Jump to content

Lumi i Silnicës

Coordinates: 42°54′03″N 20°52′23″E / 42.9008°N 20.8730°E / 42.9008; 20.8730
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lumi Sitnica)
Sitnica
Silnica
Sitnica
Lumi i Silnicës is located in Earth
Lumi i Silnicës
Lumi i Silnicës (Earth)
VendiKosova Kosova
GrupiRrafshi i Kosovës
Koordinatat42°54′03″N 20°52′23″E / 42.9008°N 20.8730°E / 42.9008; 20.8730
LlojiLumë
Hyrje kryesoreSazlia
Burime lumiLumi Drenica, Lumi i Llapit
Dalje kryesoreIbri
PellguStampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
Gjatësia maks.Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
SipërfaqjaStampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
Vëllimi i ujitStampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
Lartësia e sipërfaqesStampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert499 m (1,637 ft)
VendbanimetLipjani, Fushë Kosova, Vushtrria, Mitrovica

Silnica (Sitnica) është një lumKosovë dhe degë kryesore e Ibrit.

Lumi Silnica dallohet jo vetëm përkrah madhësia e pellgut (2.861 km²), por edhe me prurje vjetore (16,6 m³/s). Silnica formohet nga rrjedha Matica me Sazlinë dhe lumin e Shtimes. Këto rrjedha afër fshatit Robovc bashkohen, duke formuar lumen Silnicë. Nga këtu e deri në vendderdhje në lumin Ibër, afër Mitrovicës kalon gjatësinë prej 90 km. Veçori e këtij lumi është pjerrtësia e vogël. Pra, karakterizohet si lum fushor.

Silnica dallohet, jo vetëm me prurje të vogël por edhe për ndryshime të theksuara gjatë vitit. Prurje më të theksuar ka në dimër dhe pranverë, ku përveç shirave ndikon edhe shkrirja e borës. Shtrati i Silnicës nuk është stabil. Gjatë vërshimeve mbulon një pjesë të fushës në mes Lipjanit dhe Mitrovicës, duke shkaktuar dëme të mëdha. Përkundrazi, në verë prurja është shum e vogël, e cila në vendderdhje në Ibër është 2,35 m në sek.[1]

Silnica i mbledh ujërat e lumit të Gadimës, të Janjevës, të Graçankës, të Prishtinës, të Llapit dhe të Samadrexhës, në anën e djathtë, dhe të Drenicës,e të Lushtës, në anën e majtë.[2]

 Commons: Sitnica – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Mala Prosvetina Enciklopedija, Third edition (1985); Prosveta; ISBN 86-07-00001-2
  2. ^ Jovan Đ. Marković (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije; Svjetlost-Sarajevo; ISBN 86-01-02651-6