
Neni 91
(1) Drejtori është organ udhëheqës i shkollës së mesme publike dhe përgjegjës për ligjshmërinë në punë dhe për punën materiale-financiare të shkollës.
(2) Drejtor i shkollës së mesme publike zgjedhet personi i cili, përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, i plotëson kushtet për arsimtar, pedagog ose psikolog në shkollë të mesme, ka arsimim sipëror, pesë vjet përvojë pune në institucion për punë edukative-arsimore të verifikuar nga Ministria dhe provimin e dhënë për drejtor, në momentin e zgjedhjes me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalim për ushtrim të profesionit, detyrës ose veprimtarisë, të ketë certifikatë përkatëse, jo më të vjetër se pesë vjet, për njohje të gjuhës angleze ”TOEFEL IBT (TOEFL IBT) –së paku 30 pikë , IELTS (IELTS) –së paku 3 pikë, BULATS (BULATS) –së paku 20 pikë ose KET (KET) (Cambridge English) –të dhënë, ose APTIS (APTIS) - së paku niveli B2 (B2).
(3) Me përjashtim, nëse nuk është paraqitur kandidat me provimin e dhënë për drejtor, drejtor mund të zgjedhet personi i cili nuk ka dhënë provim për drejtor, por është i obligueshëm të njëjtin ta japë në afat prej një viti nga dita e zgjedhjes për drejtor.
(4) Nëse drejtori i zgjedhur nuk e jep provimin për drejtor në afatin e përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, i ndërpritet mandati i drejtorit.
(5) Aftësimin e kandidatëve për drejtorë në shkolla të mesme publike dhe dhënien e provimit pas trajnimit të përfunduar me sukses, e kryen Qendra Shtetërore e Provimeve, në pajtim me ligjin.
(6) Programin për përgatitjen dhe dhënien e provimit për drejtorë dhe mënyrën e realizimit të provimit, i përcakton ministri me propozim të Qendrës Shtetërore të Provimeve.
(7) Kandidatit i cili e ka dhënë provimit për drejtor i jepet certifikatë.
(8) Formën dhe përmbajtjen e certifikatës për provimin e dhënë për drejtor të shkollës së mesme publike, i përcakton ministri.
(9) Shpenzimet për përgatitjen e kandidatit për dhënien e provimit për drejtor dhe shpenzimet për dhënien e provimit për drejtor, janë në llogari të kandidatit i cili është i obliguar që t'i paguajë në xhirollogarinë përkatëse të Qendrës Shtetërore të Provimeve.
(10) Mandati i drejtorit të shkollës së mesme publike zgjat katër vjet me mundësi edhe për një mandat në të njëjtën shkollë.
(11) Drejtori i shkollës së mesme komunale zgjedhet dhe shkarkohet nga prefekti i komunës, në përputhje me këtë ligj.
(12) Drejtori i shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit zgjedhet dhe shkarkohet nga prefekti i Qytetit të Shkupit, në përputhje me këtë ligj.
(13) Drejtori i shkollës së mesme shtetërore zgjedhet dhe shkarkohet nga këshilli i shkollës, pas miratimit paraprak nga Ministria, në përputhje me këtë ligj.
(14) Mësimdhënësit, pedagogut ose psikologut që është i zgjedhur për drejtor në shkollë të mesme i pezullohet marrëdhënia e punës derisa i kryen punët drejtor i shkollave të mesme dhe ka të drejtë që në afat prej 15 ditësh pas ndërprerjes së mandatit, të kthehet në punë në shkollën, respektivisht institucionin ku ka punuar para se të zgjidhet për drejtor për kryerje të punëve që i përgjigjen llojit dhe shkallës së përgatitjes profesionale të tij.
(15) Nëse mësimdhënësi, pedagogu ose psikologu nga paragrafi (14) i këtij neni nuk mund të kthehet në shkollën ku ka punuar para se të zgjidhet si drejtor, mësimdhënësi, pedagogu ose psikologu përcaktohet dhe themelon marrëdhënie pune në periudhë të pacaktuar kohore në vendin adekuat të punës në shkollë tjetër në rajonin e komunës, respektivisht në Qytetin e Shkupit.
Neni 92
Drejtori i shkollës publike, përkatësisht organi udhëheqës i shkollës së mesme private e organizon dhe udhëheqë punën edukative-arsimore dhe tjetër, në mënyrë të pavarur sjell vendime, e përfaqëson shkollën para personave të tretë dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së shkollës.
Në realizimin e detyrave dhe udhëheqjes nga paragrafi 1 i këtij neni drejtori:
- e propozon programin vjetor për punë dhe ndërmerr masa për zbatimin e tij;
- i zbaton vendimet e këshillit të shkollës;
- bën zgjedhjen e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional dhe kuadrit tjetër administrativo-teknik;
- kryen kontroll mbi mënyrën e mbajtjes së dosjeve profesionale të caktuara në nenin 68 paragrafi 4 nga ky ligj;
- vendos për sistemimin e arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe kuadrit tjetër administrativo-teknik;
- vendos për pushimin e marrëdhënies së punës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional dhe kuadrit tjetër administrativo-teknik;
- dorëzon raport për suksesin dhe për rezultatet e arritura në punën edukative-arsimore te Byroja për Zhvillim të Arsimit;
- e realizon planin nga programi vjetor për vizitë në orët e kuadrit mësimdhënës në shkollë në bashkëpunim me shërbimin profesional në shkollë, për çka përpilohen propozime dhe vërejtje nga vizita e realizuar të cilat i bashkëngjiten dosjes profesionale të mësimdhënësit.
- dorëzon raport për realizimin e programit vjetor te ministria, ndërsa për shkollat komunale edhe te komuna, përkatësisht Qyteti i Shkupit dhe
- kryen edhe punë tjera të parapara me ligj dhe me statusin e shkollës.
Drejtori i shkollës shtetërore dorëzon raport për punën materiale të shkollës gjatë vitit shkollor te këshilli i shkollës dhe te Ministria, ndërsa drejtori i shkollës së komunës, përkatësisht shkollës së Qytetit të Shkupit deri te këshilli i shkollës dhe deri te organi kompetent i njësisë së vetadministrimit lokal.
Ministri, përkatësisht organi i vetadministrimit lokal duke pasur parasysh mendimin e këshillit të shkollës, ndërsa në bazë të raporteve të drejtorëve të shkollave publike, e vlerëson punën e tyre.
Neni 92-a
Prefekti, për shkollat e mesme komunale, përkatësisht shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, tre muaj para kalimit të mandatit të drejtorit ekzistues, merr vendim që këshilli i shkollës të botojë shpallje publike për zgjedhjen e drejtorit.
Për shkollat e mesme shtetërore, këshilli shkollor tre muaj para kalimit të mandatit të drejtorit ekzistues, merr vendim të botojë shpallje publike për zgjedhjen e drejtorit.
Në shpalljen e botuar publike në mjetet publike, përcaktohen kushtet të cilat duhet t’i plotësojë kandidati për drejtor, dokumentacioni i nevojshëm, kohëzgjatja e shpalljes publike dhe afati në të cilin do të bëhet zgjedhja.
Kandidatët e paraqitur ia paraqesin dokumentet e nevojshme, në pajtim me shpalljen, këshillit të shkollës.
Dokumentet e arritura i shqyrton komisioni tre anëtarësh i zgjedhur nga këshilli i shkollës, përbërja dhe kompetenca e të cilit përcaktohen me statutin e shkollës.
