Shko te përmbajtja

Luleshurdha mjekësore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Luleshurdha mjekësore
Luleshurdha mjekësore
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Bimë
Nënmbretëria:
Superdivision:
Division:
Klasa:
Nënklasa:
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Fisi:
Nënfisi:
Gjinia:
Lloji:

Luleshurdha (lat. Taraxacum), bën pjesë në familjen e Asteraceae.

Lulet janë me ngjyrë të verdhë dhe e arrijnë diametrin deri në 4 cm. Lulet e kësaj bime në kohët me shi dhe natën mbyllen. Kjo bimë lulëzon gjatë tërë vitit, e kryesisht gjatë muajve prill-tetor. Prejardhjen e ka nga Azia qendrore, ndërsa sot mund ta gjejmë kudo në botë. Është e përhapur në vende me lagështi, në livadhe, buzë rrugëve,në vende të pasura me materie ushqyese. Është bimë tejet adaptuese.

Gjethet 4-5cm, të plota deri shumë të rripëzuara, të shtrira mbi siperfaqen e tokës. Vrigujt pak a shumë trekëndor,bisht shpesh i flaterur shtije të tëngrituara, zakonisht me push[1]

Lista llojeve të Luleshurdhës mjekësore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lloji përfaqësues i kësaj gjinie është “Taraxacum officinale”.

Në fitoterapia përdoren gjethet (Taraxaci folia), rrënja (Taraxaci folia) dhe lulet (flos).

Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me Vitamina C, ato mblidhen kur janë të reja. Luleshurdhet janë të pasura me kripën natyrore (28%) e cila i neutralizon thartësirat dhe e bën pastrimin e gjakut, për këtë arsye në shumë vende përdoret si sallatë (Francë,Holandë).

Francezët kanë një emër mjaft interesant për lulerradhiqen. Ata e quajnë atë "dents de lion" që përkthehet “dhëmbët e luanit” dhe që shërben për të përshkruar më së miri karakteristikat e kësaj bime me emrin botanik “Taraxacum officinale”. Në Shqipëri, lulerradhiqja quhet edhe luleshurdha mjekësore, lule qumështore, prakalidhe, përkalidhe, luleradhiqe dhe radhiqe.[2][3]

Gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallatë) sidomos atyre që vuajnë nga anemia (pagjakësia) ngase sipas tyre anemia është pasojë e mungesës së kripërave që ndodhen në gjethet e kësaj bime.

Luleshurdha në vete përmban edhe këto materie: glikozide idhëta, substancat e ngjajshme me hormonet β-Sitosteroli, Taraxerol, inulin, taninet, Vitaminat B,Vitamina C dhe beta-Carotene, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të Kaliumit sidomos në gjethe, karotinoide, protein, pektinën, holinën[4]etj.

Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas, aperient i butë.

Natyra, luleshurdhën e ka pasuruar me kripëra të kaliumit tre herë më tepër se bimët tjera të gjelbra. Përmban rreth 4.28% të kripës së Kaliumit, e cila në organizëm mbetet më shumë se që është humbur me diurezë.

Si rezultat i kësaj vjen gjerë te humbja e natriumit, e kjo paraqet rastin e volitshëm, te tensioni i lartë i gjakut, kur grumbullimi i lëngjeve në trup është përcjellur me mos baraspeshën e raporteve kalium-natrium, në favor të natriumit.

Luleshurdha është bar i mrekullueshëm edhe kundër sëmundjes së artritisit, e sidomos jep efekt të mrekullueshëm kur të kombinohet me sherpin (Apium Graveolans).

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ↑ atlas i barerave te keqija arben mehmeti,enver sherifi,adem-demaj,rainer waldhardt
  2. ↑ http://agroweb.org/archive/?id=10&l=2142&ln=sq&url=gjithcka-qe-duhet-te-dini-per-lulerradhiqen Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine web
  3. ↑ "Taraxacum officinale (TAROF)[Overview]| EPPO Global Database". gd.eppo.int. Marrë më 2021-03-28.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ↑ Redox and addition chemistry of quinoid compounds and its biological implications-A.brunmark,E.Cadenas,1989