Makarona me peshk ton

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Makarona me peshk ton.jpg

Makarona me peshk ton është përgatitje ushqimore e bërë kryesisht me makarona dhe mish.

Përbërësit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të përgatitur ushqim për 2 persona nevojiten :

- 250 g makarona flutur (si këto në foto ose dhe lloj tjetër po të doni)
- 160 g ose një kuti konserve peshku ton
- 2 speca jeshil apo të kuq
- një grusht majdanoz
- 2 lugë vaj ulliri
- lëngu i një limoni
- 2-3 thelpinj hudhre
- kripë
- piper i zi.

Përgatitja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një tenxhere zieni makaronat. Në anën tjetër pritini hollë specat, shtojini sipër thelpinjtë e grirë hollë të hudhrave, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin, majdanozin dhe peshkun ton të cilit ja keni hequr vajin më përpara. Së fundmi përzijini këto me makaronat e sapoziera (të cilave nuk do ti keni hedhur yndyrë tjetër).