Jump to content

Mënyra habitore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mënyra habitore, e propozuar së pari nga Scott DeLancey, është një kategori gramatikore, e pavarur nga sqarueshmëria, që ngërthen habinë e folësit ose papërgatitjen e mendjes së tij. Elementet gramatikore që shërbejnë për ta ndërtuar kategorinë semantike të mhabitores quhen mirativë.

gjuhën shqipe është e vetmja formë modale e sistemit foljor që është krijuar gjatë zhvillimit të brendshëm; për këtë arsye është edhe forma më e re e këtij sistemi. Me anë të saj mund të shprehehet:[1]

  1. habia e folësit për veprime që zhvillohen në çastin e ligjërimit ose që kanë ndodhur para këtij çasti;
  2. protesta e folësit për veprime të parealizuara dhe të papranuara prej tij;
  3. në të folme popullore me këto forma mund të shprehen veprime që zhvillohen ose janë zhvilluara, pa u shprehur ndonjë qëndrim i folësit, domethënë si një formë treguese duke u përdorur në vend të së pakryerës ose së kryerës të thjeshtë të mënyrës dëftore.

Tek shkrimtarët e vjetër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Format foljore të mënyrës habitore janë mjaft të përdorura, sadoqë jo sa në shqipen e sotme. Veç kësaj, edhe kuptimet modale e kohore të këtyre formave nuk janë t1% njëjta me ato të shqipes së sotme. Buzuku, më i vjetri i shkrimtarëve veriorë, përdor më tepër formën e së pakryerës për të shprehur sidomos një supozim pas lidhëzës në protasa periudhash hipotetike, ku format e habitores kanë vlerën e së pakryerës ose të më se të kryerës së mënyrës lidhore, gjë që duket edhe nga krahasimi me tekstin prej të cilit janë përkthyer; p.sh.:[1]

Kȳ nëmos klenëkē bākeq, na nukë ta kishnjim dhanë ṇdër duor (LVIII/2a = LXVIII/2a) Si non esset hic malefactor, non tibi dradidissemus eum (Gjoni 18, 30)

Gjithashtu, mund te tregoje ironi ose mospelqim.Menyra habitore ka 4 kohe:

2 kohe te thjeshta- e tashme (mesuakam) - e pakryer (mesuakesha) 2 kohe te perbera -e kryer (paskam mesuar) - me se e kryer (paskesha mesuar) Forma joveprore Per kohet e thjeshta pjeseza u+ formen veprore Per kohet e perbera folja kam kthehet ne jam

  1. ^ a b Topalli, Kolec (2011). Gramatikë historike e gjuhë shqipe. Tiranë: Botimet Albanologjike. fq. 829–830. ISBN 978-99956-43-52-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)