Komisioni është i obliguar që në afat prej pesë ditësh pas mbarimit të shpalljes t’i shqyrtojë dokumentet e arritura.
Kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapara në shpallje, u kthehen dokumentet me arsyetim.
Këshilli drejtues mund të kërkojë dokumente plotësuese nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kushtet në pajtim me dispozitat e statutit të shkollës.
Anëtarët e këshillit drejtues dhe përfaqësuesi i Byrosë për zhvillimin e arsimit bëjnë intervistë me kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet për drejtor.
Këshilli drejtues i shkollës së mesme komunale, në afat prej shtatë ditësh nga biseda e bërë me kandidatët, i propozon prefektit një kandidat për t’u zgjedhur drejtor.
Këshilli drejtues i shkollës së mesme shtetërore, në afat prej shtatë ditësh nga biseda e bërë me kandidatët, i propozon ministrit kandidat për zgjedhjen e drejtorit dhe bën zgjedhjen e drejtorit.
Prefekti, në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së propozimit, bën zgjedhjen e drejtorit.
Nëse prefekti në afat të përcaktuar në paragrafin 10 të këtij neni nuk zgjedh drejtor, është i obliguar që në afat prej tri ditësh ta informojë këshillin e shkollës me arsyetim me shkrim për shkaqet.
Këshilli i shkollës në afat prej shtatë ditësh nga dita e pranimit të informatës nga paragrafi 13 I këtij neni, i paraqet prefektit një propozim për zgjedhjen e drejtorit.
Prefekti është i obliguar që në afat prej 7 ditësh nga dita e pranimit të propozimit, ta zgjedhë kandidatin e propozuar nga këshilli i shkollës.
Kandidatët, të cilët nuk janë të zgjedhur, në afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të vendimit të prefektit, kanë të drejtë për ankesë sa i përket zbatimit të procedurës për zgjedhjen e drejtorit, në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënie së Punës në Shkallë të Dytë.
Kundër vendimit të komisionit nga paragrafi (16) i këtij neni kandidati mund të fusë kontest juridik para gjykatës kompetente.
Neni 93
Drejtori i shkollës publike mund të shkarkohet veçanërisht:
- me kërkesë personale;
- në rast të shkeljes së bërë gjatë zbatimit të ligjeve, rregulloreve tjera dhe akteve të përgjithshme të konstatuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe
- nëse nuk e realizon programin për punë dhe nuk realizohen planet dhe programet për punën edukative-arsimore
- nëse me fajin e tij janë dëmtuar nxënësit, përkatësisht prindërit ose kujdestarët e tyre dhe komuniteti social
- nëse lejon pagim të mjeteve të cilat nuk janë caktuar në planin financiar vjetor të shkollës;
- nëse lejon organizim të veprimtarive dhe aktiviteteve që janë në kundërshtim me planet dhe programet;
(2) Drejtori i shkollës së mesme shkarkohet në afat prej 15 ditëve nga kryetari i komunës para skadimit të mandatit, nëse nuk vepron në pajtim me nenin 70-a paragrafët (11) dhe (12) të këtij ligji.
(3) Drejtori shkarkohet nga ministri në afat prej 15 ditëve pas skadimit të afatit nga paragrafi (2) i këtij neni, nëse kryetari i komunës nuk vepron sipas paragrafit (2) të këtij neni.
Neni 93-a
I fshirë
Neni 93-b
Nëse ekzistojnë njohuri të caktuara për veprimin e drejtorit në pajtim me dispozitat e nenit 93 të këtij ligji, këshilli i shkollës thirr mbledhje në të cilën miraton konkluzë me shkrim, e cila i paraqitet drejtorit.
Drejtori ka të drejtë që në afat prej shtatë ditësh nga pranimi, të deklarohet për konstatimet në konkluzë.
Nëse këshilli i shkollës nuk e pranon deklarimin e drejtorit, thirr mbledhje në afat prej tre ditësh dhe në prani të përfaqësuesit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, bën intervistimin e drejtorit. Përfaqësuesi i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit jep mendim për arsyeshmërinë e shkarkimit të drejtorit.
Nëse këshilli i shkollës vlerëson se është e domosdoshme, i paraqet prefektit propozim për shkarkimin e drejtorit.
Drejtori i shkarkuar në afat prej 15 ditësh nga dita pranimit të vendimit të prefektit, ka të drejtë për ankesë sa i përket zbatimit të procedurës për shkarkimin e drejtorit në Komisionin e shkallës së dytë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kompetent për zgjidhjen e çështjeve nga lëmi i marrëdhënieve të punës.
Kundër vendimit të komisionit nga paragrafi (5) i këtij neni drejtori i shkarkuar mund të ngritë kontest administrativ në gjykatën kompetente.
Neni 93-v
Kryetari i komunës, e për shkollat e mesme shtetërore ministri, në afat prej tri ditësh nga dita e shkarkimit të drejtorit, emëron ushtrues të detyrës së drejtorit nga radhët e të punësuarve në shkollë, i cili i plotëson kushtet për drejtor.
Ushtruesi i detyrës drejtor i kryen punët deri në emërimin e drejtorit të ri, por jo më gjatë se gjashtë muaj nga dita e emërimit të tij.
Neni 93-g
Inspektorati Shtetëror i Arsimit, pas verifikimit të shkeljeve më të rënda gjatë punës, në përputhje me nenin 93, alinetë 2, 3, 4, 5 dhe 6 të këtij ligji, deri te drejtori i shkollës së mesme publike paraqet raport me propozim-masa, sipas të cilave drejtori duhet të veprojë brenda 30 ditësh, nga dita e pranimit të raportit.
Në qoftë se drejtori nuk vepron brenda afatit të caktuar në paragrafin 1 të këtij neni, inspektori shtetëror i arsimit, këshillit të shkollës i dërgon aktvendim për zbatimin e masave të propozuara. Afati i zbatimit të aktvendimit është 30 ditë, nga dita e pranimit të tij.
Në qoftë se këshilli i shkollës nuk vepron sipas aktvendimit për zbatimin e masave të propozuara, Inspektorati Shtetëror i Arsimit aktvendimin e dërgon pranë kryetarit të komunës, ndërkaq për shkollat e mesme shtetërore pranë ministrit dhe pranë themeluesit të shkollës së mesme publike.
Kryetari i komunës, përkatësisht ministri, brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit për zbatimin e masave të propozuara është i obliguar që ta shkarkojë drejtorin e shkollës kurse themeluesi këshillin e shkollës.
Në qoftë se kryetari i komunës nuk e shkarkon drejtorin, kurse themeluesi këshillin e shkollës brenda afatit të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, ministria sipas të drejtës për mbikëqyrje e shkarkon drejtorin dhe anëtarët e këshillit të shkollës së mesme publike.
Ministria sipas të drejtës për mbikëqyrje, menjëherë emëron ushtrues detyre - drejtor nga radhët e punonjësve të shkollës, i cili këtë detyrë do ta ushtrojë më së shumti gjashtë muaj, do të emërojë edhe anëtarë të këshillit të shkollës me mandat prej më së shumti një viti.
Neni 94
I fshirë
Neni 95
Organe dhe trup profesional në shkollat publike janë:
- këshilli i arsimtarëve të cilin e përbëjnë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional;
- këshilli i vitit, përkatësisht këshilli i profesionit të cilin e përbëjnë mësimdhënësit të cilët zhvillojnë mësim dhe bashkëpunëtorët profesional;
- këshilli i paraleles;
- udhëheqësi i paraleles dhe
- grupi profesional i mësimdhënësve sipas sferave të caktuara profesionale.
