Lindita Aliu – Tahiri
Prof. Asoc. Dr. Lindita Aliu – Tahiri është pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në Departamentin e Gazetarisë dhe në programin për përkthim dhe interpretim në Fakultetin e Filologjisë, Prishtinë. Magjistraturën dhe doktoraturën i ka kryer në fushën e gjuhësisë, me interesin të përqendruar në stilistikë. Ajo ka lindur më 16 mars 1963.[1]
Ka botuar libra dhe studime në fushën e gjuhësisë kritike, stilistikës, kritikës letrare dhe analizës së diskursit. Ka botuar dhe dy përmbledhje poezish, të botuara edhe në gjuhën angleze dhe maqedonase. Nga viti 2003 – 2010 ka udhëhequr programin e Komisionit Europian për arsim të lartë "Tempus", një program që synon partneritetin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Aktualisht, Lindita Aliu – Tahiri është zv/redaktore për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Curriculum Vitae". filologjia.uni-pr.edu. Universiteti i Prishtinës. Marrë më 14 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]