Jump to content

Lista e Pallateve të Raxhastanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hawa Mahali, "Pallati i Erërave" në Jaipur

Shteti indian i Raxhastanit është i famshëm për havelit, fortesat dhe pallatet e tij historikë. Disa nga pallatet e tij janë:

Distrikti i Jaipurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pallati i Liqenit në Udaipur
  • Alsisar Haveli, Jaipur. Ish rezidenca e Shekhawat Thakurit, sot një hotel.
  • Pallati i Amberit (Fortesa e Amerit). Ish rezidencë mbretërore, Jaipur.
  • Pallati Bissau, Jaipur. Ish rezidenca e Shekhawat Rawalit, hoteli më i vjetër i trashëgimisë së Jaipurit.
  • Pallati Samode, Jaipur. Ish rezidenca e thakurëve të Samodes, sot një hotel.
  • Pallati i Qytetit të Jaipurit. Selia e Maharaxhait të Jaipurit. Tani një muze.
  • Samode Haveli, Jaipur. Ish rezidenca e një kryeministri të Jaipurit, sot një hotel.
  • Pallati Rambagh, Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
  • Jai Mahali, Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
  • Jal Mahali, Jaipur.
  • Hawa Mahali (Pallati i Erërave), Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një muze.


  • Pallati Narain Niwas, Jaipur. Ish rezidenca e thakurëve të Kanotas, tani një hotel.
  • Pallati Raj Mahal, Jaipur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.

Distrikti i Udaipurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pallati Fateh Prakash, Udaipur. Pjesë e kompleksit pallator të qytetit, tani një hotel.
  • Fortesa e Delwaras. Ish rezidenca mbretërore e vendosur 30 km në veri-lindje të Udaipurit. Tani hoteti i Pallatit-Fortesë të Devi Garhit.
  • Pallati i Qytetit të Udaipurit. Ish selia e Maharanas së Udaipurit. Tani një muze.
  • Jag Niwas (Pallati i Liqenit), Udaipur. Ish pallat pushimi mbretëror, tani një hotel.
  • Jag Mandiri i Udaipurit. Ish pallat pushimi mbretëror. Shah Jahani u strehua këtu ndërsa ishte princi i kurorës gjatë një konflikti me babain e tij, Jahangirit.
  • Pallati Shiv Niwas, Udaipur. Ish pallat pritjeje mbretëror, tani një hotel.
  • Amet haveli . Ish haveli i Rawatit të Ametit. Tani një hotel i trashëgimisë dhe Restoranti Ambari.

Distrikti i Bikanerit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Bhanwar Niwas, Bikaner. Haveli historik, tani një hotel.
  • Fortesa dhe Pallati i Junagarhit, Bikaner. Selia e Maharanas së Bikanerit, tani një muze.
  • Pallati i Gajnerit, rrethinat e Bikanerit. Ish pallati i gjuetisë së Maharaxhait të Bikanerit.
  • Pallati i Laxmi Niwas, Bikaner. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
Palace of Bilara 1

Distrikti i Jodhpurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Pallati Umaid Bhawanit, Jodhpur. Selia e Maharaxhait të Jodhpurit. Një pjesë e pallatit është shndërruar në hotel.
  • Fortesa e Mehrangarhut, Jodhpur
  • Pallati i Liqenit të Bal Samandit, Jodhpur. Ky liqen është një vend popullor piknikësh, i ndërtuar në vitin 1159 nga Balak Rao Parihar.
  • Pallati i Bilaras, Jodhpur.

Distrikte të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fortesa-Pallat e Neemranas
  • Kështjella e Mandawas, Mandawa (distrikti i Jhunjhunu në Shekhavati). Ish rezidenca e Shekhawat thakurëve të Mandawas, tani një hotel.
  • Bhinder Garhu, Chittorgarh. Rezidenca e tanishme e Shaktawat rawatëve të Bhinderit.
  • Bansi Garhu, Chittorgarh. Rezidenca e tanishme e Shaktaëat rawatëve të Bansit.
  • Deogarh Mahali, Deogarh Madaria. Ish rezidenca e rawatit të Deogarhut, tani një hotel.
  • Devigarhu, Delwara, tani një hotel i trashëgimisë.
  • Pallati i Golbaghut, Bharatpur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
  • Pallati i Gorbandhit. Jaisalmer.
  • Fortesa e Khimsarit, Khimsar (distrikti Nagour). Ish rezidenca e thakurëve të Khimsarit, tani një hotel.
  • Fortesa e Kuchamanit, Kuchaman (dist. Nagour). Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
  • Fortesa e Jaisalmerit, Jaisalmer. Selia e Maharaxhait të Jaisalmerit.
  • Pallati i Lalgarhut, Bikaner. Ish rezidencë mbretërore. Një pjesë është kthyer në hotel, ndërsa pjesa tjetër është muze.
  • Fortesa e Laxmangarhut, Sikar. Ish rezidencë mbretërore, tani një monument turistik.
  • Pallati i Vilave Laxmi, Bharatpur. Ish rezidencë mbretërore, tani një hotel.
  • Fortesa dhe Pallati i Mundotas, një pallat 450-vjeçar i vendosur 18 milje në veri-perëndim të Jaipurit. Ish rezidencë mbretërore e thakurëve të Mundotas që së fundmi është kthyer në një hotel i trashëgimisë.
  • Nathmalji Ki Ki Haveli, Jaisalmer. Ish rezidenca e një kryemistri të Jaisalmerit.
  • Pallati-Fortesë i Neemranas. I vendosur 40 milje në veri-perëndim të Alwarit. Ish rezidenca e raxhaut të Neemranas, tani një hotel.
  • Pallati Phool Mahal, Kishangarh.
  • Pallati Raj Niwas, Dholpur. Ish rezidenca mbretërore e maharaxhave të Dholpurit, tani një hotel.
  • Seengh Sagari, Deogarh Madaria. Ish pallati i gjuhetisë së rawatit të Deogarhut, tani një hotel.
  • Pallati Sariska, Sariska, Alwar. Ish rezidencë gjuetie mbretërore, tani një hotel.
  • Fortesa e Khumbalgarhut, Mewar.
  • Inderjit Badhwar; Susan Leong (2006). India Chic. Singapore: Bolding Books. ISBN 981-4155-57-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Mitchell Shelby Crites; Ameeta Nanji (2007). India Sublime – Princely Palace Hotels of Rajasthan. New York: Rizzoli. ISBN 978-0-8478-2979-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Michell, George, Martinelli, Antonio (2005). The Palaces of Rajasthan. Londër: Frances Lincoln. ISBN 978-0-7112-2505-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)