Neni 96
Këshilli i arsimtarëve:
- jep mendim pas propozimit të programit vjetor për punë dhe e ndjek zbatimin e tij;
- e shqyrton dhe vërteton suksesin e nxënësve dhe punën e organeve tjera profesionale;
- e shqyrton raportin vjetor për punë të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional dhe Raportin nacional për punë të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional dhe propozon masa përkatëse,
- jep propozime për avancimin e mësimdhënëse dhe bashkëpunëtorëve profesional në shkollë,
- ua mundëson nxënësve përfundimin e dy viteve për një vit shkollor;
- e shqyrton realizimin e planit dhe programit dhe ndërmerr masa për zbatimin e tyre;
- sjell vendime pas ankesave të nxënësve për notat e vërtetuara;
- e shqyrton raportin për mbikëqyrjen e kryer profesionale, propozon masa përkatëse dhe
- kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe statusin e shkollës.
Neni 97
(1) Shkolla e mesme ka Statut.
(2) Me statut rregullohen veçanërisht: organizimi dhe kryerja e veprimtarisë edukative-arsimore, emri, selia, menaxhimi dhe udhëheqja, të drejtat dhe obligimet e nxënësve, të drejtat dhe obligimet e të punësuarve dhe çështje tjera me rëndësi për punën e shkollës së mesme.
(3) Statutin e shkollës së mesme e miraton Këshilli i Shkollës.
(4) Për statutin e shkollës së mesme jep pëlqim Ministria.
Neni 98
Në shkollën e mesme publike formohet këshill i prindërve të cilin e përbëjnë përfaqësues nga prindërit e nxënësve të cilët nuk janë të punësuar në shkollë.
Këshilli i prindërve e ndjek dhe jep mendim për realizimin e punës edukative-arsimore.
Puna, numri i anëtarëve, mënyra e zgjedhjes dhe organizimi i këshillit të prindërve përcaktohet me statusin e shkollës.
X. KONVIKTET E NXËNËSVE
Neni 99
I fshirë
Neni 100
I fshirë
XI. FINANCIMI I SHKOLLËS SË MESME PUBLIKE
Neni 101
Mjetet për financimin e arsimit të mesëm publik sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, në mënyrë dhe procedurë të përcaktuara me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, Ligjin për përmbushjen e Buxhetit të Maqedonisë dhe Ligjin për financimin e njësive të vetadministrimit lokal.
Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni u shpërndahen komunave me anë të bllok dotacioneve dhe dotacioneve të destinuara në pajtim me Urdhëresën për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve dhe Urdhëresën për metodologjinë për përcaktimin e dotacioneve kapitale dhe të destinuara të përcaktuara në Ligjin për financimin e njësive të vetadministrimit lokal.
Komuna mjetet nga paragrafi 2 i këtij neni ua shpërndanë shkollave të mesme në rajonin e vet për sigurimin e realizimit të procesit edukativ-arsimor, në pajtim me standardet dhe normat e përcaktuara.
Me urdhëresat nga paragrafi 2 i këtij neni rregullohet shpërndarja e mjeteve nga bllok dotacionet dhe dotacionet e destinuara, e cila kryhet në bazë të formulës dhe në pajtim me fazat për decentralizimin fiskal të përcaktuara në Ligjin për financimin e njësive të vetadministrimit lokal.
Formula nga paragrafi 4 i këtij neni për shpërndarjen e mjeteve nxirret në bazë të numrit të nxënësve në shkollat e mesme të rajonit të tij.
Ndaj nxjerrjes së formulës mund të kenë ndikim edhe faktorët objektivë vijues: mosha e nxënësve, plani dhe programet të cilat realizohen në shkollë, tipi i objektit shkollor, lokacioni i shkollës etj.
Neni 101-a
Komuna mund ta plotësojë bllok dotacionin e marrë, përkatësisht dotacionin e destinuar për arsim me mjete nga burimet personale, përveç për rrogat e të punësuarve në shkollë.
Neni 101-b
Të dhënat nga plani financiar vjetor dhe llogaria përfundimtare e shkollave të mesme publike, komuna i shpallë në fletoren e vet zyrtare. Ministria përcakton se cilat të dhëna duhet të shpallen.
Neni 102
Ministria sjell plan financiar, kritere për shpërndarje të mjeteve dhe kryen shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve.
Për mënyrën e disponimit me mjetet Ministria dorëzon raport deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Neni 103
Shkollat publike, përkatësisht institucionet për arsim të të rriturve mund të fitojnë mjete nga dhënia e shërbimeve arsimore qytetarëve të cilët nuk janë caktuar si nevojë dhe interes i shtetit dhe për të cilët ai nuk siguron mjete.
Neni 104
Shkollat publike mund të fitojnë mjete edhe nga:
- participimi i shfrytëzuesve të shërbimeve;
- shitja e prodhimeve dhe shërbimeve që janë rezultat i kryerjes së veprimtarisë bazë;
- shoqëritë tregtare, ndërmarrjet publike, institucionet dhe organet e administratës shtetërore në të cila realizohet trajnim praktik për nxënësit,
- projektet e miratuara nga ministri
- kamatat dhe dividenda e mjeteve të plasuara;
- lagatet, dhuratat, testamentet dhe
- burime tjera
Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni do të dedikohen për përparimin, modernizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në shkollat publike për çka dorëzohet raport deri te Ministria, përkatësisht deri te organi i njësisë së vetadministrimit lokal.
Mënyrën e marrjes dhe shpërndarjes së mjeteve nga paragrafi 1 alinetë 1, 2 dhe 3 të këtij neni i rregullon ministri, me propozim të Byrosë dhe Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional.
Mënyrën e shpërndarjes së mjeteve për projektet nga paragrafi 1 alineja 4 e këtij neni më për së afërmi e cakton ministri.
XII. MBIKËQYRJA
Neni 105
Mbikëqyrje mbi ligjshmërinë e punës së shkollave të mesme kryen Ministria.
Neni 106
Kur Ministria do të konsiderojë se statusi ose ndonjë akt tjetër i shkollës së mesme nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin ka të drejtë të ndalojë zbatimin e aktit deri në sjelljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë
Nëse Ministria në kryerjen e të drejtës për mbikëqyrje të ligjshmërisë së punës, vërteton se shkolla e mesme ka dhënë dëftesë dhe shtesë të dëftesës, diplomë, vërtetim për aftësim profesional, përkatësisht aftësim për punë në kundërshtim me dispozitat e ligjit sjell vendim për anulimin e tyre që publikohet në mjetet e informimit publik dhe dorëzon fletëparaqitje deri te organi për ndjekje penale.
Neni 107
Mbikëqyrje profesionale në shkollën e mesme kryen Byroja për Zhvillim të Arsimit në mënyrë të përcaktuar me ligj.
Shkolla e mesme është e obliguar të mundësojë kryerje të pandërprerë të mbikëqyrjes profesionale dhe kontroll në dokumentacionin pedagogjik që mbahet në shkollën e mesme.
Neni 108
(1) Nëse gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese inspektori shtetëror i arsimit ose inspektori i autorizuar i komunës, përkatësisht i Qytetit të Shkupit konstaton se për herë të parë është bërë parregullsi nga neni 109 paragrafët (1) dhe (2) të këtij ligji, detyrohet që të përpilojë procesverbal në të cilin do ta përcaktojë parregullsinë e bërë me sugjerim për mënjanimin e parregullsisë së konstatuar në afat prej tetë ditësh dhe me dorëzim të njëkohshëm të ftesës për realizimin e edukimit të personit ose shkollës së mesme ku është konstatuar parregullsia gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese.
