Liqeni i Farkës
Liqeni i Farkës është një liqen artificial i ndërtuar në vitet 1980 për të ujitur zonën poshtë digës. Uji i liqenit vjen nga përroi i Farkës, i cili buron në cepin verilindor të liqenit. Liqeni ka një sipërfaqe prej 75 hektarë.
Ndodhet 9.6 km nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga kombëtare, gjë e cila e bën këtë park lehtësisht të arritshëm për vizitorët. Kjo zonë dallohet për biodiversitetin dhe peizazhin tërheqës kodrinor, si dhe për trashëgiminë natyrore. Pjesë e kësaj trashëgimie janë objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate të veçanta, të rralla dhe unikale, relike, lloje endemike apo në rrezik për t’u zhdukur. Si të tilla, ato kanë rëndësi të madhe ekologjike, shkencore, kulturore, didaktike, por edhe turistike.
Në mars të vitit 2008, u përmbys një varkë me 20 persona në liqen. 16 persona u mbytën, ndërsa 4 mbijetuan.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |