Louis Braille

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Louis Braille

Louis Braille (4 janar 1809 - 6 janar 1852) ishte një arsimtar dhe shpikës francez i një sistemi të leximit dhe shkrimit për përdorim nga të verbrit ose të atyre me shikim të dëmtuar. Sistemi i tij mbetet praktikisht i pandryshuar edhe sot e kësaj dite, dhe është i njohur në të gjithë botën thjesht si Alfabeti i Brajit.

Duke qenë edhe vet i verbër në të dy sytë si rezultat i një aksidenti nga periudha e fëmijërisë, Louis Braille arriti që të zotëronte paaftësinë e tij ndërsa ishte ende një djalë i ri. Ai shkëlqeu në arsimin e tij duke arritur që të siguronte edhe një bursë nga Instituti Mbretëror Francez për Rininë e Verbër. Ndërsa ishte akoma një student ai filloi të zhvillonte një sistem të koduar prekës që mund të ndihmonte që edhe të verbrit të lexojnë dhe shkruajnë shpejt dhe me efikasitet. Frymëzuar nga kriptografia ushtarake e Charles Barbier, Braille ndërtoi një metodë të re të ndërtuar posaçërisht për nevojat e të verbërve. Ai prezantoi veprën e tij për bashkëmoshatarët e tij për herë të parë në vitin 1824.

Në moshën e rritur, Louis Braille shërbeu si profesor në Institutin për Shikim të Dëmtuar dhe pati një avokim si muzikant, por ai kryesisht e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij duke rafinuar dhe shtrirë sistemin e tij. Megjithatë alfabeti i tij mbeti i papërdorur nga shumica e arsimtarëve për shumë vite pas vdekjes së tij, por pasardhësit e mëvonshëm e kanë njohur Alfabetin e Braillit si një shpikje revolucionare duke e përshtatur për ta përdorur në gjuhë të ndryshme në të gjithë botën. [1] [2] [3] [4] [5] [6] [4] [3] [7]

Letters of the alphabet printed in braille
Versioni i parë i alfabetit të Braillit për gjuhën frënge

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Who was Louis Braille". Royal Blind (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 8 prill 2019. Marrë më 3 janar 2018.
  2. ^ Mellor, p. 14.
  3. ^ a b Weygand, p. 282.
  4. ^ a b Kugelmass (1951), pp. 13–23.
  5. ^ Marsan, Colette (2009). "Louis Braille: A Brief Overview" (në frëngjisht). Association Valentin Haüy. Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 gusht 2015.
  6. ^ Davidson, Margaret (1971): Louis Braille, the boy who invented books for the blind
  7. ^ Kugelmass (1951), pp. 24–39.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]