Shko te përmbajtja

Lis Shoshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lis Shoshi
Basketbollist

Biografia
EmriLis Shoshi
Ditëlindja29 qershor 1994
ShtetiKosova Pejë,Kosovë
Shtatlartësia211 cm
Pesha102 kg
Të dhëna mbi profesionin
DisiplinaBasketboll
RoliSulmues
U tërhoq1999
Skuadrat
2013-2015Howard CC Dragons
2015-2017Little Rock Trojans
2017-Doxa Lefkadas
Kombëtarja
2017-Kosovë

Lis Shoshi (Pejë, 29 qershor 1994) është basketbollist i Kombëtares kosovare të basketbollit, i diplomuar në University of Arkansas at Little Rock (UALR), drejtimi financa.

Karrierën profesionale të basketbollit e filloi me ekipin e basketbollit në Howard College ku luajti gjatë sezoneve 2013/2014 dhe 2014/2015. Gjatë këtyre dy sezoneve dha kontribut të madh në suksesin e ekipit duke arritur rekord me 24 fitore dhe 8 humbjeve [1]

Më pas iu bashkëngjit ekipit për të rinj tek UALR në sezonin 20015/2016 në të cilin sezon u paraqit në 35 ndeshje, duke realizuar një mesatare: 7.1 pikë, 5.3 rrëmbime dhe 1.1 bllokime për ndeshje[1]

Në sezonin 2016/2017 u paraqit si i rritur po në të njëjtin ekip, UALR, dhe u paraqit në 27 ndeshje nga të cilat 22 i filloi. Gjatë këtij sezoni arriti një mesatare prej 8.9 pikësh, 6.4 rrëmbimesh dhe 1.5 bllokime për ndeshje. Arriti dy dhjetëshe në njëmbëdhjetë ndeshje. Madje arriti që brenda një ndeshjeje të vetme të realizojë 16 vjedhje. Kundër St. Bonaventure arriti të shënojë 16 pikë brenda një ndeshjeje.

Sipas A1basket.grDoxa Lefkadas sign Lis Shoshi më 4 gusht, 2017, Shoshi ka nënshkruar kontratë me skuadrën greke të basketbollit, Doxa Lefkadas.

Për kombëtaren kosovare debutoi më 2 gusht, 2017 në ndeshjen kundër kombëtares së Maqedonisë. Shoshi u paraqit për 9 minuta duke realizuar 4 pikë me dy nga tri gjuajtje për dy pikë. Këtë ndeshje Kosova e përmbylli me fitore 72:68 [2].

Sezoni Skuadra Ndeshje Filloi Minuta Rrëmbime Pikë
2013-2014 Howard CC Dragons
2014-2015 Howard CC Dragons
2015-2016 Little Rock Trojans 3534791187250
2016-2017 Little Rock Trojans 2722666173240
2017-2018 Doxa Lefkadas
Gjithësej 62561457360490
Viti Ndeshje Minuta Rrëmbime Bllokime Ndëshkime Pikë
2017 466256625
Gjithësej 466256625

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]