Jump to content

Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Te shpija)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokaliteti arkeologjik Seishtë (te shpija)
LlojiArkeologjike
VendndodhjaVërnicë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarRomake
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar0301/728/88
Nr. i referencës3105

Lokaliteti Arkeologjik Seishtë (te shpija) është një monument i trashëgimisë kulturore në Vërnicë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 0301/728/88.[2]

Kodra e butë në veri të fshatit Vërnicë e cila ngrihet pranë krahut të majtë të rrugës automobilistike Druar–Vërnicë apo rreth 200m larg vijës hekurudhore Vushtri–Fushë Kosovë, njihet me emrin ‘Seishtë’. Ajo mbizotëron rrafshin fushor të luginës së lumit Sitnicë në veri dhe veriperëndim, ndërsa në jug-glindje lidhet me terren të përthyer terracash dhe shpatijesh të ulëta të fshatrave Brusnik dhe Novalan. Mbi platonë e sheshtë të shpërndara në një sipërfaqe rreth 3-4ha gjenden fragmente të kaliptereve dhe fragmente të përimtuara e atipike të enëve të qeramikës. Gjetjet me numër më të madh të tjegulave kalipter janë të përqendruara në perëndim të platosë në syprinën që përfshin rreth 0.50ha. Tullat me lugje të tipit kalipter vënë në pah ekzistimin e një vendbanimi antik.[2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 181–182.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]