Lorenc Nënshati
Lorenc Nënshati (Shkodër, 3 tetor 1939 - Oak Park, Ill 20 prill 2022)[1] ka qenë nëpunës i Ministrisë së Brendshme dhe oficer i Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist, autor i disa titujve, mes të cilëve Albtrans: Top Sekret ku radhit dëshminë e vet mbi kontrabandën e cigareve të zhvilluar në kohë të diktaturës në marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe organizatave mafioze italiane.[2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër më 3 tetor 1939. Që në moshë të re filloi punë në ndërmarrjet industriale të qytetit. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak nisi studimet në filialin e Universitetit të Tiranës në Vaun e Dejës në Shkodër për inxhinier elektrik, të cilat i ndërpreu pasi dërgohet në Shkollën e Ministrisë së Brendshme, ku titullohet oficer në vitin 1970.
Në vitet 1971 – 1974 kryen "Kursin Special të Fakultetit të Shkencave Politike" dhe më pas emërohet diplomat. Ka punuar në Ambasadën Shqiptare në Romë në vitet 1975 – 1979, ku pati mundësinë të njihet dhe miqësohet me personalitete të shquara italiane.
Pas kthimit nga Italia, për pak vite punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në fillim të viteve '80 emërohet drejtor i "Albtrans", e cila për atë kohë ishte një ndërmarrje kapitaliste brenda sistemit komunist, një tip "Punto Franko" e mirëfilltë e krijuar pas izolimit që pësoi Shqipëria nga denoncimi i Traktatit të Varshavës. Po ashtu ajo shërbente si një pikë e avancuar e zbulimit politik shqiptar. Në fillim të viteve '90 vendoset në Itali dhe më pas në SHBA.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Lorenc Nënshati Obituary". tributearchive.com (në anglisht). Marrë më 22 prill 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Arsovska, Jana (2015). Decoding Albanian Organized Crime: Culture, Politics, and Globalization (në anglisht). Univ of California Press. fq. 26. ISBN 9780520282803.