(2) Mbikëqyrje inspektuese bën Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe inspektorët e autorizuar të komunave, përkatësisht të Qytetit të Shkupit në mënyrë të përcaktuar me ligj.
(3) Inspektorati Shtetëror i Arsimit, kryen edhe mbikëqyrje mbi cilësinë e procesit edukativo-arsimor në shkollat e mesme.
(4) Nëse gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese inspektori shtetëror i arsimit ose inspektori i autorizuar arsimor i komunës, përkatësisht i qytetit të Shkupit konstaton se është kryer parregullsi nga neni 109 paragrafët (1) dhe (2) të këtij ligji, është i obliguar që të përpilojë procesverbal në të cilin do ta përcaktojë parregullsinë e kryer me sugjerim për mënjanimin e parregullsisë së konstatuar në afatin e caktuar dhe me dorëzimin njëkohësisht të ftesës për realizimin e edukimit të personit apo shkollës së mesme, ku është konstatuar parregullsia gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese.
(5) Formën dhe përmbajtjen e ftesës për edukim, si dhe mënyrën e realizimit të edukimit, i përcakton ministri.
(6) Edukimin e organizon dhe realizon Inspektorati Shtetëror i Arsimit, përkatësisht inspektori i autorizuar i arsimit i komunës/qytetit të Shkupit, i cili e ka kryer mbikëqyrjen inspektuese, në afat jo më të gjatë se tetë ditë nga dita e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese.
(7) Edukimi mund të realizohet për më shumë parregullsi të konstatuara të njëjta ose të njëllojta për një ose më shumë persona, përkatësisht një apo më shumë shkolla të mesme.
(8) Nëse në terminin e caktuar personi ose subjekti për të cilën realizohet edukimi nuk paraqitet në edukim, do të konsiderohet se edukimi është realizuar.
(9) Nëse personi ose shkolla e mesme për të cilën realizohet edukimi paraqitet në edukimin e caktuar dhe e kryen, do të konsiderohet se është edukuar lidhur me parregullsinë e konstatuar.
(10) Nëse inspektori shtetëror i arsimit, përkatësisht inspektori i autorizuar i arsimit i komunës/qytetit të Shkupit gjatë kryerjes së mbikëqyrjes kontrolluese, konstaton se janë mënjanuar parregullsitë e konstatuara nga paragrafi (1) i këtij neni, miraton konkluzion me të cilin e ndërpret procedurën e mbikëqyrjes inspektuese.
(11) Nëse inspektori shtetëror i arsimit, përkatësisht inspektori i autorizuar i arsimit i komunës/qytetit të Shkupit, gjatë kryerjes së mbikëqyrjes kontrolluese, konstaton se nuk janë mënjanuar parregullsitë e konstatuara nga paragrafi (1) i këtij neni, parashtron kërkesë për ngritje të procedurës për kundërvajtje para gjykatës kompetente.
(12) Inspektorati Shtetëror i Arsimit, përkatësisht inspektori i autorizuar i arsimit i komunës/qytetit të Shkupit, i cili e ka kryer mbikëqyrjen inspektuese, mban evidencë për edukimin e realizuar në mënyrën e përcaktuar nga ministri.
Neni 108-a
Gjatë mbikëqyrjes së punës së organeve të komunës dhe Qytetit të Shkupit, Ministria i kryen punët vijuese:
- përcjell ligjshmërinë e punës së organeve të komunës dhe të Qytetit të Shkupit, ndërmerr masa dhe aktivitete dhe paraqet iniciativa për realizimin e kompetencave të komunës në pajtim me këtë ligj;
- vlerëson se a sigurojnë organet e komunës dhe të Qytetit të Shkupit që kompetencat e komunës të zbatohen në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara me këtë ligj;
- i paralajmëron organet e komunës dhe të Qytetit të Shkupit për tejkalimin e kompetencave të tyre të përcaktuara me këtë ligj dhe rregull tjetër dhe u propozon masa përkatëse për tejkalimin e gjendjes së tillë;
- paralajmëron për mangësi të caktuara materiale dhe procedurale në punën e organeve të komunës dhe Qytetit të Shkupit, të cilat do të mund ta pengonin kryerjen e punëve nga lëmi i arsimi të mesëm me rëndësi lokale;
- jep rekomandime për zbatimin konsekuent të kompetencave të komunës dhe Qytetit të Shkupit në kuadrin e këtij ligji me kërkesën e organeve të komunës;
- përcjell nxjerrjen me kohë të dispozitave të komunës dhe Qytetit të Shkupit të parapara me këtë ligj;
- përcjell ligjshmërinë e vendimeve që i merr prefekti në zgjidhjen e të drejtave, obligimeve dhe interesave individuale të personave fizikë dhe juridikë dhe ndërmerr masa në pajtim me këtë ligj;
- jep mendim dhe ndihmë profesionale për propozimdispozitat e komunës dhe Qytetit të Shkupit të parapara me këtë ligj, me kërkesën e organeve të komunës, përkatësisht Qytetit të Shkupit;
- përcjell realizimin e publikshmërisë së punës së organeve të komunës dhe Qytetit të Shkupit, në realizimin e kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, e veçanërisht në aspekt të informimit të rregullt, me kohë, të vërtetë dhe të plotë të qytetarëve;
- përcjell realizimin e mbikëqyrjes paraprake të dispozitave të komunave;
- me kohë i informon organet e komunës dhe Qytetin e Shkupit për gjendjen e konstatuar në punën e tyre dhe për masat e ndërmarra gjatë kryerjes së mbikëqyrjes.
Për masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga alinetë 6 dhe 7 Ministria informon Ministrinë e Vetadministrimit Lokal.
Neni 108-b
Nëse edhe përpos paralajmërimeve dhe masave e aktiviteteve të ndërmarra, organet e komunës dhe Qytetit të Shkupit nuk e sigurojnë kryerjen e punëve të cilat me ligj janë përcaktuar si kompetencë e tyre dhe për kryerjen e së cilës është përgjegjëse komuna dhe Qyteti i Shkupit, me fuqinë e këtij ligji u merret kryerja e kompetencës përkatëse.
Kryerjen e punëve të marra e ndërmerr Ministria, por më së shumti deri më një vit nga dita e marrjes së tyre.
Ministria kryerjen e punëve me kompetencë të komunës dhe Qytetit të Shkupit e kryen në emër dhe në llogari të komunës, përkatësisht Qytetit të Shkupit.
Për marrjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni informohet organi i administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve nga lëmi i vetadministrimit lokal dhe organi i administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve nga lëmi për financat.
XIII. DISPOZITA KUNDËRVAJTËSE
Neni 109
(1) Gjobë në shumë prej 600 deri në 800 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje prindit, përkatësisht kujdestarit të nxënësit të mitur, nëse nxënësi nuk është i regjistruar në shkollë të mesme apo jo rregullisht shkon në shkollë (neni 3 paragrafi 1).
(2) Gjobë në shumë prej 800 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje shkollës së mesme, nëse:
- fut të dhëna të gabuara në bazën e integruar të të dhënave (neni 9-a) dhe
- nuk shfrytëzon pajisje informatike në mësim (neni 21 paragrafi (4)).
