Maguba Syrtlanova
Maguba Syrtlanova ishte një togere e lartë në regjimin e Aviacionit për Taman Guards, të njohur ndryshe si “shtriganet e natës” dhe u nderua me titullin “Heroinë e Bashkimit Sovjetik” për kontributin e saj. Etnia e saj ishte nga Tatari, si dhe ishte pjesëtare e Partisë Komuniste në Bashkimin Sovjetik që prej 1941.[1][2]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në 15 korrik 1912 në Belebey, gjatë periudhës së Perandorisë Ruse, ajo u diplomua pranë shkollës së fluturimit “Bashalov Flight School” në 1932 si dhe vijoi të thellonte karrierën si pilote në Tbilisi. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo hyri në ushtri në korrik 1941.[3]
Karriera ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Syrtlanova u zhvendos së bashku me njësinë ushtarake në Luftën e madhe Patriotike në 27 dhjetor 1942 si dhe performoi misionin e saj të parë ushtarak në 10 shkurt 1943 si pjesë e regjimentit 588 të bombardimeve, e cila u riemërua më vonë në Regjimentin e Aviacionit për Bombardimet gjatë natës. Ajo luftoi në Kaukazin verior, Bjellorusi, Krime, Poloni dhe Prusi. Ajo akumuloi gjatë karrierës së saj rreth 928 orë fluturimi, performoi rreth 780 mësymje, hodhi rreth 190 ton bombash në territorin e armikut, si dhe e drejtoi avionin edhe në kushte të përkeqësuara të motit, mes shumë turbulencash. Për shkak të presionit nga bombardimet e shumta, ajo ishte në gjendje të shkatërronte dy stacione hekurudhore, tre njësi artilerie, një depozitë karburanti si dhe 85 kampe armiku. Për arritjet e saj ushtarake ajo mori titullin “Heroinë e Bashkimit Sovjetik” në 15 maj 1946.[2][3]
Përkujtime dhe Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas Luftës së Dytë Botërore ajo dha dorëheqjen prej ushtrisë dhe punoi në një fabrikë në Kazan nga 1951-1962. Ekziston një rrugë në Kazan e cila ka marrë emrin e saj si dhe një monument që po ashtu është emërtuar pas emrit të saj në shenjë nderimi.[4] Ajo vdiq në 1 tetor 1971 dhe arkivoli i saj ndodhet tek varrezat “Novo-Tatar Sloboda”.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Sakaida, Henry (2012-04-20). Heroines of the Soviet Union 1941–45 (në anglisht). Bloomsbury Publishing. ISBN 9781780966922.
- ^ a b "Сыртланова Магуба Гусейновна". airaces.narod.ru. Marrë më 2018-02-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Сыртланова Магуба Гусейновна". www.warheroes.ru. Marrë më 2018-01-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Улица Сыртлановой". history-kazan.ru (në rusisht). Marrë më 2018-02-09.