Ferdinand II i Aragonit
| Ferdinand Katoliku | |
|---|---|
| Mbreti i Aragonës, Kastiljes, Siçilisë dhe Napolit | |
Portreti i Ferdinadit nga Michael Sittow | |
| Mbreti i Aragonës, Valencies, Sardenjës, Majorkës dhe konti i Barcelonës | |
| Reign | 20 janar 1479 – 23 janar 1516 |
| Predecessor | Juani II i Aragonës |
| Successor | Joanna I |
| Mbreti i Kastiljes dhe Leónit | |
| Reign | 15 janar 1475 – 26 nëntor 1504 |
| Predecessor | Izabela I e Kastiljes |
| Successor | Joanna I |
| Mbreti i Siçilisë | |
| Reign | 20 janar 1468 – 23 janar 1516 |
| Predecessor | Juani II |
| Successor | Joanna I |
| Mbreti i Napolit | |
| Reign | 31 janar 1504 – 23 janar 1516 |
| Predecessor | Luigji II |
| Successor | Joanna III |
| Mbreti i Navarres | |
| Reign | 24 gusht 1512 — 23 janar 1516 |
| Predecessor | Juani III & Katerina I |
| Successor | Joanna III |
| Born | 10 mars 1452 Sos del Rey Católico, Aragona |
| Died | 23 janar 1516 (63 vjeç) Madrigalejo, Ekstremadura |
| Burial | |
| House | Shtëpia Trastámara |
| Father | Juani II i Aragonës |
| Mother | Juana Enriquez |
Ferdinandi II (aragonisht: Ferrando II; katalanisht: Ferran II; baskisht: Errando II; spanjisht: Fernando II; 10 mars 1452 - 23 janar 1516) ishte Mbreti i Aragonës nga viti 1479, deri në vdekjen e tij dhe me martesë Mbreti i Kastiljes (si Ferdinandi V) nga viti 1474, deri në vitin 1504, duke mbretëruar mbi një Spanjë të bashkuar në mënyrë dinastike, së bashku me gruan e tij Izabelën e I. Ferdinandi konsiderohet de facto Mbreti i parë i Spanjës, duke u përshkruar si i tillë gjatë jetës së tij, megjithëse Kastilja dhe Aragona mbetën de jure dy mbretëri të ndryshme deri në Dekretet e Nueva Planta të vitit 1716.[1]
Kurora e Aragonës, që ai trashëgoi në vitin 1479, përfshinte mbretëritë e Majorkës, Sardenjës, Siçilisë dhe Valencies, si dhe Principata e Katalonjës. Në vitin 1469, ai u martua me infanten Izabela, mbretëreshën e ardhshme të Kastiljes, e cila u konsiderua si "gur themeli politik dhe martesor në themel të monarkisë spanjolle".[2] Si pasojë e martesës, ai u bë Mbreti jure uxoris i Kastiljes, si Ferdinandi V, ndërkohë Izabela mbante kurorën e Kastiljes, deri në vdekjen e saj në vitin 1504. Me vdekjen e Izabelës, kurora e Kastiljes i kaloi vajzës së tyre Joanna I, sipas kushteve të marrëveshjes së tyre paramartesore dhe testamentit të fundit të Izabelës, dhe Ferdinandi e humbi statusin e tij monarkik në Kastilje. Burri i Joanës, Filipi, u bë Mbreti de jure uxoris i Kastiljes, por vdiq në vitin 1506, dhe Joanna qeverisi në të drejtën e saj. Në vitin 1504, pas një lufte me Francën, ai u bë Mbret i Napolit si Ferdinandi III, duke e ribashkuar Napolin me Siçilinë përgjithmonë dhe për herë të parë që nga viti 1458. Në vitin 1506, si pjesë e një traktati me Francën, Ferdinandi u martua me Germana de Foix të Francës, por djali dhe fëmija i vetëm i Ferdinandit nga ajo martesë vdiq shpejt pas lindjes (sikur fëmija të mbijetonte, bashkimi personal i kurorave të Aragonës dhe Kastiljes do të kishte pushuar). Në vitin 1508, Ferdinandi u njoh si regjent i Kastiljes, pas sëmundjes së pretenduar mendore të Joanës, deri në vdekjen e tij në vitin 1516. Në vitin 1512, ai u bë Mbreti i Navarres nëpërmjet pushtimit. Në vdekjen e Ferdinandit, djali i Joanës, nipi i Ferdinandit, Karli I, u bë sundimtar i të gjitha mbretërive Iberike, përveç Portugalisë.
Ferdinandi pati një rol në përurimin e ngulimeve të para evropiane në Amerikën e ardhshme, pasi ai dhe Izabela sponsorizuan udhëtimin e parë të Kristofor Kolombit, në vitin 1492. Ai vit ishte fitorja përfundimtare në luftën me Granadën e cila mundi të fundit shtet mysliman në Iberi dhe gjithë Evropën Perëndimore. Kjo solli në fund reconqusta-n e krishterë të Iberisë. Për atë fitore të krishterë, papa Aleksandri VI, i lindur në Mbretërinë e Valencias, i dha çiftit mbretëror titullin e Monarkëve Katolikë.