- nuk vendos orar për mësim plotësues dhe mësim shtesë për çdo lëndë mësimore, në vend të dukshëm në shkollë dhe nuk e dorëzon atë në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (neni 51-b paragrafi (1)),
(3) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së matur për personin juridik do t'i shqiptohet për kundërvajtje nga paragrafi (1) i këtij neni drejtorit të shkollës së mesme.
(4) Gjobë në shumë prej 100 deri në 120 euro në kundërvlerë me denarë, do t'i shqiptohet për kundërvajtje mësimdhënësit në shkollë të mesme për veprimet nga paragrafi (2) alineja 2 e këtij neni.
(5) Gjobë në shumë prej 1 200 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje shkollës së mesme, nëse:
- nuk fut të dhëna në bazën e integruar të të dhënave (neni 9-a),
- regjistron nxënës mbi numrin e përcaktuar në konkursin për regjistrim (neni 42),
- nuk lidh marrëveshje të re për punë me mësimdhënësin (neni 72 paragrafi (2));
- e mban dhe lëshon dokumentacion pedagogjik në kundërshtim me nenet 73 dhe 74 të këtij ligji dhe
- lejon pagesë të mjeteve të cilat nuk janë përcaktuar në planin vjetor financiar të shkollës (neni 93 paragrafi (1) alineja 5).
(6) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së matur për personin juridik do t'i shqiptohet për kundërvajtje nga paragrafi (5) i këtij neni drejtorit të shkollës së mesme.
(7) Gjobë në shumë prej 150 deri në 180 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje mësimdhënësit në shkollë të mesme, për veprimin nga paragrafi (5) alineja 4 e këtij neni.
(8) Gjobë në shumë prej 150 deri në 180 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje mësimdhënësit në shkollë të mesme, nëse nuk e realizon mësimin në mënyrë interaktive (69-a paragrafi (1)).
(9) Gjobë në shumë prej 80 deri 100 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet prindit përkatësisht tutorit, për kundërvajtje nëse nuk paraqitet në terminin e caktuar për këshillim, pas ftesës së dytë të dërguar (neni 58-a paragrafi (2)).
(10) Gjobë në shumë prej 200 deri 280 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet prindit, përkatësisht tutorit për kundërvajtje nëse nuk paraqitet në terminin e caktuar për këshillim, pas ftesën së tretë të dërguar (neni 58-a paragrafi (2)).
(11) Për secilën përsëritje të ardhshme të kundërvajtjeve nga paragrafët (1) deri (10) të këtij neni në vitin shkollor rrjedhës gjoba shqiptohet në shumë të dyfishtë.
Neni 109-a
(1) Gjobë në shumë prej 1 600 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje shkollës së mesme, nëse:
- lejon organizim dhe veprim të partive politike dhe organizatave fetare në shkollën e mesme dhe realizon arsim fetar dhe vendos shenja partiake dhe fetare (neni 7),
- shfrytëzon vulë me përmbajte jopërkatëse për verifikimin e dokumenteve zyrtare (neni 8),
- fillon me kryerjen e veprimtarisë para miratimit të aktvendimit për plotësimin e kushteve për fillimin e punës dhe kryerjen e veprimtarisë (neni 19),
- realizon plan program që nuk është i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (neni 22),
- nuk e realizon fondin vjetor të orëve të përcaktuar me plan programet (neni 24),
- nuk miraton program vjetor për punë (neni 29),
- nuk realizon vetevaulim të shkollës (neni 29-a paragrafi (1)),
- nuk miraton program për zhvillimin e shkollës (neni 29-a paragrafi (2));
- fizikisht e ndëshkon, përkatësisht psiqikisht e keqtrajton nxënësin (neni 51),
- e kryen zgjedhjen e mësimdhënësve të bashkëpunëtorëve profesionalë në mësim, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me këtë ligj (nenet 59 dhe 60),
- kryhet keqtrajtimi psikik apo fizik i mësimdhënësit ose bashkëpunëtorit profesional (neni 69-a paragrafi (3)) dhe
- pas evaluimit të kryer integral të jashtëzakonshëm nuk i mënjanon shkaqet për prishjen e procesit edukativo-arsimor (neni 89-b paragrafi (1)).
(2) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së matur për personin juridik do t'i shqiptohet për kundërvajtje nga paragrafi (1) I këtij neni drejtorit të shkollës së mesme.
(3) Gjobë në shumë prej 200 deri në 240 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje mësimdhënësit në shkollën e mesme, për veprimet nga paragrafi (1) alinetë 1, 5 dhe 9 të këtij neni.
(4) Gjobë në shumë prej 350 deri në 400 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet prindit, përkatësisht kujdestarit, nëse prindi, përkatësisht kujdestari ose fëmija i tij e keqtrajton psiqikisht apo fizikisht mësimdhënësin apo bashkëpunëtorin profesional (neni 69-a paragrafi (3)).
(5) Për secilën përsëritje të ardhshme të kundërvajtjeve nga paragrafët (1) deri (4) të këtij neni në vitin shkollor rrjedhës gjoba shqiptohet në shumë të dyfishtë.
(6) Në shkollën e mesme për veprimet nga paragrafi (1) alineja 3 e këtij neni, krahas gjobës së paraparë detyrimisht do t'i shqiptohet edhe sanksion për kundërvajtje ndalim të përkohshëm për ushtrimin e veprimtarisë në kohëzgjatje prej së paku tre vjet, duke konsideruar nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.
(7) Drejtorit të shkollës së mesme për veprimet nga paragrafi (1) alineja 3 e këtij neni, krahas gjobës së paraparë detyrimisht do t'i shqiptohet edhe sanksion për kundërvajtje ndalim të përkohshëm për ushtrimin e veprimtarisë në kohëzgjatje prej më së shumti një vit, duke konsideruar nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.
Neni 109-b
(1) Gjobë në shumë prej 10.000 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik nëse fillon me punë në kundërshtim me dispozitat e neneve 11, 13 dhe 13-a të këtij ligji.
(2) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së matur për personin juridik do t'i shqiptohet për kundërvajtje nga paragrafi (1) i këtij neni personit përgjegjës në personin juridik.
(3) Gjobë në shume prej 5.000 deri në 6.000 euro në kundërvlerë me denarë do t'i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik nëse fillon me punë në kundërshtim me dispozitat e neneve 11, 13 dhe 13-a të këtij ligji.
(4) Personit juridik për veprimet nga paragrafi (1)i këtij neni, krahas gjobës së paraparë detyrimisht do t'I shqiptohet edhe sanksion për kundërvajtje ndalim të përkohshëm për ushtrimin e veprimtarisë në kohëzgjatje prej më së shumti tre vjet, duke konsideruar nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.
(5) Personit fizik dhe personit përgjegjës në personin juridik për veprimet nga paragrafët (2) dhe (3) të këtij neni, krahas gjobës detyrimisht do t'i shqiptohet edhe sanksion për kundërvajtje ndalim i përkohshëm për ushtrimin e profesionit në kohëzgjatje prej më së shumti një vit, duke konsideruar nga dita e plotfuqishmërisë së vendimeve.
(6) Gjobë në shumë prej 200 deri në 300 euro në kundërvlerë me denarë Inspektoratit Shtetëror të Arsimit do t'i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik nëse nuk vepron në pajtim me nenin 70-a paragrafët (11) dhe (12) të këtij ligji.
(7) Për çdo përsëritje të ardhshme të kundërvajtjeve nga paragrafi (6) i këtij neni në vitin shkollor rrjedhës shqiptohet gjobë në shumë të dyfishtë.
Neni 109-v
(1) Për kundërvajtjet e përcaktuara me këtë ligj procedurë për kundërvajtje dhe sanksione për kundërvajtje shqipton gjykata kompetente.
