Jump to content

Liqeni i Butrintit

Coordinates: 39°47′0″N 20°2′0″E / 39.78333°N 20.03333°E / 39.78333; 20.03333
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liqeni i Butrintit
Deti Jon dhe Liqeni i Butrintit në Ksamil
VendiShqipëria Shqipëria
Koordinatat39°47′0″N 20°2′0″E / 39.78333°N 20.03333°E / 39.78333; 20.03333

Liqeni i Butrintit është një lagunë me kripë[1] në jug të Shqipërisë, e cila shtrihet përgjatë bregut të detit Jon.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liqeni ndodhet në juglindje të Sarandës dhe në afërsi të Parkut KombëtarButrintitrrethin e Sarandës. Liqeni ka një sipërfaqe prej rreth 16,3 kilometra katrore, thellësia mesatare arrin rreth 14 metra, kurse thellësia maksimale arrin deri në 21 metra.[2][3] Liqeni është 7,1 kilometra i gjatë dhe deri në 3,3 kilometra i gjerë.[4] Sasia e përmbajtjes së kripësujit luat në varësi të kohës kur krijohet batica ose zbatica.[5]

Laguna në fundin jugor të saj është i lidhur me detin Jon me anë të kanalit Vivar, që ka një gjatësi prej rreth 2,5 kilometrash. Liqeni dhe rrethinat e tij u formuan në formën e një kuaternari. Para rreth 3000 vitesh zona ishte një gji detar. Pellgu në jug të kanalit të sotëm para shumë kohësh përmbytej nga ujërat e detit Jon, si dhe nga prurjet e vazhdueshme të lumenjve Bistrica dhe Pavlla. Diku nga viti 100 zona fushore ishte zgjeruar aq shumë, sa që romakët filluan t'i përqendronin trupat e tyre aty pranë.[4]

Në veri të kananlit liqeni ndahet me detin nga një kodër me lartësi prej 240 metrash, e cila depërton për së gjati në brendësi të tij. Në bregun lindor liqeni arrin deri në rrëzë të malit të Miles, i cili ka një lartësi prej 695 metrash. Laguna deri ne vitin 1958 furnizohej me ujërat e lumit Bistrica, por rrjedha e lumit pak para fundit verior është devijuar artificialisht për në det, pas ndërtimit të kanalit Çuka. Në fundin e liqenit kanë percipituar shtresa të pajeta e pa oksigjen të hipolimnionit, të cilat janë krijuar nga temperaturat, ndërsa shtresa e sipërme e liqenit deri në një thellësi prej rreth tetë metrash është e pasur me oksigjen.

Zona tipike ku jetojnë pulat e ujit

Veçanërisht në fundin verior dhe atë jugor liqeni është i rrethuar nga zona shumë të lagështa, që përkohësisht mund të ndodhen edhe të tëra nën ujë. Brigjet janë zona me kallamishte, të cilat bëjnë dhe pastrimin e ujit që rrjedh për në liqen. Këto zona janë dhe vendi ku jetojnë disa lloje shpendësh, prej të cilave nga më tipiket janë pulat e pellgjeve "Gallinula", disa zogj këngëtarë si gardelinat dhe kanerinat "Acrocephalus arundinaceus", si dhe zogu i rrezikuar "Ixobrychus minutus"[6]. Ndryshe nga fundi jugor i liqenit që ka ujëra të kripura që depërtojnë nga deti, zonat me lagështi të fundit verior përmbajnë ujë të ëmbël.

Në juglindje të liqenit të Butrintit gjendet dhe një liqen më i vogël me emrin liqeni i Bufit, forma e të cilit i përngjan një trekëndëshi të tejzgjatur. Liqeni i Bufit, i quajtur ndryshe edhe liqeni i Rrëzës, ka një gjatësi prej gati dy kilometra dhe një thellësi mesatare prej gati një metër. Tokat bujqësore në bregun e tij lindor kalojnë gradualisht në një zonë kodrinore që shtrihet në rrëzë të malit të Miles. Deri në vitet 60-të liqeni kishte ujë të ndenjur. Liqeni i Bufit dikur ishte në fundin e pjesës jugperendimore i lidhur me liqenin e Butrintit, kurse sot lidhja e e tij bëhet me të nëpërmjet një kanali që gjendet në veri të tij. Qysh prej asaj kohe uji ka në përmbajtjen e tij sasira të konsiderueshme të kripës. Zona midis dy liqeneve janë të lagështa, që përkohësisht mund të ndodhen të mbuluara nga uji. Në tokat moçalore midis dy liqeneve ngrihet kodra Kalivo me lartësi 81 metra. Karakteristike për këtë kodër është se ajo në epokën e bronxit ka qenë e banueshme, kurse në shekullin e 6-të para Krishtit ishte e rrethuar me një murr mbrojtës, që arrinte deri në 1300 metra gjatësi.[7]

