Luçiano Boçi
Luçiano Boçi | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2009–Vazhdon | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 26 mars 1967 Elbasan |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Arsimimi | Universiteti A. Xhuvani, Elbasan (Gjuhë Letërsi) Universiteti i Tiranës (Juridik) |
Punësimi | Politikan |
Luçiano Boçi (lindur më 26 mars 1967 në Elbasan) është politikan shqiptar, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1][2] Në zgjedhjet e vitit 2023, ai është kandidat për postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit nën siglën e Partisë Demokratike.
Luçiano Boçi është një nga politikanët më të rëndësishëm të vendit, drejtues i Partisë Demokratike që nga viti 2005.
Për shumë vite kryetar i degës së PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi është sot nënkryetar i PD-së dhe ka shërbyer deri në 23 mars 2023 si kryetar i grupit të saj parlamentar. Ai është zgjedhur 4 herë anëtar i Parlamentit me votë popullore dhe gëzon një profil mediatik shumë popullor.
Me gradën akademike Profesor i Asociuar në Letërsi, ai ka qenë zv.rektor i Universitetit të Elbasanit dhe shef i Departamentit të Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Luçiano Boçi është i martuar, me dy fëmijë
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 20 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve