Makaka jugore me bisht derri
Majmuni jugor me bisht derri (Macaca nemestrina), i njohur gjithashtu si makaka me bisht derri Sundaland dhe makaka me bisht Sunda.[1] Është një makakë me madhësi mesatare që jeton në Tajlandën jugore, Malajzi dhe Indonezi. Vendasit e njohin si berok.
Etimologjia dhe taksonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Epiteti i specieve, nemestrina, është një mbiemër (rrjedh nga latinishtja Nemestrinus, që do të thotë "perëndia e korijeve") e modifikuar për t'u pajtuar në gjini me emrin gjenerik femëror.[2] M. nemestrina më parë përfshinte llojin e majmunit me bisht derri, të ishullit Pagai dhe makakët Siberut si nënspecie.[3] Tani të katërt konsiderohen specie të veçanta.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ashtu si me speciet e tjera Makaka, mashkulli Makaka ka trup më të madh se femra; ndërsa mashkulli ka gjatësi 50–58 cm dhe peshon 5–12 kg, femra ka një gjatësi prej 38–48 cm dhe peshon 4.5–6 kg .[4] Ky makak ka gëzof ngjyrë kafe, me shpinë në ngjyrë të errët dhe ngjyrë më të celët në zonën e barkut. Emri i tij i zakonshëm i referohet bishtit të shkurtër të mbajtur gjysmë të ngritur, i ngjan bishtit të një derri.
Sjellja dhe ekologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]M. nemestrina është kryesisht tokësor, por edhe alpinist i aftë. Ndryshe nga pothuajse të gjithë primatët, këta makakë e duan ujin. Ata jetojnë në grupe të mëdha, që ndahen në grupe më të vogla gjatë ditës kur janë duke kërkuar ushqim. Ata janë gjithckangrënës, ushqehen kryesisht me fruta, fara, manaferra, drithëra, kërpudha dhe jovertebrorë. Një studim i bërë në gadishullin e Malajzisë zbuloi se ata ishin shpërndarësit kryesorë dhe ndoshta të vetëm të farës së palmave kacavjerrëse Daemonorops calicarpa dhe Calamus castaneus.
Ekziston një hierarki midis meshkujve dhe femrave bazuar në forcë e në trashëgimi. Kështu, vajza e femrës alfa do të vendoset menjëherë mbi të gjitha femrat e tjera në grup. Femra alfa drejton grupin, ndërsa roli i mashkullit është më shumë për të menaxhuar konfliktin brenda grupit dhe për ta mbrojtur atë.
Shtatzënia e femrës zgjat rreth 5-7 muaj. Ajo lind një foshnjë çdo dy vjet. Shkëputja nga gjiri ndodh në 4-5 muaj. Pjekuria seksuale arrihet në 3-5 vjet.
Në Tajlandë, ata janë trajnuar për 400 vjet për të mbledhur arrat e kokosit.
Habitati dhe shpërndarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky makak gjendet kryesisht në pyjet e shiut që kanë lartësi deri në 2000 metra, por hyn edhe në plantacione dhe kopshte.
Gjendet në gjysmën jugore të Gadishullit Malajzes (që shtrihet vetëm në Tajlandën më jugore), Borneo, Sumatra dhe ishullin Bangka.Të dhënat tregojnë se këto specie kanë qenë të pranishme në Singapor përpara vitit 1950, por ka të ngjarë të kenë qenë kafshë shtëpiake të arratisura. Të vetmit makakë me bisht derri në Singapor sot janë majmunët e ardhur.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Taxonomy of Macaca nemestrina". IUCN Red List of Threatened Species. Marrë më 23 shtator 2021.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fooden, J. (1975). "Taxonomy and evolution of liontail and pigtail macaques (Primates : Cercopithecidae)" (PDF). Fieldiana Zoology. 67: 169. doi:10.5962/bhl.title.3016.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Groves, C. P. (2005). Wilson, D. E.; Reeder, D. M. (eds.). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (3rd ed.). Baltimore: Johns Hopkins University Press. p. 163. ISBN 0-801-88221-4. OCLC 62265494.
- ^ "Southern Pig-Tailed Macaque". New England Primate Conservancy. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2021. Marrë më 23 shtator 2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Maestripieri D, 1999. Changes in Social Behavior and Their Hormonal Correlates during Pregnancy in Pig-tailed Macaques. International Journal of Primatology 20 : 707-718.
- Rodman PS, 1991. Structural differentiation of microhabitats of sympatricmacaca fascicularis andM. nemestrina in East Kalimantan, Indonesia. International Journal of Primatology 12 : 357-375.
- Oi T, 1990. Patterns of dominance and affiliation in wild pig-tailed macaques (Macaca nemestrina nemestrina) in West Sumatra. International Journal of Primatology 11 : 339-356.