Jump to content

Teoria kognitive e Piazhesë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mësimi kognitiv)

Teoria e zhvillimit kognitiv të Piazhesë është një teori gjithëpërfshirëse për natyrën dhe zhvillimin e inteligjencës njerëzore. Ajo u krijua nga psikologu zhvillimor zviceran Jean Piaget (1896-1980). Teoria merret me vetë natyrën e njohurive dhe se si njerëzit gradualisht arrijnë ta përvetësojnë, ndërtojnë dhe përdorin atë. [1] Teoria e Piaget njihet kryesisht si teoria e fazës zhvillimore .

Në vitin 1919, ndërsa punonte në Shkollën Laboratorike Alfred Binet në Paris, Piaget "ishte i intriguar nga fakti se fëmijët e moshave të ndryshme bënin lloje të ndryshme gabimesh gjatë zgjidhjes së problemeve". [2] Përvoja dhe vëzhgimet e tij në Laboratorin Alfred Binet ishin fillimet e teorisë së tij të zhvillimit kognitiv. [3]

Ai besonte se fëmijët e moshave të ndryshme bënin gabime të ndryshme për shkak të "cilësisë dhe jo sasisë" së inteligjencës së tyre. [4] Piaget propozoi katër faza për të përshkruar procesin e zhvillimit të fëmijëve: fazën sensoromotore, fazën para operacionit, fazën operacionale konkrete dhe fazën operacionale formale. [5] Çdo fazë përshkruan një grupmoshë specifike. Në çdo fazë, ai përshkroi se si fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre njohëse. Për shembull, ai besonte se fëmijët e përjetojnë botën përmes veprimeve, duke i përfaqësuar gjërat me fjalë, duke menduar logjikisht dhe duke përdorur arsyetimin.

Për Piaget, zhvillimi kognitiv ishte një riorganizim progresiv i proceseve mendore që rezultojnë nga maturimi biologjik dhe përvoja mjedisore. Ai besonte se fëmijët ndërtojnë një kuptim të botës që i rrethon, përjetojnë mospërputhje midis asaj që tashmë dinë dhe asaj që zbulojnë në mjedisin e tyre, pastaj i përshtatin idetë e tyre në përputhje me rrethanat. [6] Për më tepër, Piaget pohoi se zhvillimi kognitiv është në qendër të organizmit njerëzor dhe gjuha varet nga njohuritë dhe të kuptuarit e fituar përmes zhvillimit kognitiv. [7] Puna e mëparshme e Piaget mori vëmendjen më të madhe.

Klasat me në qendër fëmijët dhe " edukimi i hapur " janë aplikime të drejtpërdrejta të pikëpamjeve të Piaget. [8] Megjithë suksesin e saj të madh, teoria e Piaget ka disa kufizime që Piaget i njohu vetë: për shembull, teoria mbështet fazat e mprehta dhe jo zhvillimin e vazhdueshëm ( decalage horizontal dhe vertikal ). [9]

Teoria kognitive e Piazhesë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teoria kognitive e Piazhesë na prezanton me karakteristikat specifike të operacioneve mendore dhe njohurive që ne marrim nga mjedisi. Funksioni semantik ne vecanti luan një rol thelbësor. Por ne do të shohim se nga njëra anë gjuha (si një mjet komunikimi) nuk ka një status të vecantë brenda funksionit semantik ndërsa nga ana tjetër duke e marrë si një objekt, do të shohim se nuk ka ndryshime të mëdha mes saj dhe objekteve të tjera fizike dhe sociale. Teoria e Piazhesë zhvillohet sipas një ligji biologjik që thotë se organizmi ynë posedon struktura adaptive të përbëra nga sisteme aktive përgjigjeje dhe riorganizimi. Me anë të nj sistemi të tillë ne jemi në gjëndje të ruajmë dhe organizojmë informacionin apo stimujt e ndryshëm që marrim nga mjedisi që na rrethon. Per të zgjidhur një problem, femija duhet të zhvilloje struktura kognitive më komplekse veprimi ose thënë ndryshe skemat. Një skeme mund te mendohet si nje njesi e vecantë e dijes qe zotëron nje individ. Ne nivelin me te ulet, nje i sapolindur zoteron skemat e reflekseve, per të kapur e shtrënguar dicka, per te thithur dhe per te gelltitur. Më vonë , femija i koordinon keto skema ne menyre te tille qe ai te mendojë permes një serie veprimesh dhe të perfytyroje pasojat e ketyre veprimeve. Si shembull, skemat mendore lejojnë që të kuptojmë se kur ju hapim frigoriferin, do te gjejmë ushqim. Piaget studioi mënyrat me ane të cilave femijet pervetesojne konceptet dhe organizojne idetë e tyre. Ai skicoi periudhat e parashikueshme sipas një rendi të caktuar të zhvillimit intelektual. Progresi i këtyre periudhave varet nga përshtatja vazhdimisht në rritje e femijes ndaj situatave te reja. Per Piaget-in, zhvillimi motorik dhe vëzhgimi i mjedisit janë bazat per mendimin logjik qe vjen pas. Në modelin e zhvillimit kognitiv jane të rëndësishme dy procese: asimilimi dhe akomodimi. Asimilimi është procesi ku fëmija integron stimujt e ngjarjeve të reja në skemat të cilat ai tashmë i posedon. Për shembull, fëmija mund të asimilojë një lloj te ri qeni në skemën që ata tashmë kanë ne mendje përsa I përket kafshëve. Fëmijet perpiqen qe të përfshijne ngacmues te rinj në skemat e tyre ekzistuese të botës që I rrethon. Megjithate, disa herë femija nuk mund te asimiloje nje stimul te ri ne skemat ekzistuese dhe duhet qe ne vend te kesaj të përdorë akomodimin. Akomodimi është procesi i krijimit të një skeme të re ose ndryshimit të një skeme ekzistuese me qëllim që të krijohet hapësire per një ngacmues ose eksperiencë të re.

