Linda Rukaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

[1]

Linda Rukaj
LindiKavajë, Shqipëri
ZhanretJazz
Këngëtare, Kompozitore, Kitariste dhe Basiste e dyfishtë
Instrument(et)Kitarë, Kontrabas

Linda Rukaj është një këngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste shqiptare nga Kavaja, Shqipëri, që jeton dhe vepron nga viti 2011 në Paris, Francë.[1][2]

Linda filloj të merrej me muzikë në moshën 6 vjeçe, duke u paraqitur fillimisht në shfaqjet televizive të fëmijëve, duke kënduar dhe vallëzuar, si dhe në koncerte të ndryshme për fëmijë. Si pjesë e grupit muzikor "Linda Në Botën E Çudirave" ajo ka fituar disa çmime, dhe kanë prodhuar disa këngë dhe albume. Në Nëntor 2008, Linda Rukaj merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Larg". Në vitin 2011 ajo vazhdoj studimet për xhez në Paris.[2] Në vitin 2016 ajo mori pjesë në Festivalin e 55-të të Këngës me këngën "Vija e lumit".

Më datë 19 Shtator 2018, Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Vlashent Sata & Shpat Deda publikojnë videoklipin "Lum Lumi I Lire!".

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Vija e lumit" - 2016
  • "Larg" - 2008
  • "Drejt Saj"
  • "Dua Te"
  • "Fluturoj"
  • "Jam"
  • "Mbi Re"
  • "Mbi Toke"
  • "Mina Jona Coca Cola"
  • "Naten e Mire"
  • "Ne Kuti"
  • "Perralle ne Mengjes"
  • "Pluhur Pluhur Pluhur"

Albume[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Jam (Linda Në Botën E Çudirave)"' - 2011

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Linda Rukaj". lindarukaj.bandcamp.com. Marrë më 26 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Mathias. "Interview - ALBANIE 2017 : 5 minutes avec Linda Rukaj". eurovision-fr.net. Eurovision-fr.net. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 26 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)