Lufta në Granada
Lufta në Granada | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Dorëzimi i Granadës nga Francisco Pradilla | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Unioni Castile-Aragon | Emirati i Granadës | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Ferdinand II i Aragonit Isabela I e Kastiles |
Ebu el-Ḥasan Ali ibn Sa'ad Muhammed XIII i Granadës Muhammad XII i Granadës (u dorëzua) | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
E panjohur | 100,000 të vdekur ose u skllavëruan[1] |
Lufta në Granada (Spanjisht: Guerra de Granada) ishte seri i fushatave ushtarake që u zhvilluan midis viteve 1482 dhe 1492, të ndërmarra nga Mbretëresha Isabela I e Kastiles dhe burri i saj Mbreti Ferdinand II i Aragonit brenda Mbretërisë Nasrid të Granadës, e cila arriti kulmin në Kapitullimet e Granadës nga mbreti Boabdil, të cilët kishin luhatur midis aleancës, lojës së dyfishtë, temorizimit dhe konfrontimit të hapur me të dy palët dhe që pati si pasojë integrimin në Kurorën e Kastilesë të mbretërisë së fundit myslimane të gadishullit Iberik, duke i dhënë fund procesit historik të Reconquista të mbretërive krishtere që kishin filluar në shekullin e VIII dhe me të cilën Papa Aleksandri VI e nderoi Isabelën dhe Ferdinand me titullin e Monarkëve Katolikë në vitin 1496.
Pasojat e luftës sollën në jetë bashkëjetesën midis feve në gadishullin Iberik: Hebrenjtë u detyruan të konvertohen në Krishterim ose të dëbohen më 1492, dhe deri në vitin 1501, të gjithë muslimanët e Granadës ishin të detyruar të konvertoheshin në Krishterim, të bëhen skllevër, ose të dëbohen; deri më 1526 kjo ndalesë u përhap në pjesën tjetër të Spanjës. "Të krishterët e rinj" (conversos) u akuzuan për kripto-Islam dhe kripto-Judaizëm. Spanja do të vazhdojë të modelojë aspiratat e saj kombëtare si mbrojtës të krishterimit dhe katolicizmit. Rënia e Alhambra festohet ende çdo vit nga Këshilli Bashkiak i Granadës.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kamen, Henry. "Spain 1469 – 1714 A Society of Conflict." Third edition. pp. 37–38