Jump to content

Luleshurdha mjekësore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Përkalidhja)
Luleshurdha mjekësore
noform
noform
Luleshurdha mjekësore
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Nënmbretëria Tracheobionta
Mbindarja Spermatophyta
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Nënklasa Asteridae
Rendi Asterales
Familja Asteraceae
Nënfamilja Cichorioideae
Fisi Cichorieae
Nënfisi Crepidinae
Gjinia Taraxacum
Lloji Shiko Lista llojeve të Luleshurdhës



Luleshurdha (lat. Taraxacum), bën pjesë në familjen e Asteraceae.

Lulet janë me ngjyrë të verdhë dhe e arrijnë diametrin deri në 4 cm.Lulet e kësaj bime në kohët me shi dhe natën mbyllen.Kjo bimë lulëzon gjatë tërë vitit,e kryesisht gjatë muajve prill-tetor.Prejardhjene ka nga Azia qendrore,ndërsa sot mund ta gjejmë kudo në botë.Është e përhapur në vende me lagështi,në livadhe,buzë rrugëve,në vende të pasura me materie ushqyese.Është bimë tejet adaptuese.

Gjethet 4-5cm,të plota deri shumë të rripëzuara,të shtrira mbi siperfaqen e tokës.Vrigujt pak a shumë trekëndor,bisht shpesh i flaterur shtije të tëngrituara,zakonisht me push[1]

Lista llojeve të Luleshurdhës mjekësore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lloji përfaqësues i kësaj gjinie është “Taraxacum officinale”.

Në fitoterapia përdoren gjethet (Taraxaci folia), rrënja (Taraxaci folia) dhe lulet (flos).

Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me Vitamina C, ato mblidhen kur janë të reja. Luleshurdhet janë të pasura me kripën natyrore (28%) e cila i neutralizon thartësirat dhe e bën pastrimin e gjakut, për këtë arsye në shumë vende përdoret si sallatë (Francë,Holandë).

Francezët kanë një emër mjaft interesant për lulerradhiqen. Ata e quajnë atë "dents de lion" që përkthehet “dhëmbët e luanit” dhe që shërben për të përshkruar më së miri karakteristikat e kësaj bime me emrin botanik “Taraxacum officinale”. Në Shqipëri, lulerradhiqja quhet edhe luleshurdha mjekësore, lule qumështore, prakalidhe, përkalidhe, luleradhiqe dhe radhiqe.[2][3]

Gjethet e kësaj bime i preferojnë (si sallatë) sidomos atyre që vuajnë nga anemia (pagjakësia) ngase sipas tyre anemia është pasojë e mungesës së kripërave që ndodhen në gjethet e kësaj bime.

Luleshurdha në vete përmban edhe këto materie: glikozide idhëta, substancat e ngjajshme me hormonet β-Sitosteroli, Taraxerol, inulin, taninet, Vitaminat B,Vitamina C dhe beta-Carotene, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të Kaliumit sidomos në gjethe, karotinoide, protein, pektinën, holinën [4]etj.

Është diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar për pankreas, aperient i butë.

Natyra, luleshurdhën e ka pasuruar me kripëra të kaliumit tre herë më tepër se bimët tjera të gjelbra. Përmban rreth 4.28% të kripës së Kaliumit, e cila në organizëm mbetet më shumë se që është humbur me diurezë.

Si rezultat i kësaj vjen gjerë te humbja e natriumit, e kjo paraqet rastin e volitshëm, te tensioni i lartë i gjakut, kur grumbullimi i lëngjeve në trup është përcjellur me mos baraspeshën e raporteve kalium-natrium, në favor të natriumit.

Luleshurdha është bar i mrekullueshëm edhe kundër sëmundjes së artritisit, e sidomos jep efekt të mrekullueshëm kur të kombinohet me sherpin (Apium Graveolans).

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ atlas i barerave te keqija arben mehmeti,enver sherifi,adem-demaj,rainer waldhardt
  2. ^ http://agroweb.org/archive/?id=10&l=2142&ln=sq&url=gjithcka-qe-duhet-te-dini-per-lulerradhiqen Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine web
  3. ^ "Taraxacum officinale (TAROF)[Overview]| EPPO Global Database". gd.eppo.int. Marrë më 2021-03-28.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Redox and addition chemistry of quinoid compounds and its biological implications-A.brunmark,E.Cadenas,1989