Psikologjia zhvillimore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Psikologjia zhvillimore është disiplinë shkencore e psikologjisë e cila studion ndryshimet sistematike të emocioneve, të perceptimeve që ndodhin tek qëniet njerëzore gjatë etapave të ndryshme të ciklit jetësor. Është studimi irritjes fizike dhe mendore dhe i ndryshimeve të sjelljes së individëve prej ngjizjes e gjer në vdekje. Zhvillimi fizik përfshin ndryshimet në karakteristikat trupore si pesha, gjatësia, përsosja e sjelljes motorike dhe ndrushimet fiziologjike që shoqërojnë procese të tilla si puberteti dhe plakja. Zhvillimi i personalitetit dhe zhvillimi social përfshijnë ndryshimet që ndodhin në personalitetin e një individi në planin shoqëror dhe në emocione.

Foshnjëria[redakto | përpunoni burim]

Skeda:Physical Development.png
Zhvillimi fizik A dhe B

Foshnjëria shtrihet në periudhën  prej disa javësh pas lindjes deri në moshën 2 vjeç. Fëmija këtu ndryshon nga java në javë nga pikëpamja fizike dhe motorike.

Gjatë kësaj periudhe fëmija transformohet prej një individit të vogël dhe të pafuqishëm, në një fëmijë shumë aktiv. Kjo periudhë është e mbushur me ndryshime intensive, që kanë të bëjnë me zhvillimin shqisor, zhvillimin e sjelljes motorike dhe në përgjithësi me zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Në këtë periudhë kemi dhe format themelore të të mësuarit të foshnjës, e ato janë: habituimi, të mësuarit përmes imitimit, kushtëzimi klasik dhe kushtëzimi instrumental[1].

Rregullsia e zhvillimit fizik dhe motorik ndjek modelet e mëposhtme [2]:

1.      Modeli cefalokaudal (nga koka tek këmbët) -

2.      Modeli proksimodistal (nga brenda jashtë) -

3.      Modeli i diferencimit (arrihet kontrolli i vullnetshëm mbi trupit)

Fëmijëria

Me fëmijëri quhet periudha e zhvillimit përafërsisht nga 2 vjec deri në 11 vjec. Nga pikëpamja sociale fëmija bëhet më pak i varur nga prindërit e tij dhe më shumë ndjeshëm ndaj moshatarëve.

  • Teoria zhvillimore e Piazhesë
  • Teoria zhvillimore e Vygotskit

Adoleshenca[redakto | përpunoni burim]

Adoleshenca është një fazë e zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut, zakonisht e renditur ndërmjet fazës së fëmijërisë dhe pjekurisë ligjore . Sipas fazave të zhvillimit njerëzor (Erik Erikson), një i rritur i ri është në përgjithësi një person në mes të moshës 20 dhe 22 vjec, ndërsa një adoleshent është një person në mes të moshës 13 dhe 19 vjec. Studiuesit e kanë gjetur tepër të vështirë për të rënë dakord mbi një përkufizim të saktë të periudhës së adoleshencës. Kuptimi i plotë i adoleshencës në shoqërinë e sotme mundësohet nga njohuritë që rrjedhin nga zonat e psikologjisë, biologjisë, historisë, sociologjisë, edukimit, dhe antropologjisë. Brenda të gjithave nga këto perspektiva, kjo është e sigurt të themi se adoleshenca është parë si një tranzicion ndërmjet varësisë dhe pamvarësisë dhe qëllimi kryesor i së cilës është përgatitja e fëmijëve për moshën e rritur[3] [4]

Zhvillimi fizik në adoleshencë[redakto | përpunoni burim]

Njeriu rritet më shumë dy herë në jetën e tij: në foshnjeri (para moshës 6 muajshe) dhe në adoleshencë. Periudha e dytë e një zhvillimi të shpejtë që ndodh në adoleshencë, njihet me termin rritja e vrullshme fizike. Rritja e vrullshme e adoleshentit është periudha e përshpejtimit të rritjes që ndodh në adoleshencën e hershme. Zgjat 2 gjer në 3 vjet (periudha e pubertetit që finalizohet me pjekurinë seksuale).

Karakteristikat e këtij zhvillimi janë:

  1. Ndryshimet e shpejta në peshë dhe gjatësi
  2. Asinkronia e zhvillimit (rritja e pjesëve të ndryshme të trupit me ritme të ndryshme)
  3. Truri nuk pëson shumë ndryshime (është, thuajse, stabilizuar që në moshën 10 vjec)
  4. Ndryshon forma e kokës dhe fytyra
  5. Ndryshime në shpërndarjen e qelizave muskulore dhe dhjamore
  6. Rritet aktiviteti i gjëndrave yndyrore të lëkurës
  7. Forca (pas pubertetit, djemtë janë më të fortë se vajzat)
  8. Ndryshimet në ritmin bazal të metabolizmit (RBM= ritmi me të cilin ushqimi konvertohet në energji)
  9. Zakonisht pulsi i zemrës (numri i të rrahurave për një minutë) ulet gradualisht gjatë periudhës së rritjes
  10. Rritja e volumit total dhe i presionit të gjakut
  11. Kapaciteti vital që është volumi i ajrit që thithet nga mushkëritë, pas një frymarrjeje të thellë
  12. Rritet stomaku dhe kapaciteti i tij

Zhvillimi kognitiv në adoleshencë[redakto | përpunoni burim]

  • Piazheja: stadi i operacionëve formale

Sipas Piazhesë stadi i operacionëve formale fillon në moshën 11-12 vjec dhe stabilizohet mirë, aty nga mosha 15 vjec. Por, këtu duhen marrë parasysh edhe diferencat individuale. Piazheja përcakton katër aspekte madhore të të menduarit formal e që janë:

  1. Të menduarit abstrakt (aftësia për të shkuar përtej asaj që është reale, në atë që është e mundshme)
  2. Të menduarit logjik (aftësia për të përdorur strategji sistematike që të lejojnë të marrësh parasysh të gjitha faktet dhe idetë e rëndësishme dhe të formosh konkluzione korrekte si p.sh., aftësia për të përcaktuar shakun dhe pasojën)
  3. Të menduarit hipotetik (formulimi i hipotezave dhe ekzaminimi i fakteve për to, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm)
  4. Introspeksioni (të menduarit për mendimet)

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Procesi i vazhdueshëm i ndryshimeve psikologjike". 
  2. ^ Karaj, Theodhori (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: Progres. f. 162–165.  99927-88-2-4-0. 
  3. ^ "Theport.al". 
  4. ^ Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë: EMAL. 2010. f. 322.  978-99956-47-73-5.