Jump to content

Vargu detar

Coordinates: 40°11′53″N 19°38′20″E / 40.1981°N 19.6390°E / 40.1981; 19.6390
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Malësia Akrokeraune)

40°11′53″N 19°38′20″E / 40.1981°N 19.6390°E / 40.1981; 19.6390 Vargu detar, apo Mali i Kanalit, apo edhe Malësia e Vetëtimave është një vargmal bregdetar në jug te Shqipërisë. Ky vargmal shtrihet gjatë detit Jon, duke filluar nga Orikumi në veriperëndim e duke vazhduar për rreth 100km drejt juglindjes në drejtim të Sarandës dhe kështu në një farë mënyre janë malet që shoqërojnë rivierën shqiptare. Pjese me e ngritur e Vargut detar është Maja e Çikës (2045 m)[Anmerkung 1] dhe Maja e Qorres (2018 m).

Në lartësinë 1,027m, në Qafën e Llogarasë, malet ndahen në një varg perëndimor dhe një varg lindor. Vargu detar perëndimor është quajtur edhe Malësia Akrokeraune. Në terma gjeologjike, gadishulli në veri pastaj i takon Karaburunit për të cilën ndan gjirin e Vlorë në drejtim të detit të hapur. Pjesa e vargmalit në jug të Llogorasë quhet Malet e Vetëtimes .

Përgjatë vargmalit rruga kalon dredha-dredha dhe lidh Vlorën me Sarandën. Rruga kalon nëpër Himarë dhe qytete të tjera bregdetare. Ajo arrin kulmin e kurrizit në Llogora. Pisha Flamur mund të shihet gjatë rrugës dhe është pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Malësia Akrokeraune përmendet nga shkrimtarët e lashtë të tillë si Ptolemeu, Straboni dhe Pausania, të cilët përshkruajnë vendndodhjen e tij.

  1. ^ Nicht zu verwechseln mit einem Berg gleichen Namens in der Nähe von Elbasan.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Henry Baerlein: Southern Albania under the Acroceraunian Mountains. Chicago 1968 (eine politische und kulturgeschichtliche Abhandlung über die Region)
  • Strabon, Geographica VII,7,5-8