Jump to content

Mahmud Cungu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mahmud Cungu (Elbasan, 23 maj 1913 - Long Island, 14 gusht 1983) ka qenë inxhinier, figurë e njohur e diasporës në ShBA. Në nder të tij dhe të të vëllait, në Elbasan i kanë dhënë shkollës së gjuhëve të huaja emrin "Mahmud e Ali Cungu".

U lind në Elbasan më 1913, i biri i Ibrahim dhe Hajrije Cungut; i vëllai, Aliu, ishte disa vite më i madh.[1] Ishte aktivist i Federatës Vatra dhe bashkëpunoi me shtypin e kohës, gjithashtu bëri shumë përkthime të veprave të autorëve shqiptarë në anglisht, si "Bagëti e Bujqësi", si dhe hartoi disa memorandume për Shqipërinë, përfshirë këtu dhe monografinë "Demokraci apo diktaturë". U nda nga jeta në 14 gusht 1983.[2]

  1. ^ Tomorr Plangarica (1995). "Ali dhe Mahmud Cungu, dy figura që e nderojnë traditën patriotike e intelektuale". elbasaniad.org. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2021. Marrë më 28 janar 2021.
  2. ^ Dashnor Kaloçi (8 prill 2020). "Historia e 2 intelektualëve shqiptarë, njëri mik i presidentit Nikson".