Jump to content

Lirak Çelaj

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lirak Çelaj i lindur në Prishtinë (KSA e Kosovës) më 26 mars 1973. Shkollën fillorë dhe të mesme e kreu në Prishtinë. Ka diplomuar në Universitetin e PrishtinësFakultetin e Arteve në degën a Artit Dramatik, Drejtimi i Aktrimit më 1995.

Në tetor të vitit 1998 iu bashkangjitet radhëve të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit në sektorin për Informim Publik si dhe zëdhënës i kësaj Zone. Pas luftës, bëhet drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrin e Kulturës së Qeverisë së Përkohshme. Më 1999 zgjedhet Drejtor i Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Deputet në mandatin e parë të Parlamentit të Kosovës. Ai është anëtar i Këshillit Drejtues së PDK-së, nënkryetar i Degës së Prishtinës, drejtues i Departamentit të Kulturës në Kabinetin e Qeverisjes së mirë të PDK-së. Në aspektin profesional ka luajtur dhjeta role në teatër dhe në film si dhe ka bërë regji të filmit dhe ka shkruar skenarë për film dhe seriale televizive. Aktualisht bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i teatrit të parë privat në Kosovë, Teatrit ODA. Ai është i njohur për veprat artistike si: Lagjja e Re (2011), 3 Gjermanët e Trashë (2003) dhe Ama dorën (2009). Gjithashtu Lirak Çelaj ka ndjekur disa shkolla dhe kurse politike si në nivel të Kosovës ashtu edhe në atë rajonal dhe është çertifikuar nga Kryeministri Bullgar dhe Universiteti i Ri Bullgar si politikan profesional pasi ka mbaruar të gjitha kurset.[1]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2017. Marrë më 11 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)