Zhvillimi konjitiv përdor struktura të përgjithshme të inteligjencës dhe nuk është i izoluar nga zhvillimi intelektual.Skema të ndryshme të ndërtuara nuk permbajnë ekzaktesisht të njëjtat përmbajtje :imazhet mentale,simbolet,nuk perfshihen në të njëjtën mënyre,por ekziston ndërmjet formave të skemave një vazhdimësi funksionale:le signifié është gjithmone rezultat i nje operacioni konjitiv,produkt i një asimilimi. Le langage pretendon se ai asimilohet ,pasi strukturat e brendshme ekzistente e bejne te mundur një gjë të tillë. Karakteristika kryesore e njeriut nuk eshte gjuha,por disponimi i strukturave konjitive. Në këtë rast le langage nuk shihet vetëm si një mjet vërtet i privilegjuar,por akoma nëpërmjet karakteristikave gjuhësore,si një mënyrë që pavaresisht objektivave të mjedisit fizik dhe social ekspozohet nga femija dhe mbi të cilen mund të aplikojë mekanizmat konjitive si të tjerët.Për Piazhe strukturat e njohjes janë të përgjithshme,ato gjejnë krijimin në strukturat biologjike ,por nuk ekziston në menyrë të lindur.Ai lejon përdorimin e skemave njohëse duke e perfshirë me mjedisin,duke krijuar skema të reja të të kuptuarit ashtu sic femija është në gjëndje ti përdorë këto skema për të shpjeguar në mënyrë të pavarur e të lirë atë cka ai ka mësuar e është në gjëndje të mbajë mend pavarësisht vështirësive që mund të dalin gjatë procesit të të mësuarit. Duke u bazuar në këto terma specifike studimet kryhen duke u nisur nga një analize konjitive të gabimeve që mund të bëhen ,por duke u perpjekur pavarësisht këtyre arritja ne fund e prodhimit, të kuptuarit, të mësimit në mënyrë të qartë,duke iu përmbajtur objektivave gjatë aktivitetit konjitiv për të patur një rezultat të kënaqshëm nga të dyja palët mësues-nxënes në procesin e të nxënit që kryhet në klasë.

Të mësuarit kognitiv nënkupton se për të marrë vendime lidhur me sjelljen e tij, individi përdor strukturat mendore dhe kujtesën. Tre llojet e të mësuarit kognitiv janë: të mësuarit me anë të insajtit, të mësuarit latent (e padukshëm) dhe të mësuarit përmes vëzhgimit.

  1. ^ "Cognitive Development - Encyclopedia of Special Education: A Reference for the Education of Children, Adolescents, and Adults with Disabilities and Other Exceptional Individuals - Credo Reference". search.credoreference.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Franzoi, Stephen. Essentials of Psychology. fq. 119. ISBN 978-1-5178014-2-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Piaget, Jean (1952), Boring, Edwin G.; Werner, Heinz; Langfeld, Herbert S.; Yerkes, Robert M. (red.), "Jean Piaget.", A History of Psychology in Autobiography, Vol IV. (në anglisht), Worcester: Clark University Press, fq. 237–256, doi:10.1037/11154-011, marrë më 2021-02-28
  4. ^ Mcleod, Saul (2007). "[Jean Piaget's Theory of Cognitive Development]" (në anglisht). {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!)
  5. ^ Bovet, Magali (1976), "Piaget's Theory of Cognitive Development and Individual Differences", Piaget and His School, Berlin, Heidelberg: Springer Berlin Heidelberg, fq. 269–279, doi:10.1007/978-3-642-46323-5_20, ISBN 978-3-540-07248-5, marrë më 2022-07-07 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ McLeod, S. A. "Piaget | Cognitive Theory". Simply Psychology. Marrë më 18 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "JEAN PIAGET - Key Thinkers in Linguistics and the Philosophy of Language - Credo Reference". search.credoreference.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Great Lives from History: The Twentieth Century; September 2008, p1–3
  9. ^ Singer-Freeman, Karen E. (30 nëntor 2005). "Concrete Operational Period". Encyclopedia of Human Development. 1. doi:10.4135/9781412952484.n148. ISBN 9781412904759. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)