Mëllenja
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mëllenja | |
---|---|
An adult male, nominate race | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | T. merula
|
Emri binomial | |
Turdus merula Linnaeus, 1758
| |
Approximate distribution shown in red |
Mëllenja (Turdus merula)
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]24–25 cm, krahët e hapur: 34-38.5 cm.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mashkulli i mëllenjës është i zi me përjashtim të një unaze me ngjyrë të zezë më të çelët përreth syrit dhe sqepit të verdhë ngjyrë floriri. Dallohet relativisht lehtë dhe mund të ngatërrohet vetëm me cirloin (Sturnus vulgaris), për shkak të bishtit të shkurtër dhe formës së ngjashme të trupit. Femrat dhe të vegjlit janë ngjyrë kafe, me pjesën e grykës në ngjyrë më të çelët dhe qafën me pulla.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shikohet shpesh në rajon, më shumë gjatë dimrit dhe në zonat bregdetare. Është i përhapur në pyje dhe shkurre, si dhe në kopshte e parqe.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Foletë i ndërton në shkurre dhe gardhe. Femra lëshon 4-5 vezë që çelin pas dy javësh. Të vegjlit fluturojnë afro dy javë më vonë. Mund të pjellin dy ose tre herë në vit.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fruta, fara, krimba, etj.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dallohet nga një zë i fuqishëm dhe i kumbueshëm i cili është i fortë dhe kërcitës “cii”. Zogu këndon me zë të fortë dhe tinguj melodioz.