(2) Matja e lartësisë së gjobës për person juridik bëhet në pajtim me Ligjin për kundërvajtjet.
(3) Për kundërvajtjet e përcaktuara në nenet 109, 109-a, 109-b, 109-g dhe 110 të këtij ligji, inspektori shtetëror i arsimit është i detyruar që autorit të kundërvajtjes t'i lëshojë urdhëresë pagesore për kundërvajtje, në pajtim me Ligjin për kundërvajtje.
(4) Nëse autori e pranon urdhëresën pagesore për kundërvajtje, të njëjtin duhet ta nënshkruajë. Pranimi i urdhëresës pagesore për kundërvajtje nga kryerësi i kundërvajtjes shënohet në procesverbal.
(5) Në procesverbalin nga paragrafi (4) i këtij neni, konstatohet mënyra në të cilën do të mënjanohen pasojat e dëmshme nga kundërvajtja, si dhe mënyra e tejkalimit te pasojave nga kundërvajtja e kryer.
(6) Kur si autor i kundërvajtjes paraqitet personi juridik, procesverbalin dhe urdhëresën pagesore për kundërvajtje e nënshkruan drejtori i shkollës fillore ose personi i autorizuar nga ai.
(7) Inspektori shtetëror i arsimit është i detyruar që të mbajë evidencë për urdhërpagesat për kundërvajtje dhe për rezultatin nga procedurat e ngritura.
(8) Në evidencën nga paragrafi (7) i këtij neni mblidhen, përpunohen dhe ruhen të dhënat në vijim: emir dhe mbiemri, përkatësisht emërtimi i kryerësit të kundërvajtjes, vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi, selia, lloji i kundërvajtjes, numri i urdhëresës pagesore për kundërvajtje që i lëshohet dhe rezultati i procedurës.
(9) Të dhënat personale nga paragrafi (8) i këtij neni ruhen pesë vjet nga dita e futjes në evidencë.
(10) Ministri i Arsimit dhe Shkencës i përcakton formën dhe përmbajtjen urdhëresës pagesore për kundërvajtje.
Neni 109-g
(1) Gjobë në shumë prej 400 euro në kundërvlerë me denarë, inspektori shtetëror i arsimit do t'i shqiptoj për kundërvajtje personit juridik nëse nuk udhëhiqet e -ditari në bazë javore në shkollën e mesme (neni 74 paragrafi (4)).
(2) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së matur për personin juridik do t'i shqiptohet për kundërvajtje nga paragrafi (1) i këtij neni drejtorit të shkollës së mesme.
(3) Gjobë në shumë prej 50 deri në 60 euro në kundërvlerë në denarë inspektori shtetëror i arsimit do t'i shqiptojë për kundërvajtje mësimdhënësit nëse nuk e udhëheq e -ditarin në bazë javore në shkollën e mesme (neni 74 paragrafi (4)).
(4) Për secilën përsëritje të ardhshme të kundërvajtjeve nga paragrafët (1) deri (4) të këtij neni në vitin shkollor rrjedhës gjoba shqiptohet në shumë të dyfishtë.
Neni 109-d
Mjetet nga gjobat e shqiptuara nga inspektorët shtetërorë të arsimit janë të ardhura të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.
Neni 110
I fshirë
Neni 110-a
(1) Gjobë në shumë prej 25 deri 50 euro në kundërvlerë me denarë do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit të autorizuar të Odës, respektivisht të Ministrisë e cila e mban procedurën, nëse:
- nuk i siguron dëshmitë në afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të kërkesës (neni 24-a paragrafi (10) dhe neni 83 paragrafi (3) të këtij ligji);
- nuk vendos për kërkesën në afat prej 30 ditësh respektivisht në afat prej 60 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës (neni 24-a paragrafi (5) dhe neni 85 paragrafi (1) të këtij ligji);
(2) Gjobë në shume prej 25 deri 50 euro në kundërvlerë me denarë do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit të autorizuar zyrtar nga organi kompetent publik nga i cili janë kërkuar dëshmitë dhe të dhënat nëse nuk i dorëzon dëshmitë dhe të dhënat e kërkuara në afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të kërkesës (neni 24-a paragrafi (11) dhe neni 83 paragrafi (4) të këtij ligji).
XIV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 111
Shkollat e mesme publike ekzistuese në territorin e Republikës së Maqedonisë vazhdojnë me punë si shkolla komunale, përkatësisht shkolla të Qytetit të Shkupit, në pajtim me dispozitat e këtij ligji, nga dita e konstituimit të këshillave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit dhe zgjedhjes së prefektëve të komunave dhe prefektit të Qytetit të Shkupit pas zbatimit të zgjedhjeve të para të ardhshme lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 46/96, 12/2003, 35/2004, 52/2004 dhe 60/2004), përveç shkollave vijuese: Shkolla shtetërore për art të zbatuar "Llazar Liçenoski" Shkup, Shkolla shtetërore për kulturë fizike "Metodija Miteski Brico" Shkup, Qendra e muzikës dhe baletit "Ilija Nikollovski Luj" Shkup, Qendra shkollore për arsim muzikor Shtip, Qendra shkollore për arsim muzikor Manastir, Shkolla shtetërore e muzikës "Todor Skallovski-Tetoec" Tetovë, Qendra për rehabilitim dhe arsim "Partenija Zogravski" Shkup, Qendra për arsim të mesëm "Shën Naum Ohridski" Shkup, Shkolla shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar "Dimitar Vllahov" Shkup, Qendra për shkollim të mesëm special "Iskra" Shtip, të cilat vazhdojnë me punë si shkolla të mesme shtetërore.
Neni 112
Të drejtat themeluese dhe obligimet ndaj shkollave të mesme nga neni 111 të këtij ligji i ndërmarrin komunat, përkatësisht Qyteti i Shkupit për shkollat në rajonin e vet, nga dita e konstituimit të këshillave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit dhe zgjedhjes së prefektëve të komunave dhe prefektit të Qytetit të Shkupit pas zbatimit të zgjedhjeve të para të ardhshme lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 46/96, 12/2003, 35/2004, 52/2004 dhe 60/2004).
Pronësinë e objekteve shkollore dhe pronën e shkollave të mesme nga paragrafi 1 i këtij ligji, me vendimin e Qverisë së Republikës së Maqedonisë, i ndërmerr komuna, përkatësisht Qyteti i Shkupit për shkollat në rajonin vet, nga dita e konstituimit të këshillave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit dhe zgjedhjes së prefektëve të komunave dhe prefektit të Qytetit të Shkupit pas zbatimit të zgjedhjeve të para të ardhshme lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 46/96, 12/2003, 35/2004, 52/2004 dhe 60/2004).
Neni 113
Shkollat publike në afat prej gjashtë muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do ta harmonizojnë organizimin, punën, statutet e tyre dhe aktet tjera të përgjithshme me dispozitat e këtij ligji.
Neni 114
Dispozitat e neneve 33 paragrafi 3, 35, 37, 38 paragrafi 1, 2 dhe 3, 39 paragrafi 2 i këtij ligji, që kanë të bëjnë me maturën shtetërore, maturën shkollore dhe provimin përfundimtar, do të zbatohen prej vitit shkollor 2007/2008.
Neni 115
Nxënësit të cilët arsimin e gjimnazit, arsimin e artit, arsimin profesional trevjeçar dhe katërvjeçar e përfundojnë në vitin shkollor 2005/2006, japin provim përfundimtar sipas dispozitave të Rregullores për përmbajtjen dhe organizimin e provimit përfundimtar në arsimin e mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 59/1994 dhe 66/1994).