Liqeni i Butrintit dhe zonat e lagështa përreth saj mbrohen nga Konventa Ramsar. Fundi jugor i kësaj zone është pjesë e Parkut Kombëtar Butrinti. Në zonat përreth liqenit të Butrintit jetojnë 14 lloje kafshësh që janë vlerësuar si të rrezikuara nga shfarrosja. Në asnjë zonë tjetër të Shqipërisë nuk janë gjetur kaq shumë lloje kafshësh. Numri i zogjve arrin në 246, janë numëruar rreth 25 lloje reptilësh e 10 lloje amfibësh. Krahas tyre është vërtetuar që jetojnë dhe rreth 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh.

Bretkosa epirjote (rana epeirotica), breshka (testudo marginata), boa e rërës (eryx jaculus) dhe zhapiku (podarcis taurica jonica) janë disa nga kafshët tipike që jetojnë në mënyrë të vazhdueshme në zonat përreth liqenit të Butrintit. Edhe për shpendët shtegëtarë, sie disa lloje zogjsh, rosat "Aythya ferina", "Podiceps cristatus" dhe "Tachybaptus ruficollis", apo pula "Gallinula chloropus" etj. liqeni ofron kushte të favorshme për t'u ushqyer dhe shumuar.

Edhe Breshka e detit "Caretta caretta", qënie e rrallë e rrezikuar nga shfarrosja, është parë nga peshkatarët të notojë në ujërat e liqenit të Butrintit.[8] Foka mesdhetare (Monachus monachus) në dokumente të ndryshme figuron si banore e liqenit të Butrintit, por kësaj hipoteze sot mund t'i vihet me të drejtë një pikëpyetje, pasi gjurmet e fundit të ekzistencës së saj, sipas shkencëtarëve shqiptarë, datojnë me vitin 1999. Atëhere ajo u vërejt dhe u vërtetua se jetonte pranë gadishullitKaraburunit. E megjithatë mendohet që foka mesdhetare herë pas here të braktisë zonat e saj të jetesës në Greqinë veriore dhe t'i afrohet për shkaqe të ndryshme bregdetit shqiptar.[9]

Furnizimi i pamjaftueshëm i liqenit të Butrintit me ujë të ëmbël do të kishte si rrjedhojë rritjen e eutrofisë, d.m.th. të mungesës së oksigjenit në ujë, nga ku mund të çliroheshin edhe gaze helmuese nga fundi i liqenit. Për të parandaluar këtë proçes, që rrezikon barazpeshën dhe faunën e liqenit janë marrë masa për rritjen e furnizimit të liqenit me ujë të freskët, gjë që ka çuar në përmirësimin e dukshëm të kualitetit të ujit.

Qysh prej vitit 1968 në liqenin e Butrintit kultivohet rritja artificiale e midhjeve të zeza të detit (Mytilus galloprovincialis), sasia e grumbullimit të të cilave shkon nga 2000 deri në 7000 kilogram në vit. Me grumbullimin e midhjeve në periudha të caktuara arrijnë të punësohen deri në 250 persona njëherësh.

Burimet e informacionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Information Sheet on Ramsar Wetlands - Butrint[lidhje e vdekur] (PDF; 215 kB)
  2. ^ Alqiviadh Cullaj, Agim Hasko, Aleko Miho, Ferdinand Schanz, Helmut Brandl, Reinhard Bachofen:: The quality of Albanian natural waters and the human impact (Environment International 31). 2005.
  3. ^ Në reportazhin Information Sheet on Ramsar Wetlands - Butrint[lidhje e vdekur] (PDF; 215 kB) përmenden këto shifra: Sipërfaqja 16,0 metra katrore, thellësia mesatare: 11 metra, thellësia maksimale: 21,5 metra dhe vëllimi i ujit: 211 x 106 metër kub
  4. ^ a b Wolfgang Fremuth:, Herwig Klemp (Sh.B.): Albania – Guide to it's Natural Treasures. Herwig Klemp, Tirana 2000, ISBN 3-931323-06-4.
  5. ^ Butrint Foundation, Butrint National Park (Sh.B.): Butrint National Park – A guide to the Environment and Walking Trails
  6. ^ "IUCN Red List of Threatened Species". Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2012. Marrë më 10 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Neritan Ceka:, Herwig Klemp (Sh.B.): Buthrotum - Its History and Monuments. Herwig Klemp, Tirana 2006, ISBN 99943-672-8-5.
  8. ^ Rapid Assessment Survey of important marine turtle and monk seal habitats in the coastal area of Albania[lidhje e vdekur].
  9. ^ The Monachus Guardian, November 2001.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Lake Butrinti – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale