Jump to content

Manastiri i Moçarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Manastiri i Ubozhacit

Një nga monumentet më të rëndësishme dhe patjetër edhe ekspozues për vetë Kosovën, po për vlerat arkitekturore, si dhe rrënojë për shekuj me radhë, mbetet Manastiri i Moçarit komuna e Dardanës/Kamenicës.

Në literaturën serbe njihet si Manastiri i Shën Rgjavict ose edhe Manastiri Ubozhac, i datuar si i shek. XIV. Këtë objekt ish Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë e merr në mbrojtje në vitin 1955, me numër v. E.K. 478/55. Në komunitetin shekncor serb ngritja e këtij objekti i atribouhet ose mesit të shek. XIV, ose të kohës së Perandorisë Osmane. stili i ndërtimit, sipas arkeologëve serb, i përket Shkollës së Moravës, stil ky që rzulton në pjesën e tretë të shekullit XIV. Vetë ata, edhe pse e kanë datuar të shek. XIV, kthehen dhe e kontestojnë atë shekull si kohë e ndërtimit të këtij manastiri, duke arsyetuar se kishat e tilla në Sërbi janeë ndërtuar vetëm në veri të Serbisë, më saktë në rajonin e Moravës së Madhe, pra jo edhe në territorin e Moravës Jugore, a Moravës së Binçës, duke shtuar se ndërtimet e tilla paskan ndodhur vetëm në shtetin e Princ Lazarit (1371-1389). Nga ana tjetër, konsiderojnë ata, kishat e ngritura gjatë mbretërimit të okupimit osman janë të thjeshta në formë, dimensionesh të vogla dhe pa kupolë, përballë një ndërtese monumentale trikonshe, siç është kisha e Manastirit të Moçarit.

Logjika të çon në kohë më të largëta, ndoshta aty kah shekulli i VI, kohë kur Justiniani i Parë i kushtoi një rëndësi të madhe ndërtesave sakrale dhe profane patjetër. Ndërsa, një rindërtim ose edhe renovim në kohë më të vonshme, mund të ketë ndodhur. Kisha trikonshe të po këtij tipi hasim në Shqipëri që nga koha e Justinianit, por Kisha trikonshe e Shën Mërisë në Drisht të Shkodrës (shek. X-XI), përputhet edhe me dedikimin e të të njëjtit shenjt me kishën trikonshe të Moçarit, - Shën Mërinë. Todor Stankoviq, në veprën e tij Punte beleske po staroj Brbiji, 1871-1898 (Beograd,1910), thotë se manastiri i braktisur i quajtur Rgjvac ndodhet në fshatin serb Moçar, muret e të cilit janë të tërë deri në çati, ndërsa në murin verior lart mbi tokë ka një mbishkrim.[1]

  1. ^ Qendra Rajonlae për Trashigimi Kulturore, Gjilan. Trashgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit. Siprint. fq. 26. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)