Neni 116
Nostrifikimi, përkatësisht ekuivalenca e dëftesës e bërë në republikat dhe krahinat autonome të Ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë deri më 1 shtator 1991, ka të njëjtën vlerë në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Dëftesat e personave të cilët janë pajisur me arsim në ish republikat, përkatësisht shtetet e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë deri më 1 shtator 1995 pranohen pa aplikimin e procedurës për nostrifikim.
Neni 117
Dispozitat nga neni 72 të këtij ligji zbatohen edhe për mësimdhënësit të cilët kanë lidhur marrëdhënie pune para hyrjes në fuqi të këtij ligji,
Neni 118
Drejtorët e shkollave të mesme nga neni 91 i këtij ligji, të emëruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë t'i kryejnë funksionet e tyre deri në përfundimin e kohës për të cilën janë emëruar.
Neni 119
Ministri në afat prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t'i sjell rregullat e parapara me këtë ligj.
Neni 120
Ministria në afat prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji i sjell programet për provim profesional nga neni 67 i këtij ligji.
Neni 121
Deri në sjelljen e rregullave më të përafërta të parapara me këtë ligj, zbatohen rregullat të cilat kanë qenë në zbatim para hyrjes në fuqi të këtij ligji, lidhur me shkollën e mesme, nëse nuk janë në mospërputhje me këtë ligj.
Neni 122
Mësimdhënësit sipas të cilëve afati i përcaktuar nga neni 147 nga Ligji për arsim të drejtuar ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 16/85), nuk janë pajisur në afatin e caktuar me përgatitje pedagogjike-psikologjike dhe metodike, janë të obliguar të pajisen me të njëjtën në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, në të kundërtën ju pushon marrëdhënia e punës.
Obligimi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk ka të bëjë për mësimdhënësit të cilët kanë së paku 15 vjet përvojë pune si mësimdhënës.
Neni 123
Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pushojnë të vlejnë dispozitat nga Ligji për arsim të drejtuar ("Gazeta Zyrtare E RSM-së" nr. 16/85, 2/86, 29/86, 7/88, 18/89, 29/1989, 12/90, 11/91 dhe 14/95), të cilat kanë të bëjnë me shkollën e mesme.
Neni 124
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në "Gazetën Zyrtare e Republikës së Maqedonisë".
DISPOZITA NGA NJË LIGJ TJETËR
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 29/2002):
Neni 29
Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj ministri i sjell në afat prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes së tij në fuqi.
Neni 30
Dispozitat nga neni 7 të këtij ligji të cilat kanë të bëjnë me maturën, do të zbatohen nga dita e hyrjes në fuqi të aktit me të cilin rregullohet programi dhe mënyra për dhënie të maturës.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 67/2004):
Neni 57
Drejtorët ekzistues janë të obliguar që në afat prej një viti nga fillimi i zbatimit të nenit 42 të këtij ligji, të japin provim për drejtor.
Nëse drejtorët ekzistues nuk e japin provimin për drejtor në afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, u ndërpritet mandati i drejtorit.
Neni 58
Dispozitat më të afërta të parapara me këtë ligj, ministri do t'i nxjerrë në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligjit.
Programin për dhënien e provimit për drejtor, aktin e posaçëm për procedurën dhe mënyrën e dhënies së provimit për drejtor, si dhe formën dhe përmbajtjen e vërtetimit, të parapara në nenin 42 të këtij ligji, ministri do t'i nxjerrë në afat prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 67/2004):
Neni 59
Ky ligj hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë", ndërsa nenet 1, 5, 6, 8, 9, 10, 12, 13 paragrafi 1, 15, 17, 31, 39, 40, 41, 42, 43 paragrafi 3, 44, 47, 48, 49, 50 dhe 51 të këtij ligji do të zbatohen nga dita e konstituimit të këshillave të komunave dhe të Qytetit të Shkupit dhe zgjedhjes së prefektëve të komunave dhe prefektit të Qytetit të Shkupit pas zbatimit të zgjedhjeve të para të ardhshme lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 46/96, 12/2003, 35/2004, 52/2004 dhe 60/2004).
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 55/2005):
Neni 7
Pas fitimit të akreditimit të institucioneve nga neni 91, paragrafi 9 i këtij ligji, përgatitjen e kandidatëve për dhënien e provimit për drejtor do ta bëjnë subjektet e përcaktuara nga Ministria, të zgjedhur në bazë të shpalljes publike, dhe në përputhje me Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe United States Agency for International Development.
Ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 113/2005):
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë", ndërsa do të zbatohet prej datës 30 shtator 2006.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 35/2006):
Neni 15
Ky ligj hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, ndërsa dispozitat nga neni 8 i këtij ligji, do të zbatohen nga 1 janari 2007.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 30/2007):
Neni 2
Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me arsimin e mesëm profesional vazhdojnë të zbatohen deri në fillimin e zbatimit të Ligjit për arsimin dhe trajnimin profesional (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 71/2006).
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 49/2007):
Neni 6
Dispozita nga neni 1 i këtij ligji, që ka të bëjë me arsimin e mesëm të detyrueshëm dhe pa pagesë, do të fillojë të aplikohet nga gjenerata e cila do të regjistrohet në shkollën e mesme në vitin shkollor 2008/2009.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 81/2008):
Neni 3
Dispozita nga neni 2 i këtij Ligji (me të cilën fshihen paragrafët 2 dhe 3 nga neni 45 me të cilët është paraparë se "arritjet e nxënësve në programet obligative zgjedhore në gjimnaz dhe aktivitetet në arsimin profesional ndiqen dhe vlerësohen në përputhje me programet mësimore, për arritjet e nxënësve nga paragrafi 3 të këtij neni mendim jep mësimdhënësi i cili e realizon programin dhe se mendimi vërtetohet në dokument pedagogjik përkatës dhe nuk ndikon në suksesin e përgjithshëm të nxënësit) do të zbatohet për nxënësit të cilët do të regjistrohen në vit të parë në shkollë të mesme në vitin shkollor 2007/2008.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 92/2008):
Neni 4
Testet e standardizuara nga neni 45 paragrafi 3 të këtij ligji të cilat i përgatisin Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional, vazhdon t’i përgatisë Qendra Shtetërore e Provimeve, me ditën e themelimit të saj.
Neni 5
Dispozitën për mënyrën e organizimit dhe zbatimit të kontrollit të arritjes së suksesit të nxënësve, si dhe mënyrën e verifikimit të notave përfundimtare të nxënësit, ministri do ta miratojë më së voni deri më 31 dhjetor 2008.
Ligj për arsim dhe trajnim profesional ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 71/2006):
Neni 45
Dispozitat e Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55 /2005 dhe 113/2005 dhe 35/2006) të cilat kanë të bëjnë me arsimin e mesëm profesional pushojnë të vlejnë me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 33/2010, 156/2010 dhe 6/2012):
Neni 25
Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj, ministri do t'i miratojë në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 26
Dispozitat nga ky ligj që kanë të bëjnë me kontrollin ekstern të përparimit dhe arritjes së suksesit të nxënësve në arsimin e mesëm, do të zbatohen nga viti shkollor 2012/2013.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 116/2010):
Neni 10
Akti nënligjor i paraparë në nenin 69-a do të miratohet në afat prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Aktet nënligjore të parapara në nenin 108 do të miratohen në afat prej 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 18/2011):
Neni 12
Aktet nënligjore të parapara në këtë ligj do të miratohen në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 18/2011 dhe 6/2012):
Neni 14
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë", përveç dispozitave nga nenet 2, 3 dhe 8 të këtij ligji që do të zbatohen nga 1 shtatori 2011, dispozitës nga neni 4 të këtij ligji, që do të zbatohet nga 1 janari 2012 dhe dispozitave nga nenet 5, 6 dhe 7 të këtij ligji që do të zbatohen nga 1 janari 2013.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 51/2011):
Neni 6
Dispozitat e nenit 3 dhe 4 të këtij ligji me të cilat ndryshohet neni 85 paragrafi (4) dhe dispozitat e nenit 5 të këtij ligji, do të fillojnë të zbatohen me fillimin e zbatimit të Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 100/2012):
Neni 14
Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj do të miratohen në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 15 paragrafi (1)
Realizimi i kontrollit ekstern të arritjeve të suksesit të nxënësve në arsimin e mesëm, në mënyrë dhe kushte të përcaktuara me këtë ligj, do të fillojë të zbatohet nga 1 maji 2013.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 100/2012):
Neni 15 paragrafi (2)
Dispozitat e nenit 11 të këtij ligji do të zbatohen nga 1 shtatori 2016.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 24/2013):
Neni 14
Dispozita e nenit 10 të këtij ligji që ka të bëjë me nenin 91 paragrafi (10) do të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori 2013.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 41/2014):
Neni 8
Drejtori i shkollës së mesme i zgjedhur deri në ditën e fillimit të zbatimit të neneve 4 dhe 5 paragrafi 1 të këtij ligji vazhdon ta ushtrojë funksionin deri në kalimin e mandatit për të cilin është zgjedhur.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 41/2014):
Neni 10
Dispozitat nga neni 2 i këtij ligji do të fillojnë të zbatohen me fillimin e zbatimit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 27/14) dhe Ligjit për nëpunës administrativë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” numër 27/14).
Dispozitat nga nenet 4 dhe 5 paragrafi 1 të këtij ligji do të fillojnë të zbatohen pas një viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç dispozitave nga neni 5 paragrafi 1 të këtij ligji që kanë të bëjnë me kushtin për njohje të gjuhës së huaj që do të fillojnë të zbatohen pas tre vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji e dispozitat që kanë të bëjnë me kushtin për testin e dhënë psikologjik dhe testin për integritet që do të fillojnë të zbatohen nga 1 shkurti 2016.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 116/2014):
Neni 5
Raportin me rezultate nga kontrolli i realizuar ekstern i arritjeve të suksesit të nxënësve për vitin shkollor 2012/2013, Qendra Shtetërore e Provimeve do ta publikojë në ueb faqen e Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe të Ministrisë në afat prej dhjetë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 6
Aktvendimet për zmadhimin, përkatësisht për zvogëlimin e rrogave të mësimdhënësve në pajtim me raportin me rezultatet nga kontrolli i realizuar ekstern i arritjeve të suksesit të nxënësve për vitin shkollor 2013/2014, do të miratohen në pajtim me dispozitat e nenit 2 të këtij ligji me të cilat kryhet ndryshimi i nenit 70-a paragrafi (15) të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 135/2014 dhe 10/2015):
Neni 6
Aktvendimet për rritjen, përkatësisht për zvogëlimin e rrogave të mësimdhënësve në pajtim me raportin e publikuar me rezultate nga kontrolli i zbatuar ekstern i arritjeve të suksesit të nxënësve për vitin shkollor 2013/2014 do të miratohen në pajtim me dispozitat e nenit 4 të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 135/2014):
Neni 7
Dispozita e nenit 2 të këtij ligji me të cilën shtohet neni i ri 31 do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2016.
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë".
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 10/2015):
Neni 4
Akti nënligjor i paraparë me këtë ligj do të miratohet në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 9
Mësimdhënësve te të cilët ka shmangie më të vogla, përkatësisht më të mëdha në treguesit e fituar në pajtim me raportin e dorëzuar me rezultatet nga kontrolli i zbatuar ekstern i arritjeve të suksesit të nxënësve për vitin shkollor 2013/2014, nuk do t'u rritet përkatësisht zvogëlohet rroga në pajtim me dispozitat e nenit 70-a të Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 92/2008, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 dhe 10/15).
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 98/2015):
Neni 11
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e ardhshme nga dita e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 145/2015):
Neni 7
Akti nënligjor i përcaktuar me këtë ligj do të miratohet në afat prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 145/2015):
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë".
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 30/2016):
Neni 24
Procedurat e filluara deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji do të përfundojnë në pajtim me ligjin sipas të cilit kanë filluar.
Neni 25
Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj do të miratohen në afat prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 30/2016):
Neni 26
Dispozitat nga neni 1, 2 dhe 3, neni 4 me të cilat në nenin 34 shtohen paragrafët (8), (9), (10) dhe (11), nenet 9, 10 dhe 13, me të cilin në nenin 68 ndryshohet paragrafi (10) nenet 15, 17, 18, 20, 21 dhe 23 të këtij ligji do të fillojnë të zbatohen me fillimin e zbatimit te Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, në pajtim me nenin 141 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 124/15).
Neni 27
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë".
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 127/2016):
Neni 13
Dispozitat e neneve 5, 6, 7, 8, 9, dhe 12 të këtij ligji do të fillojnë të zbatohen nga viti shkollor 2016/2017.
Neni 15
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë".
Ligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 67/2017):
Neni 17
Për procedurat e filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zbatohen dispozitat e këtij ligji, përveç se për nxënësit në vitin e fundit të arsimit të mesëm nga viti shkollor 2016/2017.
Neni 18
Shpenzimet e kryera reale të pjesëmarrësve të jashtëm në procedurën e testimit ekstern për vitin shkollor 2016/2017, Qendra Shtetërore e Provimeve do t'i paguajë në afat prej 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Ligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 67/2017):
Neni 20
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë".
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 64/2018):
Neni 2
Dispozitat nga neni 91 paragrafi (2) të Ligjit për arsim të mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016 dhe 67/2017) dhe dispozitat e nenit 1 të këtij neni, të cilat kanë të bëjnë me kushtin për posedimin e certifikatës së njohur ndërkombëtare ose vërtetim për njohjen aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vjet nuk do të zbatohen nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në shtator 2018.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 64/2018):
Neni 3
Drejtori i cili është i emëruar në periudhën nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri me 1 shtator 2018, është i obliguar që ta plotësojë kushtin për njohjen e gjuhës së huaj më së voni deri në afat prej një viti nga dita e emërtimit te tij.
Drejtorit i cili nuk do ta plotësojë kushtin për njohjen e gjuhës së huaj në afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni i pushon mandati.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 229/2020):
Neni 8
Aktin nënligjor të paraparë në nenin 25 paragrafi 1 të këtij ligji, qeveria do ta miratojë në afat prej shtatë ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 229/2020):
Neni 9
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e botimit në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut"
- ^ Kylbanova, E.; Borisova, N.; Klimova, T.; Neustroeva, V.; Borisova, E.; Markova, S.; Sleptsova, S.; Malogulova, I.; Portnyagina, U.; Donskaya, A.; Petrova, P.; Gogolev, N. (2017-12-15). "Prevalence of Overweight, Obesity and Abdominal Obesity among the Adult Population of Yakutia". International Journal of Biomedicine. 7 (4): 319–323. doi:10.21103/article7(4)_oa10. ISSN 2158-0510.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)